Shkaqet kryesore të Helmimit nga Ushqimet

Shkaqet kryesore të Helmimit nga Ushqimet

 Miliona njerëz helmohen çdo ditë nga ushqimi në mbarë botën. Helmimet nga ushqimi përbëjnë një shqetësim në rritje dhe një sërë studimesh dhe analizash ndërmerren vazhdimisht për të shmangur dhe përcaktuar shkaqet që çojnë në helmim. 

Së fundi është publikuar një raport nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, e cila analizojë informacione nga të dhëna nga 10 laboratorë që gjurmuan helmimin e ushqimit në SHBA, këta laboratorë mbuluan mbi 49 milionë njerëz në mbarë amerikën, siç raporton Live Sciece.

Sipas kësaj analize, mikrobi më i zakonshëm i helmimit gjendet tek shpendët e freskët, një mikrob që njihet i "campylobacter". Rezultuan rreth 19 infeksione për 100,000 njerëz me këtë mikrob në vitin 2017, sipas raportit.

Shkaktari i dytë i helmimit rezultoi "salmonela", e cila shkaktoi 16 infeksione për 100,000 njerëz, e ndjekur nga "shigella", një toksinë që prodhon E.coli-n, e cila shkaktoi 4 infeksione për 100,000 njerëz.

Infeksionet me "campylobacter" u rritën me 10% në krahasim me vitin 2017, krahasuar me vitin 2016. Ndërsa niveli i helmimeve nga salmonela qëndrojë thuajse i njëjtë.

Studiuesit konkluduan se nevojiten masa më të rrepta kontrolluese për të parandaluar sëmundjet për shkak të helmimit të ushqimit, përfshirë rifreskimin e politikave të kontrollit të mishit, standardet e pastërtisë dhe trajnimin e inspektorëve të kontrollit, përfshirë udhëzimet dhe njohjen më të thellë të agjentëve helmues./Oculus News

Previous Post Next Post