Detajet Anatomike dhe Psikologjike të Vdekjes nga Kryqëzimi

Detajet Anatomike dhe Psikologjike të Vdekjes nga Kryqëzimi

 Kryqëzimi u shpik nga persjanët në vitin 300 para erës sonë dhe u perfeksionuar nga romakët rreth viteve 100 para erës sonë. 

1. Është vdekja më e dhimbshme e shpikur nga njeriu, nga kjo ka lindur termi "torturë".

2. Si fillim përdorej për kriminelët më të pashpirtë. Krishti e refuzojë verën me veti anastezike që iu ofrua nga ushtari romak, për shkak të premtimit të tij, tek Mateu 26:29, "Të them se, nuk do të pi nga vera e këtij fruti që nga tani, deri në ditën kur të pij me mbretërinë e Atit tim.

3. Krishtin e zhveshën lakuriq dhe rrobat e tij u ndanë nga rojet. Kjo ishte në përmbushjen e Psalmit 22:18, "I ndanë rrobat e mija mes tyre, për rrobat e mija vinin baste."

4. Kryqëzimi i Krishtit garantonte një vdekje makabre, të avashtë dhe tejet të dhimbshme. Duke qenë i gozhduar në kryq, duhet të mbante një pozicion të pamundur anatomik.

5. Gjunjët e Jezusit ishin të përkulura rreth 45 gradë, dhe duhej ta mbante peshën me muskujt e kofshëve. Një pozicion anatomik ky i pamundur për tu mbajtur më shumë se disa minuta pa spazma të ashpra tek muskujt e kofshëve dhe pulpat e këmbëve.

6. Pesha binte mbi këmbët e tij, të shpuara me gozhdë. Ndërsa dobësohej forca e muskujve të gjymtyrëve të poshtëm, pesha e trupit të tij duhej të transferohej mbi kyçe, krahë dhe shpatulla.

7. Vetëm disa minuta pasi u vendos në kryq, shpatullat e Krishtit dolën vendit. Minuta më vonë, bërrylat dhe kyçet dolën vendit gjithashtu.

8. Rezultat i zhvendosjes së gjymtyrëve të sipërm është zgjatimi i tyre me rreth 3 apo katër centimetra më shumë se normalja.

9. Për më tej, profecia u përmbush tek Psalmi 22:14, "Jam derdhur si ujë, të gjitha kockat e mija janë zhvendosur nga nyjet."

10. Pasi kyçet, bërrylat dhe shpatullat e Krishtit dolën vendit, pesha e trupit në gjymtyrët e sipërm shkaktuan forcë tërhqeqëse të muskulit më të madh të kraharorit (pectoralis).

11. Këto tërheqje ndikuan që brinjët e tij dhe kafazi të zhvendoset sa lart-poshtë, në mënyrën më jo natyrore të mundshme. Murët e kraharorit ishin në pozicionin maksimal të frymëmarrjes. Kështu që për të nxjerrë frymën, Krishti duhej të shtynte psikologjikisht trupin.
Loading...
12. Për të marrë frymë, duhej që të shtynte këmbët e gozhduara për poshtë për të ngritur trupin, dhe të mundësojë kraharorin që lëvizë brenda-jashtë që të marrë frymë.

13. Mushkëritë e tij ishin në pozicionin më minimal të frymëmarrjes. Kryqëzimi është një katastrofë mjekësore.

14. Problemi është se Krishti nuk mund të shtynte këmbët poshtë në gozhdë që të ngrinte trupin sepse muskut e këmbëve të tij, të kthyera në 45 gradë, ishin tejet të lodhura, në një pozicion anatomik kompromentues.

15. Ndryshe nga mënyra si filmat hollivudjan e shfaqin kryqëzimin, në realitet viktima ishte shumë aktiv. Viktima i kryqëzuar ishte i shtyrë psikologjikisht që të lëvizte lart poshtë kryqit rreth 7 apo 8 centimetra, në mënyrë që të merrte frymë.

16. Procesi i frymëmarrjes shkaktonte dimbje të tmerrshme, të përzier me tmerrin absolut të asfiksimit.

17. Ndërsa kalojnë 6 orë nga kryqëzimi, ishte gjithnjë e më pak i aftë të mbante peshën në këmbët e tij, kofshët dhe kyçet nisin të rraskapiten pafundësisht. Kyçet dhe bërrylat zhvendosen edhe më shumë duke bërë që muret e kraharorit të ngrihen më shumë, si rezultat duke e bërë frymëmarrjen edhe më të vështirë. Vetëm disa minuta pas kryqëzimit Krishti bëhet disfonik (fymëmarrje e shkurtër).

18. Lëvizjet e tij sa lartë poshtë mbi kryq në mënyrë që të marrë frymë, shkaktojnë dhimbje torturuese tek kyçet, këmbët dhe bërrylat e tij.

19. Lëvizjet bëhen gjithnjë e më të pakta ndërsa Krishti thyhet, por terorri i vdekjes nga asfiksia e nxit atë që të vazhdojë përpjekjet për të marrë frymë.

20. I lagur në gjak dhe djersë.

21. Për shkak se nuk mund të mbajë një ventilim adekuat të mushkërive të tij, tani ishte në një gjendje hipoventilimi (vendilim jo adekuat).

