"Jeta ishte Kaotike, derisa u bëra Teoricien i Teorive Konspirative"

"Jeta ishte Kaotike, derisa u bëra Teoricien i Teorive Konspirative"

Nga Jeni Li, Financial Times

 Teoritë konspirative janë të zakonshme në SHBA. Në çdo cep ekziston një teori. Edhe unë jam bërë një konspiracionist. Ishte thjeshtë çështje kohe. Edhe unë jetoj në SHBA. Ne amerikanët mund të besojnë 6 gjëra të pamundura pa konsumuar akoma vaktin e mëngjesit. Që nga më të parëndësishmet e tek më të besueshmet - që nga aktorët që protestojnë si studentë kundër dhunës së armëve e deri tek ndërhyrjet ruse në zgjedhjet 2016.

Jeta si konspiracionist është e bukur. Mund që të shpjegojë çdo gjë në çast, befasisht. Si një konspiracionist në SHBA, besoj se nuk kam më faj për ndonjë gjë. Si konspiracionist, të gjitha vendimet e këqija janë lajme të rreme dhe jeta ime udhëhiqet nga një forcë madhore. Të cilën e quaj "Oprah".

Kur jetoja në Britani, besoja në teorinë "cock-ups" (gjërave të bëra keq dhe pa eficiencë) - jo në teoritë konspirative. "Cock-ups" janë shpjegimet që japin britanikët për çdo gjë. Premtimi i referendumit për të fituar zgjedhjet, pastaj dalja e Anglisë nga BE? "Cock-up" flet në gjuhën e britanikëve. E ka prejardhjen nga këndi më disfatist i psikikës britanike që fiton humbjet e lavdishme të Tim Henmanit në çdo gjysmëfinale të Uimbelltonit. Teoritë konspirative burojnë nga mendësia e zellshme amerikane që e konsiderojnë vendin e dytë si kandiduesin e parë: çdo gjë shkon, çdo njeri mund të marrë pjesë, dhe nëse e beson, atëherë mendja mund t'ja arrijë.

Përpara se t'u bëja konspiracionist, jeta ime ishte rrëmujë. Çdo gjë ishte jashtë kontrollit. Terror. Demokraci. Flokët e Trumpit. Flokët e mija. Isha si një anije pa timon. Ndërsa tani jam një linjë elitare trageti me katër pishina brenda dhe një sërë menushë. Teoritë konspirative prodhojnë një përgjigje për çdo gjë. Është një bazë për të pasur një shpjegim për kaosin. Tani që gjërat nuk shkojnë mirë dhe nuk mund të gjejë një makinë, e di se kë të fajësoj: Iluminati po mjegullojnë sërish garancitë dhe vazhdojnë të lëvizin guximshëm me makinë.

Iluminati - një shoqëri kaq sekrete sa që të gjithë kanë dëgjuar për të. Janë mistrecë. Ata ma djegin byftekun, pasi kam pirë një sërë gotash verë, dhe vendosin gjëra të padëshiruara në çantën time në markatë. Ata e kanë fajin se përse niveli i baterisë së celularit tim nuk është kurrë më i lartë se 20%. Përse i shtyj dyert që thonë "tërhiq". Përse - kur them në mënyrë të kultururar që "Duhet të takohemi së shpejti," ky person  zhduket përgjithmonë nga jeta ime. E ka fajim Iluminati, dhe vetëm Iluminati e ka fajin që filmi "Sex and the City 2" shfaqet në faturën tonë në "iTunes".

Një teori konspirative është si një arrë, derisa të thyhet. Në vitin 1972 Eduard dhe Berstejn kishin një teori për Shtëpinë e Bardhë të drejtuar nga Nikson. Shumë besuan se e kishin gabim. Derisa ata e thanë fjalën e tyre. Skandali "Uotergejt" e solli teorinë konspirative në dhomën e çdo amerikani. I gjithë 250-orëshi i dëgjesave të skandalit "Uotergejt" u transmetua në televizor. Nga ankandi në ankand. Teoritë konsiprative nisën në bëhen "virale". Një sondazh i bërë një vit pasi vranë presidentin Kenedi, tregojë se 87% e amerikanëve besonin se Harvi Osvald veprojë i vetëm. Në 20 vjetorin e vrasjes së Kenedit, një tjetër sondazh tregojë se 74% e amerikanëve besonin se të tjerë persona ishin të përfshirë në vrasjen e tij. Gënjeshtrat e Lindon Xhonsonit për luftën e Vjetnamit e çjerrën besimin e amerikanëve në qeverinë e tij. Uotergejti e vrau.

Përse amerikanët teorizojnë rreth teorive konspirative? Sepse qeveria i ushqen. Përpara vitit 2013, nëse besoje në skemën sekrete të qeverisë por të përhapur shumë, për të spijunuar amerikanët, atëhere do fitoje një kapele prej kallaji. Më pas Eduard Snouden zbulojë se NSA peshkon informacionin duke përdorur informacione dhe internetin pa kufij nga kushdo.

Uotergejti - një teori konspirative për rregullimin e zgjedhjeve në SHBA që u provua si e vërtetë, vazhdon të mbajë peng paranojën amerikane. Trumpi e kuptojë. Pa vuajtur nga krahasimi me Niksonin, Trumpi po përfiton nga trashëgimia e Uotergejtit. Pra, Trumpi i lufton teoritë konspirative me teori konspirative, duke e quajtur këshillin special të hetimit një gjueti shtrigash. Funksionon, sepse sot u jepet e njëjta rëndësi gënjeshtrave të bardha, lajmeve të rreme, të shtënave në shkollë, hetimeve të këshillit special dhe teorive konspirative. Faktet e Trumpit mund të jenë të vërteta, mund të jenë alternative. Nuk djersitet. I bën "tweet". Si çdo teori e mirë konspirative, ai e di që nuk ka rëndësi nëse njerëzit të quajnë të lojtur mendësh, përderisa ke timonin në dorë dhe po udhëton...po i shëtit ata që të quajnë të marrë.../Oculus News

Previous Post Next Post