Hapësira personale e njeriut sipas Gjuhës së Trupit

Hapësira personale e njeriut sipas Gjuhës së Trupit

 Kafshët kanë një hapësirë ajri të caktuar rreth trupit të tyre që pretendojnë se është hapësira e tyre personale. Madhësia e kësaj hapësire varet  kryesisht nga ambjenti ku kjo kafshë është rritur. Për shembull, një luan i rritur në Afrikë mund të ketë një territor të hapësirës së ajrit që shkon më shumë se 50 klm,  në varësi të densitetit të popullatës së luanëve në atë hapësirë, dhe e piketon territorin e tij duke urinuar ose jashtëqitur.

Nga ana tjetër një luan i rritur në një kopësht zoologjik  bashkë me të tjerë luanë  mundet të ketë hapësirën e tij personale vetëm disa metra, si rezultat direkt i ngjeshjes.

Ashtu si kafshët , edhe njerëzit kanë territorin e tyre  të mbartshëm që e mban me vete kudo që  ai shkon , dhe madhësia e saj varet  kryesisht nga dendësia  e popullsisë së hapësirës në të cilën ai është rritur . Për shembull , amerikanët e veriut preferojnë hapësirë personale më të madhe se mesdhetarët dhe aziatikët . Kjo ndodh edhe për faktin se hapësira shoqërohet me lirinë dhe të drejtat e privatëisë. Brazilianët gjatë bashkëbisedimeve të karakterit social kanë zakon të prekin, ndërsa algjerianët qëndrojnë disa centimetra  pranë gjatë bashkëbisedimeve, mirëpo këto gjeste mund të konsiderohen si invadim territori nga një europian apo amerikan dhe shprehen me reagime të ndryshme të gjuhës së trupit . Gjatë takimeve të biznesit apo në ambjentet e punës këto invadime mundet të marrin konotacione të ndryshme dhe mundet të kushtojnë shumë në një situatë kritike.


Gjithashtu, Augustus F. Kinzel, shkencëtar i sociologjisë, duke studiuar të burgosurit konkludoi se disa prej tyre shkaktojnë dhunë për shkak sepse zona e tyre private invadohej. Kur dikush u shkonte pranë dhe nga ta perceptohej si shumë pranë , ata reagonin duke shfaqur panik dhe pastaj duke shkaktuar dhunë. Një tjetër variabël  që përcakton zonën personale të dikujt lidhet me personalitetin . Psikiatri William E.Peipold, testoi njerëz për të zbuluar personalitetet introverte dhe ekstroverte, duke matur distancën që ata vendosnin gjatë një interviste. Dhe konkludoi se njerëzit introvers  mbanin distancë më të largët se ata ekstrovert. Gjithashtu Peipod zbuloi se njerëzit që u ndienin krenar apo kokëlartë u afronin më shumë se ata që ishin nën stres.

Kështu, mund të themi që  një varjabë i rëndësishëm që duhet marrë parasyshë përsa i përket distancës së zones personale përcaktohet nga dendësia e popullsisë ku një person është rritur. Disa kultura, si  p.sh., japonezët, janë të mësuar me turmat e ngjeshura të njerëzve nëpër vendet publike pasi dendësia mesatare e Japonisë është mbi 1200 b/klm², të tjerë preferojnë një hapësirë më të madhe për të ruajtur distancën, si  amerikanët. Sidoqoftë, praktikisht ne do fokusohemi në kulturat perëndimore për të krijuar një panoramë  më të qartë të fenomenit në përgjithësi. 

Distancat zonale të vendeve perënimore

Të dhënat e para i përkasin Amerikës, Kanadasë Australisë dhe Anglisë , dhe më saktë janë përftuar nga studimi i shtresës së mesme të bardhë të këtyre vendeve. Ndërsa të dhënat e Evropës janë pasqyruar nga të dhëna indirekte .

 1 . Zona intime - 15 deri 45 cm, në Evropë kjo zonë varjon nga 10 në 30 centimetra

Nga të gjitha zonat e tjera kjo është më e rëndësishmja pasi është zona që një person zotëron. Vetëm ata që janë emocionalisht të afërt me personin   janë të lejuar të hyjnë në të. Kjo pëfshin prindërit , fëmijët, bashkëshortët ,kushërinjtë apo shokët/qet e ngushtë/a . Në më pak se 15 centimetra, që njihet si tepër intime,  hyjnë të dashurit apo bashkëshortët por edhe  doktorët e  parukierët/et mundet të hyjnë në zonën intime pasi shihen si jo të rrezikshëm.
Loading...

2. Zona personale ose private - midis 46 dhe 1.22 metra , në Evropë kjo zonë  luhatet  nga 0.3 në një metër.

Kjo është distanca që mbajmë nga të tjerët nëpër  ditëlindje, zyra, funksione sociale dhe mbledhje.

3. Zona sociale - nga 1.22 deri në 3.6 metra , në Evropë luhatet nga 1 në tre metra

Ne qëndrojmë në këtë distancë kur bisedojmë me të huajt, me hidraulikun, bojaxhiun apo marangozin kur na lyen apo riparon shtëpinë; me dyqanxhiun apo me punonjësin e ri të cilin nuk e njohim mirë.

Zona publike - 3.6 dhe më shumë

Sa herë që u adresohemi një grupi  njerëzish , kjo është zona më e përshtatshme që zgjedhim për të qëndruar.

Dendësia e popullsisë si indikator

Kur një person indvadon zonën tonë personale, trupi ynë do të reagojë në një mënyrë të caktuar, mund të lëvizë mbrapa, të mbajë një qëndrim mbrojtës p.sh., të mbledhë supet apo të  shfaqë ekspresione të caktuara të fytyrës si rrudhje të ballit  etj. Mirëpo problemi qëndron në faktin se kultura të ndryshme kanë distanca të ndryshme të zonave personale dhe nëse dikush bën një lëvizje normale për të komunuar me dikë të një kulture me distancë zone personale më të madhe, ky fakt do të merret si "indvadim territori" duke krijuar keqkuptime dhe bërë që tentativa të ndryshme komunikimi për qëllime sociale apo biznesi të dështojnë apo marrin drejtime të paparashikuara vetëm nga një detaj kaq i vogël.


Siç e theksuam më lart, sasia e hapësirës personale që një individ kërkon lidhet kryesisht me dendësinë e popullsisë së hapësirës territoriale ku ai është rritur. Ky fakt reflektohet në gjuhën e trupit. Për shembull, njerëzit që janë rritur në një mjedis me dendësi tepër të rrallë, kur shtrëngojnë dorën, i mbajnë këmbët të ngulitura fort në tokë,  dhe e zgjasin dorën duke u përkulur më shumë se sa njerëzit që janë rritur me dendësi të madhe të popullsisë, duke përcaktuar  kështu hapësirën e tyre personale. Madje në vendet me dendësi tepër të rrallë  njerëzit përshëndeten në distancë, siç ndodh me eskimezët në afësi të Polit të Veriut./Oculus News

Hapësira personale e njeriut sipas Gjuhës së Trupit Hapësira personale e njeriut sipas Gjuhës së Trupit Reviewed by Marion Mardodaj on 4/22/2018 12:41:00 AM Rating: 5

Powered by Blogger.