Nënës, si shërim i Botës

Nënës, si shërim i Botës

Nga Enea Barolli * 

Jam i palarë moj Nënë..!
Loto dhe me laj nga llumi ku kalbem!
Jam i lodhur moj Nënë..!
Zgjat duart dhe s'shoh drit..!
Nuk gjej dot vend ku te falem!

Jam i trembur Nënë...!
Me mbro..jam vetëm braktisur!
Me mbaj ne gjirin tënd Nënë!
Jetim te flakur mos me ler..!
Mbetur.. mes rrugesh i frikur..!

Jam Mëkatar moj Nënë..!
Më bej dhe nje dhurat te fundit...
Mos me fal..per asgje Nënë!
Erdha me Ty ne drit..!
Dhe u zgjova ne "jetën" e Askundit!

Më gjej diku moj Nënë..!
Kur gjunjet s'më mbajn e rëndohen..!
Sa her gjaku me ngrin, bëhet plumb..!
Kur syt e mi "vjellin" gjak e nuk flasin!
Mbi gjoksin tend,veç te zgjohem!

* Enea Barolli është poet dhe shkrimtarë i cili lëvron prej më shumë se 5 vjetësh poezinë. Krijimtaria e tij është e njohur dhe lehtësisht e prekshme për publikun, e cila, sipas metodave bashkëkohore të vlerësimit (kemi parasyshë shikimet, komentet dhe pëlqimet në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme), pa kaluar në sita subjektiv të vlerësimit personal dhe kalvare të ndryshme barrierash në tregun e botimit shqiptarë, janë pëlqyer dhe komentuar në shifra të habitshme nga publiku i gjerë. Për më tepër mund të njiheni me poezitë e tij, të cilat gjenden në profilin e tij në Facebook.

/Oculus News

Previous Post Next Post