 22. Niveli i oksigjenit të gjakut fillon të bjerë duke shkaktuar "hypoxia" (oksigjen i ulët i gjakut). Përveç kësaj, për shkak të lëvizjeve të kufizuara të frymëmarrjes së tij, niveli i tij i gjakut me dioksid karboni (CO2) filloi të rritet, një gjendje e njohur si "hypercapnia".

23. Ky nivel i rritjes së CO2 nxiti zemrën e Tij të rrihte më shpejt, në mënyrë që të rriste shpërndarjen e oksigjenit dhe heqjen e CO2.

24. Qendra frymëmarrëse në trurin e Jezusit dërgon mesazhe urgjente në mushkëritë e tij për të marrë frymë më shpejt, dhe Jezui filloi të ngulçonte.

25. Reflektimet fiziologjike të Jezuit kërkonin të merrte frymë më të thellë, dhe në mënyrë të pavullnetarisht lëvizte shpejt lart e poshtë kryqit, pavarësisht dhimbjes së tmerrshme. Megjithatë, për shkak të gozhdimit dhe rraskapitjes, Ai nuk ishte në gjendje të siguronte më shumë oksigjen në trupin e uritur për oksigjen.

26. Hypoxia (shumë pak oksigjen) dhe Hypercapnia (shumë CO2) bënë që zemra e Tij për të rrahë shpejt dhe më shpejt, duke zhvilluar kështu takikardinë.

27. Niveli i pulsit të tij shkoi ndoshta rreth 220 rrahje/minutë, maksimumi i mundshëm.

28. Jezusi nuk kishte pirë asgjë për 15 orë, që nga mbrëmja e fundit. Duroi një rrahje vdekjeprurëse.

29. Kishte gjakderdhje nga e gjithë trupi, kurorën e ferrave, thonjtë në këmbë dhe këmbët e tij, shqyerjet pas rrahjeve.

30. Jezui tashmë ishte shumë i dehidruar dhe presioni i gjakut ra në mënyrë alarmante.

31. Presioni i gjakut ishte ndoshta rreth 80/50.

32. Ishte në Shokun e Shkallës së Parë, me Hypovolaemia (vëllimi i ulët i gjakut), Tachycardia (frekuenca e lartë e zemrës), Tachypnoea (shpejtësia frymore e tepërt), dhe Hyperhidrosis (djersitje e tepruar).

33. Rreth mesditës, zemra e Jezuit filloi gradualisht të pushonte.

34. Mushkëritë filluan të mbusheshin me "Edemë Pulmonare".

35. Kjo shërbeu vetëm për të përkeqësuar frymëmarrjen e Tij, e cila tashmë ishte komprometuar rëndë.

36. Jezusi ishte pranë pushimit të zemrës dhe frymëmarrjes.

37. Jezusi tha: "Kam etje", sepse trupi i Tij po bërtiste për lëngje.

38. Ishte në nevojë të dëshpëruar për një infuzion intravenoz të gjakut dhe të plazmës për të shpëtuar jetën.

39. Nuk mundi të merrte më frymë dhe po ngulfatohej ngadalë deri në vdekje.
Loading...
40. Në këtë fazë me siguri ka zhvilluar një Hemoperikard.

41. ​​Plazma dhe gjaku u mblodhën në hapësirën rreth zemrës, të quajtur Pericardium.

42. Ky lëng rreth zemrës së Tij shkaktoi Cardiac Tamponade (lëngu rreth zemrës së tij, gjë që e pengonte zemrën e Jezuit që të rrihte mirë).

43. Për shkak të kërkesave fiziologjike në rritje të zemrës dhe gjendjes së avancuar të Haemopericardium, me siguri ndodhi pezmatimi i zemrës. Zemra e tij shpërtheu. Ky ndoshta ishte shkaku i vdekjes së Tij.

44. Për të ngadalësuar procesin e vdekjes, ushtarët vendosnin dërrasë të vogël poshtë kryqit, gjë që do t'i mundësonte Jezusit 'privilegjin' të mbante peshën e Tij.
45. Efekti i kësaj ishte se mund të zgjasë deri në nëntë ditë për të vdekur në Kryq.

46. Kur romakët dëshironin të përshpejtojnë vdekjen, thjesht thyenin këmbët e viktimës, duke i shkaktuar viktimën vdekje brenda pak minutash. Kjo quhej Crucifragrum.

47. Në orën tre të pasdites, Jezui tha: "Tetelastai", që do të thotë "Është përfunduar".
Në atë moment, Ai dha shpirtin e Tij, vdiq.

48. Kur ushtarët erdhën te Jezusi për t'i thyer këmbët, Ai tashmë ishte i vdekur. Nuk ishte thyer asnjë kockë e trupit të Tij, në përmbushjen e profecisë (më sipër).

49. Vdiq pas gjashtë orësh nga tortura më e tmerrshme e shpikur ndonjëherë. /Oculus News

Detajet Anatomike dhe Psikologjike të Vdekjes nga Kryqëzimi Detajet Anatomike dhe Psikologjike të Vdekjes nga Kryqëzimi Reviewed by Marion Mardodaj on 4/02/2018 04:55:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.