3 ndryshime mes një narcisitsi dhe një sociopati, pse duhen larguar menjëherë

3 ndryshime mes një narcisitsi dhe një sociopati, pse duhen larguar menjëherë

 Narcisist apo sociopat? Të dyja këto fjalë lidhen me idenë e njerëzve abuziv. Por sidoqoftë, qoftë narcisistët apo sociopatët, janë shumë të mirë në fshehjen e qëllimeve që kanë. Shpesh njerëzit nuk janë në gjendje të dallojnë ndryshimet mes këtyre lloj njerëzve.

Marrëdhënjet me këta karaktere mund të precipitojnë në abuzive. Si të tilla, është e rëndësishme për të qenë në gjendje për të dalluar ndryshimet mes këtyre personaliteteve të dëmshëm. Psikologët që kanë studiuar sjelljet e tyre kanë bërë të mundur të kuptojmë ndryshimet mes një narcisisti dhe një sociopati.

Ja tre ndryshimet kyçe mes një psikopati dhe një narcisisti:

"Ndërsa një sociopat mund të kualifikohet si narcisist, jo të gjithë narcisistët janë sociopat. Ndryshon ajo se çfarë i nxit ata." Darlene Lancer.

1. Narcisisti ka një sens të ekzagjeruar të rëndësisë së vetes  

Besojnë se janë personat më të rëndësishëm në një amjent të cakutar. Ndjejnë se të gjithë njerëzit duhet t'i respektojnë dhe se gjithçka kanë për të thënë, është me vend. Zakonisht narcisistët flasin për njerëzit, duke imponuar narrativën e tyre në diskutim. I konsiderojnë pikëpamjet e tyre si më të rëndësishmet.

3 ndryshime mes një narcisitsi dhe një sociopati, pse duhen larguar menjëherë

Në mendjen e tyre, narcisisti mendon se vetëm mendimi i tyre është i rëndësishëm. Gjithkush që i shmanget atyre, thjeshtë nuk është "ndriçuar" nga e vërteta.

Një sociopat është më i prirur që t'jua imponojë mendimin

Në vend që të kenë një sens të ekzagjeruar të rëndësisë për veten, sociopati është më i prirur të flasë për ju. Kjo për shkak sepse sociopati orvatet me aftësitë e tij që të mapipulojë njerëzit. Duan të dinë të gjitha dobësitë tuaja në mënyrë që t'ju manipulojnë. Në këtë mënyrë, sociopatët mundet të jenë ekstremisht sharmant. Janë shumë të aftë për të bërë sikur janë vërtetë të interesuar se çfarë kanë të tjerët për të thënë.

Shpesh do të minimizojnë çështjet e tyre si një taktikë për t'u dukur më të shqetësuar për të tjerët se sa për veten.

2. Narcisistët përjetojnë "tërbimin narcisist" dhe "plagosjen narcisiste"

Mark Goulson, M. D., shpejgon se tërbimi i narcisistit vjen nga mungesa e admirimit nga të tjerët. Për një narcisist, çdo gjë që nuk lidhet me admirimin total të tij, është një "goditje" për egon e narcisistit. Kur narcisistit ndjen se sensi i vetes së tyre është sfiduar, shpesh përjetonë "plagosje narcisiste", e cila bën që narcisistët të sulmojnë apo godasin njerëzit që ia shkaktuan këtë dhimbje.

Sociopatët përjetojnë emocione jetëshkurtëra

Ndryshe nga narcisisti, sociopati është i prirur të përjetojë emocione në një sens shumë sipërfaqësorë. Janë të prirur të mos jenë të lidhur me emocionet si njerëzit e zakonshëm. Në të njëjtën kohë, mund t'i përdorin emocionet për të manipuluar njerëzit rreth tyre. Sociopatët janë në gjendje të imitojnë emocionet kur është e mundur, në mënyrë që të manipulojnë të tjerët.

Në të dyja rastet, narcisistët dhe sociopatët përdorin emocionet për të manipuluar viktimat.

3. Narcisisti do t'ju manipulojë me tërbim dhe kërcënime

Kur vjen puna tek manipulimi, narcisisti do të përdorë inatin dhe tërbimin; mund të bëjnë gjithashtu një sërë kërcënimesh. Shpesh narcisistët përdorin sharmin si një taktikë për të manipuluar, kryesisht kur përballen në publik. Kjo është arsyeja se përse narcisistët rrethohen nga njerëz që e admirojnë botëkuptimin e tyre. Për të manipuluar me efektivitet, narcisisti do mundohet të bëjë me turp dikë në sy të të tjerëve, në mënyrë që viktima të jetë dakord me gjithçka që narcisisti bën apo thotë.

Sociopatët do t'ju manipulojnë duke përdorur lajkat dhe vulnaribilitetet

Loading...
Kur vjen puna tek manipulimi i një sociopati, do bëjnë gjithçka që munden që t'ju kenë në anën e tyre. Edhe nëse po abuzojnë me ju, do t'ju manipulojnë me anë të lajkave. Kjo është arsyeja se përse shumë abuzime në familje karakterizohen shpesh nga një perjudhë "muaji mjalti", ku viktima është manipuluar përmes lajkave dhe afeksionit. Në këtë mënyrë sociopatët përdorin pikat vulnerabël dhe të dobta të viktimave të tyre. Sociopatët manipulojnë në atë mënyrë me të cilën mund të përfitojnë sa më shumë.

Kjo shpesh ndryshon nga njeriu në njeri. Ndryshe nga narcisisti, sociopati nuk shqetësohet për sensin e rëndësisë së vetvetes, kur taktika e tij nuk funksionon.

Si përfundim

Ngjashmëritë mes narcisitëve dhe sociopatëve janë të shumta, po ashtu edhe diferencat. Është e rëndësishme të dimë se me çfarë lloj sjelljeje kemi të bëjmë. Nëse kuptoni se jeni përfshirë në një nga këto personalitete, duhet të bëni një plan të fortë për të dalë nga çdo lloj marrëdhënjeje që keni me ta.

Gjithmonë ka shpresë për t'i larguar këta lloj njerëzish nga jeta. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, largimi i tyre është shumë i rëndësishëm për shëndetin emocional dhe mirëqenien tuaj./Oculus News

Previous Post Next Post