Çfarë bëhet kur Partitë Politike ndikojnë Negativisht në besimet tona mbi të Vërtetën

Çfarë bëhet kur Partitë Politike ndikojnë Negativisht në besimet tona mbi të Vërtetën

 Lajmet e gënjeshtërta janë gjithandej, por, përse ne sërish jemi të prirur t'i besojmë. Psikologët sugjerojnë se kur vlerësojmë më shumë identitetin se sa saktësinë tonë, bën të pranojmë informacione jo të sakta. Kjo mospërputhje vlerash mund të shpjegojë se përse lajmet cilësore nuk janë të mjaftueshme. Të kuptuarit e këtij aspekti do të na ndihmonte të kuptojmë ndasitë politike në kontekstin e informacionit.

"Neuroekonomia' ka nisur t'i afrohet këtij kuptimi, mbi mënyrën se si ne përllogarisim vlerën. Zgjedhim çfarë na intereson dhe se si të angazhohemi me botën, qoftë kjo kur zgjedhim se çfarë gazete të blejmë apo çfarë të konsumojmë në mëngjes. Dhe kështu ne nisëm të mendojmë, kur qëllimet tona i përshtaten një grupi të caktuar, janë më të forta se sa ato qëllime me të cilat duhet të jemi të kujdesshëm, që shpesh mund të na çojnë asgjëkundi," thotë Xhej Van Bavel, psikolog në Universitetin e Nju Jorkut për Science Today.

Ky është modeli që ai e quan identiteti i bazuar tek besimet. Ideja këtu është se i atribuojmë vlera ideve të ndryshme duke u bazuar mbi atë se çfarë na intereson për momentin, dhe më pas i krahasojmë këto vlera për të vendosur se cila ide është e vërtetë. Sepse partitë politike mund të na pajisin me një sens përkasjeje dhe na ndihmojnë të përcaktojmë veten tonë, të rënit dakord me to, mund të ndihmonte në zhvillimin e sensit të vetvetes apo rritjen e vetbesimit. Dhe kjo shpesh është më e rëndësishme për ne se sa saktësia, kur bëhet fjalë për një çështje të caktuar, edhe nëse saktësia për ne mund të jetë diçka e rëndësishme. Kur kjo ndodh, do jemi më të prirur të besojmë tek ato ide që i përkasin pikëpamjeve të partisë sonë politike, pavarësisht nga besueshmëria.

Kjo do të thotë se burimi i informacionit mbi të cilin ne mbështetemi për të formësuar pikëpamjet tona, ka më pak ndikim. "Të pasurit në dorë informacione tejet cilësore, nuk do të na interesonte shumë, nëse këto informacione do vinin nga një grup i ndryshëm nga ne," thotë Bavel. "Mund të kenë shkrimtarët më të mirë, gazetarët më të mirë investigativ, standardet më të mira editoriale, të gjitha gjërat më të mira të kësaj bote. Por ne sërish nuk i vlerësojmë këto gjëra, të cilat do të na çonin në një saktësi më të lartë, por fokusohemi tek lajmet që i përshtaten grupit apo partisë."

Por sërish Bavel beson se ky model ofron strategji që na ndihmojnë të kuptojmë ndasitë politike. "Modeli ynë nuk mban anën e askujt," thotë ai. "Argumenton me qëllim rritjen e vlerës të së vërtetës ose reduktimin e efekteve të identitetit, qoftë i djathtë apo i majtë."

Të vendosurit në një rol që kërkon saktësi, si  të qenit një gjyqtarë apo prokuror, kjo mund t'i jepte njerëzve kritere me të cilat do të vlerësonin dhe do i ndihmonte ata të mendojnë më shumë në mënyrë kritike. Bavel thotë se ne mund të rrisim vlerën e besimeve të sakta duke u kërkuar njerëzve t'i vendosin paratë aty ku është goja e tyre. "Kur nuk jeni dakord me diçka, pyeteni kundërshtarin. Motivet e tyre të saktësisë do të rriten, dhe mund të shihni menjëherë nëse ata ishin të angazhuar në arsyetimin e motivuar," thotë ai.

Mund të punojmë gjithashtu për të reduktuar efektet e identitetit. Një mënyrë është duke krijuar një identitet mbizotërues: duke bërë që njerëzit të mendojnë për veten e tyre më shumë sikur janë banorë të një kombi, se sa anëtarë apo pjesë e një grupi politik. Por këtu duhet të bëjmë kujdes me mënyrën se si të angazhohemi me njerëz të bindjeve të ndryshme politike. "Kjo do të thotë se, nëse i kërcënoni dhe kritikoni publikisht, nevojat e tyre për identitet do rriten, dhe kështu ndjehen të kërcënuar dhe më pak të shqetësuar për saktësinë. Praktikisht duhet t'ja konfirmojmë identitetin përpara se t'ju prezantojmë informacione që mund të jenë në kundërshtim me besimet e tyre," thotë Bavel.

Praktikisht Bavel po punon mbi studime empirike që do të konfirmonin sërish përgjithësimin e këtyre principeve neuroekonomike ndaj besimeve tona. Ndërkohë që në klimën e sotme politike botërore, ai beson se mesazhi i tij është i thjeshtë: "Identitetet tona partizane na çojnë të besojmë në gjëra që nuk janë të vërteta. Kështu që duhet të bëjmë një hap mbrapa dhe të vlerësojmë në mënyrë kritike mbi atë që besojmë, dhe përse."/Oculus News

Çfarë bëhet kur Partitë Politike ndikojnë Negativisht në besimet tona mbi të Vërtetën Çfarë bëhet kur Partitë Politike ndikojnë Negativisht në besimet tona mbi të Vërtetën Reviewed by Marion Mardodaj on 2/24/2018 04:59:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.