Tradita të lashta Dashurie të humbura në histori

Tradita të lashta Dashurie të humbura në histori

 Traditat e sotme të dashurisë, si mbajtja e duarve, puthjet, shëtitjet dhe dërgimi i mesazheve, duken tejet të thjeshta sot dhe jo aq të pazakonshme. Qoftë edhe aplikacionet e dashurisë, të cilat mund të jenë konsideruar kontraverse në të shkaurën e afërt, janë bërë pjesë e jetës së përditshme të rinisë së sotme.

Por kur mendojmë rreth të shkuarës, nuk do në na shkonte në mendje për ndonjë traditë të çuditshme apo mizore. Në fakt ekzistojnë me dhjetëra të tilla. Në vijim po paraqesim disa tradita të çuditshme të së shkuarës që i përkasin historisë së njerëzimit.

Lugët e dashurisë

Tradita e të dhuruarit të lugëve të dashurisë vajzës së dëshiruar nisi në Uells në shekullin e 16 dhe u përhap me shpejtësi në Europë, kryesisht në vendet me popullsi kelte. Lugët e dashurisë iu jepeshin të dashurave njëjtë si sot jepet një buqetë me lule. Lugët u bënin nga meshkujt gjatë udhëtimeve të gjata në det. U gdhendnin nga një copë druri dhe doreza dekorohej thuajse gjithmonë.

Tradita të lashta Dashurie të humbura në histori

Nëse vajza e pranonte lugën e dashurisë, kjo ishte shejnë se ia pranonte ndjenjat mashkullit dhe se mes tyre mund të lindë një marrëdhënje. Besohet se kjo është zanafilla e origjinës së lugëve të dashurisë, Nëse çifti vendosnin se ishin bërë për njëri-tjetrin, do t'i vendosnin lugët e dashurisë në muret e shtëpive të tyre, njëjtë si sot vendosen fotot e dasmës.

Pagesa e virgjërisë në mëngjes

Në gjermaninë e mesjetës martesat mes burrit dhe gruas thuajse gjithmonë i përkthenin si shkëmbim të në sërë dhuratash mes familjeve. Burri i prezantonte "çmimin e nuses" (një shumë të caktuar parashë, prona, apo dipka me vlerë) babait të vajzës, dhe ky i fundit i jepte diçka dhëndërit të ri. Por dhurata më interesante ishte ajo që burri i jepte nuses së tij të re.

Tradita të lashta Dashurie të humbura në histori

Në gjuhët gjermanike njihet si "morgengabe" (dhurata e mëngjesit), e cila në thelb ishte një e treta apo e katërta e pajës, që burri ja jepte nuses të nesërmen në mëngjes pasi kishin konsumuar martesën. Në thelb "morgengabe" ishte një pagesë për virgjërinë e nuses, e cila nuk mund të shitej, derisa burri të verifikonte virgjërinë, që ekzistonte. Në mesjetë ishte ky konsumim që e bënte martesën të vërtetë, dhe "morgengabe" ishte garancia e fundit.

Mollët e dashurisë

Në vitin 1975, shkrimtari australjan Benjamin Brodi shkruajti një artikull në revistën "Psikiatri" të titulluar "Kuptimi seksual i sqetullave". Ai përshkruan në këtë artikull një traditë në zonat rurale të shoqërisë australjane, ku vajzat mbanin thela mollësh nën sqetulla gjatë kërcimit me një mashkull. Mollët shërbenin si parfum. Në fund të kërcimit, vajza ja jepte mollën e "djersitur" burrit që pëlqente, dhe nëse mashkulli i miratonte ndjenjat e saj, do t'i konsumonte me "trimëri" fetat e mollës, duke i bërë të ditur vajzës se ishte dakord.

Ky zakon nuk përdorej vetëm nga femrat, megjithëse meshkujt nuk përdornin mollë, por objekte të tjera, si shami duarsh, për shembull. "Për të bërë një vajzë që të të dashurojë, merr një karamele apo çdo gjë që ajo pëlqen të hajë dhe vendose nën sqetull, në këtë mënyrë ajo do të marrë erën tënde."

Paragjykimet e burrit të ardhshëm

Në të shkuarën, femrat u bazonin tek paragjykimet dhe ritualet e çuditshme për të mësuar rreth burrit të tyre të ardhshëm. Një nga paragjykimet më të zakonshme ishte leximi i shenjave nga zogjtë. Kjo praktikë daton që në kohët e Romës dhe Athinës së lashtë. Ideja këtu është se zogun e parë që një femër do shohë ditën e valentinit, ky zok do të parashikojë karakterin dhe personalitetin e burrit të ardhsëm. Për shembull, nëse një femër do të shihte një gardalinë, kjo do thotë thoshte se do të martohej me një burrë të pasur. Gushëkuqi do të thoshte se do ishte martuar me një lundërtarë, dhe qukapiku do të thoshte se nuk do të kishte martesë, etj.

Veshja ose qendisja e zemrës në mëngë

Keni dëgjuar për diçka të tillë, të qendisësh zemër në mëngë? Ekzustojnë tre shpjegime të mundshme për origjinën e  kësaj tradite të çuditshme. E para sugjeron se e kjo e ka origjinën në mesjetë, kur gjatë një festivali, meshkujt shkruanin emra për të përcaktuar identitetin e shoqes që do kishte në festivalin e vitit pasardhës. Sapo emri i vajzës merrej vesh, vendosej në mëngën e mashkullit për t'u kujtuar në festivalin tjetër. Kjo traditë nisi në romën e lashtë me perandorin Kaludius II, i cili i ndalojë martesat për shkak të besimit të tij se burrat e pa martuar ishin ushtarë më të mirë. Si një alternativë ndaj martesës, ai sugjerojë këtë çiftëzim të përkohshëm.

Teoria e dytë sugjeron se kur një kalorës merrte pjesë në dyluftim në mesjetë, do t'ja dedikonte performancën e tij një femre të oborrit. Kalorësi do të vendoste në mëngën e tij diçka që i përkiste kësaj vajze, si një shami përshembull. Kjo i bën të tjerët me dije se kalorësi do të mbronte nderin e kësaj femre në duel.

Shpjegimi i tretë i mundshëm vjen nga Shekspiri. Tek Otello, protagonisti kryesorë bën disa rrëfime që lidhen me disa akte dhe fjalë të tij të pandershme, "Por do ta vendos zemrën time mbi mëngën time, që ta çukisin sorrat," në thelb kjo do të se ai e ka ekspozuar krejtësisht veten dhe i fton zogjtë që ta çukisin.

"Bundling"

Në Amerikën e kolonizuar, "bundling" ishte një traditë e njohur që përfshinte çiftin e sapofejuar flinin në të njëjtin dyshek, me rroba veshur. Shpesh mes tyre vihej një dërrasë si barrierë për t'i mbajtur të ndarë, ose një person nga çifti vendosej në një thes the qepej përkohësisht. Zakonisht prindërit flinin tek e njëjta dhomë për t'u siguruar që nuk do të kishte sjellje jo të hijshme.


Besohet se kjo traditë u zhvillua nga kolonitë amerikane gjatë kolonive të para të skocezëve, uellsjanëve dhe emigrantëve evropjan. Derisa çmimet e naftës në fund të viteve 1800 ishin të larta, "bundling" ishte një mundësi për intimitet dhe një mënyrë e mirë për ta mbajtur çiftin ngrohtë. /Oculus News

Tradita të lashta Dashurie të humbura në histori Tradita të lashta Dashurie të humbura në histori Reviewed by Marion Mardodaj on 3/22/2018 02:57:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.