Çfarë thotë e prekura ose prekja sipas gjuhës së trupit

Çfarë thotë e prekura ose prekja sipas gjuhës së trupit

 Studimi i komunikimit përmes  prekjes, që është gjuha e prekjes, quhet “haptiks”. Në disa kuptime, prekja është forma bazike e komunikimit. Komunikimi i parë me të cilin përballet një i sapolindur është prekja prej nënës së tij, dhe ky komunikim është vital, pasi sipas studimeve, të porsalindurit e deprivuar nga kontakti fizik nuk zhvillohen ose nuk zhvillohen normalisht. 

Ndërsa fëmijët rriten, ata mësojnë një sërë rregullash të pashkruara që udhëheqin prekjen, se kur dhe ku bëhet e mundur   ajo .Intensiteti i prekjeve midis fëmijëve të së njëjtës moshë rritet në mënyrë të konsiderueshme midis moshes një dhe gjashtë vjeç. Në moshën e paraadoleshencës, fëmijët prekin ata të të njëjtit seks rreth gjysmën e herëve më pak  seç bënin  në vitet e para të shkollës fillore. Prekja nënkupton gjëra të ndryshme në kontekste dhe kultura të ndryshme. Midis të barabartëve në përgjithësi, prekja përforcon lidhjet midis shokëve dhe tregon solidaritet. Prekja mund të jetë një simbol statusi dhe kontrolli. Për shembull , një trajner sporti mund të vendosë krahun mbi supet e një lojtari , por lojtari nuk do të vendosë krahun mbi supin e tranjerit.

Një ndër mënyrat më të zakonshme që përdoret për të komunikuar është shtrëngimi i duarve. Në kuptimin bazik, shtrëngimi i duarve komunikon besim, dashamirësi, ose marrëveshje  mbi një vendim të përbashkët. Por stili i shtrëngimit të duarve mundet të nënkuptojë shumë më shumë. Një shtrëngim i fortë i duarve përçon besim, ndërsa një shtrëngim shumë i fortë mundet të duket kërcënues, kurse një person që shtrëngon dorën në mënyrë të lehtë  mundet të ngjajë i padobishëm.

 Në Spanjë dhe Arabinë Saudite , shoqet (femrat) dhe kushërinjtë shpesh shëtisin të kapur me njëri-tjetrin për krahu. E njëjta gjë ndodh shpesh në Shqipëri  por kryesisht tek moshat  e reja.  Kultura të ndryshme e aplikojnë të prekurën në nivele të ndryshme. Prekja është më pak e përhapur në Gjermani, Britaninë e Madhe, Kanada dhe Japoni . Ndërsa në ShBA, Francë, Itali, Azinë Juglindore, Rusi, Spanjë dhe në Amerikën Latine, prekja është relativisht më e zakontë . Në Shqipëri, prekja është zakontë; është e zakontë të shohësh njerëz të gjinive të ndryshme të puthen në faqe tek përshndeten  apo të hecin ta kapur për krahu në Shqipëri./Oculus News

Previous Post Next Post