52 vjeçari Ringjallet pasi qëndroi i Vdekur për 19 orë

52 vjeçari Ringjallet pasi qëndroi i Vdekur për 19 orë

 Një 52-vjeçar është ringjallur pavarësisht se për një pjesë të mirë të ditës ka qëndurar jashtë në një temperaturë tejet të ulët me zemrën që nuk i rrihte.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet publik, u shpëtua për shkak se temperaturat e larta i shkaktuan trupit të tij hipotermi, duke bërë që temperatura e trupit të bie ndjeshëm. 

U gjet i pavetëdijshëm pranë një lumi më 12 mars të këtij viti në jug të Francës, pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë rrugës për në shtëpinë e vëllait të tij.

Pasi e kuptuan që i ftohti ia kishte ruajtur organet, doktorët shpenzuan orë të tëra për ta ringjallur. Pabesueshmërisht, pas përpjekjesh të panumërta, në një moment dëshpërimisht të pashpresë, zemra e tij nisi të rrahë sërish.
Loading...
"Ekipi mjekësor u habit," tha Jonathan Charbit, kreu i Njësisë së Kujdesit Intensiv në Spitalin Universitar të Montpellierit në Francë.

"Probabiliteti i tij për të mbijetuar ishte thuajse zero."

Sipas njoftimeve, ky burrë fatlum po merr frymë ende me mjete ndihmëse, por nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të trurit.

"Ai po shkon drejt një rimëkëmbjeje të plotë," tha Charbit për mediat lokale./Oculus News

52 vjeçari Ringjallet pasi qëndroi i Vdekur për 19 orë 52 vjeçari Ringjallet pasi qëndroi i Vdekur për 19 orë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/09/2018 08:26:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.