Tiparet që tregojnë pse jeni më të Zgjuar dhe Inteligjent se njerëzit e tjerë

 Shenja surprizuese të inteligjencës përfshijnë ritmin e mirë, humorin e errët, të qenit të prirur për t'u shqetësuar, gjumi i vonë dhe të tjera...Zbuloni më tej:

Ritmi i mirë

Kjo nuk ka të bëjë me të qenit të mirë në muzikë, thjeshtë aftësia për t'u përshtatur me një ritëm të rregullt.

Saktësia kohore duket se ndërton bazat e trurit të njerëzve më inteligjent.

Skanimet e trurit kanë demonstruar gjithashtu një lidhje mes inteligjencës së lartë dhe aftësisë me kohën, në ato pjesë të trurit që lidhen me planifikimin, zgjidhjen e problemit dhe menaxhimin e kohës.

Ëndërrimtarë të ditës

Të qenit ëndërrimtarë gjatë ditës, është një shenjë e njerëzve inteligjent dhe kreativ, konkludon një studim i fundit.

Ky rezultat vjen nga një studim ku iu skanua truri 100 personave ndërsa po vëzhgonin një pikë të fiksuar për pesë minuta.

Studiuesit donin të dinin se si funksiononte truri i tyre kur nuk iu dha diçka e veçantë për të bërë.

Njerëzit me trurin më eficient kishin aftësi më të mëdha intelektuale dhe raportuan më shumë ëndërra ditore në jetët e tyre të përditshme.

Vlerësimi i humorit të errët

Njerëzit që e vlerësojnë humorin e errët janë të prirur të jenë më inteligjent, thekson një studim i ri.

Ata që preferojnë komedinë e shtrembëruar shënuan më shumë në testet e stabilitetit emocional.

Për të kuptuar humorin e shtrembëruar, do të thotë se je i/e qetë dhe i/e zgjuar.

Aryeja se përse inteligjenca është e lidhur me vlerësimine  humorit të errët është sepse kjo kërkon pak punë.

Sëmundjet mendore

Çrregullimet në humor duhket se janë çmimet që duhet të paguajnë njerëzit për inteligjencën, vlerëson një studim i fundit.

Psikologët gjetën se inteligjenca e lartë në fëmijëri është e lidhur me çrregullimet bipolare në moshë madhore.

Studiuesit janë në divergjenca dhe diskutime të vazhdueshme në lidhjen që ka inteligjenca, kreativiteti dhe sëmundja mendore.

Studime të tjera sugjerojnë se lidhja mes inteligjencës dhe sëmundjes mendore lidhet me të shkuarën tonë evolucionare.

Inteligjenca e rritur e homo sapiens erdhi si rezultat i mutacionit të gjeneve.

Kostoja e këtyre mutacioneve mund të jetë një rritje e sëmundjeve mendore.

Aftësi të forta perceptuese

Njerëzit me inteligjencë të lartë kanë aftësi të forta bazike perceptuese, thekson studimi i fundit.

Për shembull, mund të pikasin me shpejtësi e të thonë se në ç'mënyrë objektet lëvizin më shpejt.

Janë më të aftë për të kujtuar informacionet e kaluara për të bërë gjykimet e tyre.

Inteligjenca e lartë e bën trurin më të shpejtë në kontekstin e një niveli të caktuar bazik.

Shqetësimi

Njerëzit me inteligjencë të lartë janë më të prirur të shqetësohen se sa ata me inteligjencë të moderuar.

Ankthet duket se kanë bashkëevoluar me inteligjencën - shqetësimet mund t'i jenë atribuar njerëzve të hershëm si një armë mbijetese në kohët e lashta.

Është me të vërtetë për të ardhur keq që njerëzit inteligjent kanë nivele të larta çrregullimesh në lidhje me ankthin.

Bebe të syrit më të zmadhuara

Njerëzit me bebe syri të zmadhuara kanë inteligjencë më të madhe, dhe kjo duket nga sytë e tyre të zhveshur.

Një madhësi e madhe e bebes së syrit reflekton inteligjencë të madhe dhe një punë më të mirë në kapacitetet e kujtesës.

Psikologët kanë gjetur se më shpejt punon truri ynë, aq më shumë edhe bebet e syrit zmadhohen, pavarësisht se bebet reagojnë edhe ndaj dritës.

