Mos mbani Dietë nëse doni të Dobësoheni, sugjeron studimi i fundit

Mos mbani Dietë nëse doni të Dobësoheni, sugjeron studimi i fundit

  Dietat mund të mos jenë rruga e duhur për një humbje të qëndrueshme në peshë, thekson një studim i fundit. Të ushqyerit rregullisht mund të jetë rruga më e sigurtë për të humbur kilet e tepërta. 

Studiuesit theksuan gjithashtu se mbajtja e dietave mund të kryejë efektin e kundërt. Ky studim i publikuar së fundi në revistën "Eating Behaviors" (Sjelljet e të Ngrënit) pretendon se të fokusuarit në sjelljet e të ushqyerit normalisht, në thelb, ndikon në menaxhimin me sukses të peshës, qoftë për meshkujt edhe për femrat.

"Në përgjithësi, udhëzimet që lidhen me menaxhimin e peshës reduktojnë sasinë e konsumimit të ushqimit dhe bëjnë të ushqtrohemi më shumë fizikisht. Në praktikë, njerëzit inkurajohen që të humbasin peshë, ndërsa rezultatet e studimit tonë tregojnë se humbja në peshë me dietë nuk përbën një metodë efektive menaxhimi në terma afatgjatë." thotë Ulla Karkainen, studiuese dhe terapiste diete në Universitetin e Helsinkit, Finldanë.

"Shpesh njerëzit përpiqen të shmangin dhe të menaxhojnë peshën dhe obezitetin duke bërë dieta dhe shmangur vaktet. Në terma afatgjatë, kjo qasje duket se ndikon në shëndoshje më të madhe, se sa në parandalimin e shtimit në peshë." thekson Karkainen.

Në studim u përfshinë 5,000 meshkuj dhe femra. Pjesëmarrësit duhej t'ju përgjigjeshin testeve në lidhje me faktorët që ndikojnë në peshë dhe ndryshimin e peshës kur ishin në moshë 24-vejpare, dhe sërish pas 10 vjetësh, në moshë 34 vjeçare.

Mes moshave 24 dhe 34, shtimi i peshës për femrat ishte 0.9 kile për çdo vit, ndërsa për meshkujt shtimi në peshë ishte një kile në vit.

"Megjithëse dietat mund të duken një zgjidhje logjike në menaxhimin e peshës, mund të rrisë shtimin në peshë dhe problemet me të ngrënit në perjudhë afatgjatë." vëren Karkainen.

Metabolizmi ynë varet nga ushqimi. Duhet të konsumojmë vakte të rregullta dhe mjaftueshme për të ndihmuar funksionin natyrorë të funsksionimit të trupit. Kjo praktikë do të ndihmonte gjithashtu në menaxhimin e sjelljeve të të ushqyerit në terma afatgjatë, theksuan studiuesit.

Megjithëse fokusgrupi ishte i madh në numër, gjetjet e studimit u bazuan në të dhëna të mbledhura nga pyetësorë, çfarë përbën limitimin kryesorë të studimit. Gjithashtu studimi nuk specifikon se cilat lloje dietash janë të pashëndetshme. /Oculus News

Previous Post Next Post