Shenjat kur gjendeni në një Punë 'Helmuese'

Shenjat kur gjendeni në një Punë 'Helmuese'

 Ndoshta keni filluar ta urreni vendin tuaj të punës? Një vend pune helmues mund të ndikojë negativisht dhe mund të jetë e pashëndetshme të qëndrohet në një ambjent të tillë.

Mund të jetë tejet e vështirë për të marrë një vendim në situata të tilla, dhe shumë e vështirë për të përcaktuar nëse jeni vërtetë të stresuar me punën që bëni, apo nëse jeni në një ambjent helmues pune. Në vijim po paraqesim disa shenja që mund të tregojnë nëse jeni në një ambjent helmues pune, të cilat mund të jenë të dobishme për cilindo për të përgatitur hapat e ardhshëm në karierë.

1. Kur shefi nuk ju vlerëson

Kur nuk vlerësoheni dhe respektoheni, kjo mund të bëjë të ndiheni të parëndësishëm. Por kjo nuk duhet të jetë thelbi i shqetësimit, gjithsesi, opinionet dhe idetë tuaja janë po aq të rëndësishme sa edhe të të tjerëve. Kjo madje është edhe më e keqe kur popërpiqeni shumë në punë. Edhe nëse ideja juaj nuk përdoret, duhet sërish të dëgjoheni dhe të bëhet e mundur që të ndiheni të vlerësuar brenda kompanisë.

Kur kjo nuk ndodh dhe mbikqyrësi apo kolegu juaj injoron idetë dhe pikëpamjet tuaja, kjo mund të bëjë që të mos kujdeseni më për punën dhe me shumë mundësi të mos mundoheni mjaftueshëm për shkak se nuk ndiheni të vlerësuar.

Duhet ta kini të qartë se idetë dhe zëri juaj duhet të dëgjohet, jo të injorohet.

2. Kur nuk dëshironi të shkoni në punë

Sigurisht që të gjithë kemi ditë të këqija kur zgjohemi në mëngjes dhe nuk na bëhet të shkojmë në punë. Sidoqoftë, nëse ndihemi vazhdimisht në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që të jeni në një vend pune helmues. Të ndjerit në këtë mënyrë nuk është e shëndetshme, dhe kjo është një shenjë e rëndësishme që diçka nuk po shkon mirë.

Mund ta keni vënë re që kjo ndodh gradualisht përgjatë kohës, derisa ndiheni si të sëmurë dhe nguroni të shkoni në punë. Nëse vëreni se po ndodh një gjë e tillë, mund të jetë një shenjë se ka ardhur koha për të ndërmarrë një veprim.

3. Ekziston gjithmonë dramë në zyrë

Nëse shihni që njerëzit formojnë klane, ka të ngjarë që të ndodheni në një vend pune helmues. Vendi punës duhet të jetë miqësorë, me një ambjent pozitiv, edhe ku punonjësit mund të mos kenë diçka për të bërë.

Nëse vëreni që njerëzit merren me thashetheme dhe bëjnë zhurmë, kjo nuk është një shenjë e mirë.

Është e vështirë të punohet me këto sjellje fëmijërore, të cilat mund të krijojnë ambjent armiqësorë për gjithsecilin. Mund të jetë gjithashtu shumë e pashëndetshme, nëse ju bën të ndiheni të stresuar apo mërzitur.

Nuk jeni aq të lumtur sa do të duhej

Megjithëse ekzistojnë gjithmonë ditë ku puna do na shkaktojë stres, por nëse ky stres ju ndryshon krejtësisht, atëherë kjo është një shenjë serioze. Familja dhe miqtë mund ta vënë re se nuk jeni edhe aq të lumtur sa do të duhet të ishit dhe vërejnë se jeni të stresuar dhe nën ankth.

Puna duhet t'ju mbajë të motivuar dhe entuziazmuar për të mësuar dhe për t'u rritur në kompani, të mos ju pengojë nga të qenit të lumtur, kjo është diçka shumë e pashëndetshme.

5. Nuk keni mundësi rritjeje

Kur ndiheni të sfiduar dhe të motivuar në punë, ka shumë të ngjarë ta shijoni dhe të jeni të apasionuar për karrierën tuaj.

Nëse pronari dhe mbikëqyrësi juaj janë të mërzitur për progresin tuaj dhe nuk përpiqen t'ju ndihmojnë për të zhvilluar aftësi të reja, ka shumë mundësi të mos shqetësoheni për punën, të mërziteni dhe të ndiheni të pamotivuar.

Kjo mund të jetë diçka shumë e vështirë për tu menaxhuar pasi mund të jeni një person i orjentuar në karierë, dhe nëse kjo situate nuk i intereson që ju të zhvilloni aftësi të reja, nuk do të zhvilloheni dhe nuk do zhvilloni aftësi të reja në këtë kompani.

6. Kur përpjekjet e mëdha nuk njihen kurrë

Njëjtë kur menaxheri nuk ju ndihmon që të zhvilloheni, edhe kjo mund të jetë po aq shkatërruese, kur përpjekjet tuaja nuk njihen. Arritjet duhet të vlerësohen, pasi mund t'ju mbajnë të motivuar për të bërë më të mirën tuaj.

Nëse arrini qëllimet dhe objektivat dhe asnjëri nuk i pranon apo miraton, do të ndiheni vërtetë të dekurajuar dhe të parëndësishëm. Mund të jetë njëjtë, kur shefi sheh vetëm gabimet, dhe jo përpjekjet e mëdha. Thjeshtë një "faleminderit", do të ndihmonte shumë dhe do të bënte t'u ndjenit të rëndësishëm dhe të vlerësuar në punë. /Oculus News

Shenjat kur gjendeni në një Punë 'Helmuese' Shenjat kur gjendeni në një Punë 'Helmuese' Reviewed by Marion Mardodaj on 3/02/2018 09:32:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.