Ide të reja

Sërish, një ndër shkaqet që njerëzit me nivel të lartë inteligjence janë të prirur të kenë probleme mendore është se janë më të zotë të vijnë me ide të reja.

Një studim argumenton se kjo është arsyeja se përse gjithnjë e më shumë njerëz inteligjent po bëhen ateist dhe janë të prirur për të qenë liberal politikisht.

Ky studim gjeti se të rinjtë që e përshkruanin veten e tyre si "shumë konservativ", kishin një mesatare inteligjence prej 95 pikësh, ndërsa ata që e përshkruanin veten "shumë liberal", kishin një mesatare prej 106 pikësh.

Më të gjatë

Njerëzit e gjatë janë më inteligjent. Arsyeja është se gjenet që lidhen me gjatësinë, lidhen gjithashtu edhe me inteligjencën.

Konkluzioni vjen nga një studim i ADN-së së 6818 njerëzve.

Sigurisht që ka akoma njerëz të shkurtër dhe inteligjent, dhe të gjatë idiotë.

Por mesatarisht, inteligjenca e madhe lidhet me gjatësinë.

Vetmitarë

Sa më shumë që njerëzit inteligjent socializohen me miqtë, aq më pak të kënaqur janë me jetën e tyre, thekson studimi i fundit.

Ky studim e sfidon idenë e pranuar se njerëzit që socializohen në përgjithësi janë më të lumtur.

Ndoshta për disa njerëz, kryesisht për ata me inteligjencë të lartë, socializimi nuk e rrit nivelin e kënaqësisë në jetë.

Më inteligjentët flenë vonë

Një tjetër shenjë e inteligjencës së lartë është fjetja në orët e vona.

Studimi ekzaminojë orarin e gjumit të 20765 adoleshentëve amerikan dhe gjeti se në ditët e javës 'leshkot' binin të flinin në 11:40 dhe u zgjonin në orën 7:20.

Ndërsa më inteligjentët binin në shtrat rreth orës 12:30, dhe u ngrinin në orën 07:50. Në fundjavë diferencat ishin edhe më të thella.

Marrin drogëra

Njerëzit me inteligjencë të lartë janë më të prirur të marrin drogëra, thekson një studim i ri.

Kjo lidhje është e fortë kryesisht tek femrat.

Kjo, pavarësisht faktit se njerëzit inteligjent shpesh lidhen me të jetuarit e një jete të shëndetshme.

Ky rezultat mund të shpjegohet në mënyra pozitive dhe negative.

Për shembull, njerëzit inteligjent janë më të prirur ndaj përvojave të reja.

Në të njëjtën kohë, inteligjentët mërziten më shpejt dhe janë më të prirur të nisin drogëra në fëmijëri.

Besimi

Inteligjentët janë të prirur që t'u besojnë të tjerëve, sipas një sondazhi publik në SHBA.

Kjo mund të vijë për shkak se inteligjentët janë gjykues më të mirë të karakterit.

Studimi gjeti se ata që ishin më besues, ishin gjithashtu më të lumtur dhe kishin nivele më të larta të shëndetit fizik.

Durimi në lidhje me paratë

Inteligjentët janë më të durueshëm në çështjet financiare, thekson një studm i ri.

Mund të durojnë më gjatë për të rritur të ardhurat dhe të durojnë rreziqet e përfshira.

Njerëzit itneligjent nuk kërkojnë shumë shpërblime për të ndërrmarë një rrezik.

Duket se inteligjenca, toleranca e rrezikut dhe durimi janë të lidhura.

Dembelizmi, shenjë e inteligjencës

Dembelët janë më të prirur ta shijojnë të menduarit, thekson një studm i ri.

Nga ana tjetër, ata që nuk e shijojnë duhet të bëjnë më shumë për t'ju larguar mendimeve të tyre.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që preferojnë të mendojnë më shumë janë më të mirë me kujtesën, shpenzojnë më shumë kohë për të marrë vendime, dhe zakonisht marrin vendimet më të mira./Oculus News

Tiparet që tregojnë pse jeni më të Zgjuar dhe Inteligjent se njerëzit e tjerë Tiparet që tregojnë pse jeni më të Zgjuar dhe Inteligjent se njerëzit e tjerë Reviewed by Marion Mardodaj on 3/14/2018 02:32:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.