Gjërat që duhen mbajtur Sekret në një Martesë

Gjërat që duhen mbajtur Sekret në një Martesë

 Disa gjëra që ndodhin në martesë, duhet të qëndrojnë brenda martesës. Me fjalë të tjera, njerëzit nuk duhet të kenë dijeni për detajet. 

Sigurisht, mund të tundoheni për t'i thënë miqve gjithçka që ndodh në martesën tuaj, por të ndash sekretet e martesës, kjo gjeneron stres të tepërt dhe të panevojshëm. Madje mund ta vendosë martesën në një udhë të rrezikshme. Ekspertët e marrëdhënjeve kanë rënë dakord për një listë sekretesh që të gjitha martesat duhet ta ruajnë. Janë gjëra që duhet të qëndrojnë gjithmonë mes jush dhe partnerit.

"Sekreti i një martese të mirë, mbetet sekret." Heni Jangmen.

1. Fotot private

Kjo në fakt duhet të jetë shumë e qartë, por shumë njerëz nuk e kuptojnë se përse fotot nuk duhet të ndahen jashtë martesës. Edhe nëse mendoni se partneri juaj duket shumë bukur, kurrë nuk duhet t'ja tregoni të tjerëve. Sekretet që duhen të mbahen mes jush dhe partnerit përfshijnë çdo gjë që ka të bëjë me trupin, kryesisht në nivelin intim.

2. Problemet me paratë

Asgjë nuk mund t'i ushtrojë më shumë presion një martese se sa problemet me paratë. Shumica e njerëzve nuk duan ta pranojnë se kanë probleme me paratë. Edhe nëse mund të jetë tunduese që të ankoheni me miqtë për problemet financiare, përpiquni që këto çështje t'i mbani për vete. Ju dhe partneri mund të punoni mbi një plan financiarë së bashku, pa u ndikuar nga njerëz të tjerë mbi situatën tuaj financiare. Ndërsa mund të dëshironi t'u hapeni miqve për problemet tuaja me paratë, kjo mund të gjenerojë më shumë probleme se sa të zgjidhë. Dr. Terri Orbuk thotë se të flasësh për paratë me partnerin, është mënyra më e mirë. Planifikoni kohë për të diskutuar për problemet me paratë, për të diskutuar diçka që do mbetet brenda martesës.

3. Detajet e argumenteve

Argumentet dhe mosmarrveshjet janë krejtësisht normale në një marrëdhënje. Ka të ngjarë të pranoni se argumentet ndonjëherë nuk janë të shëndetshme dhe s'ja vlen fryma. Por, kjo është jeta! Pjesa më e rëndishme këtu është të dini se si të punoni e të bëni kompromise duke punuar përmes mosmarrveshjeve. Sapo grindjet të kenë mbaruar, nuk ka arsye që t'i ktheheni sërish. Kjo përfshin diskutimet e argumentave edhe me miqtë dhe anëtarët e familjes. Kjo sepse jo vetëm që do ju mërzisë, por nëse partneri nuk është atje që në njëfarë mënyre të mbrohet, kjo mund të gjenerojë perceptimin e gabuar tek miqtë dhe familja, në lidhje me partnerin tuaj.

4. Jeta seksuale

Televizionet dhe filmat bëjnë të duket sikur të gjithë flasin për jetën e tyre seksuale me miqtë. E vërteta është se ky është një sekret martesorë që duhet me patjetër të mbahet sekret mes jush. Sërish, kjo është çështje kufijsh. Duhet të siguroheni që partneri të ndihet i sigurtë duke ndarë të gjitha llojet e intimitetit me ju. Asnjëherë nuk mund të jeni të sigurtë që nëse gjërat që i thoni miqve, nuk do kalojnë në veshin e partnerit. Nëse ndodh, kjo mund të shkaktonte një sërë situatash të padëshirueshme. Mos u tundoni që t'u tregoni miqve për jetën tuaj seksuale. Nëse ju po përballeni me probleme në jetën seksuale, ekspertët sugjerojnë të konsultoheni me terapistin seksual apo me doktorin përkatës.

5. Çfarë mendon partneri për ta

Nëse jeni në një marrëdhënje që familja juaj mund të mos e pranojë, atëherë nuk ekziston arsye që t'i hidhni benzinë zjarrit, duke u thënë të tjerëve se si ndihet partnerja. E njëjta gjë vlen edhe për miqtë. Në një botë perfekte, gjithkush mund të takohej me partneren tuaj. Por me personalitete të ndryshme që grinden vazhdimisht, nuk është realiste që të tjerët të dinë. Nëse partneri juaj dhe një nga miqtë zakonisht nuk shihen në sy, nuk do të donit ta pyesni mikun në konfidencë se çfarë mendon partneri për ju. E njëjta gjë vlen në lidhje se çfarë mendojnë miqtë dhe familja për partnerin, e cila duhet të mbahet sekret. Nëse nuk mbahet, ka të ngjarë të gjenerohen drama të panevojshme.

Mendime përfundimtare

Sekretet nuk janë gjithmonë diçka e keqe. Duke i mbajtur ato mes jush dhe partnerit, kjo siguron që marrëdhënja nuk do të përballet më me stresin dhe faktorët e jashtëm, veç problemeve natyrale që lindin në çdo marrëdhënje serioze. Miqtë dhe familja nuk duhet të dinë çdo detaj të martesës suaj. Është mirë që disa gjëra të mos thuhen!/Oculus News
Previous Post Next Post