Shenjat e fuqishme që tregojnë ekzistencën e Kimisë Perfekte mes dy njerëzve

çift duke parë njëri-tjetrin në sy

 Takimi i dy njerëzve është si kontakti i dy substancave kimike: nëse do ekzistojë ndonjë reaksion, të dy personat do transformohen." - C.G. Jung.

Mund të quhet "kimia perfekte", kur dy njerëz ndihen të tërhequr nga njëri-tjetri. Kur përjetojnë ndryshime të hormoneve dhe neurotransmetuesit e secilit nxiten vetëm nga prezenca e tjetrit.

Çfarë mesazhi dëshiron që t'ju thotë trupi? Shumë shpejt do bie në dashuri, por sërish është hapi i parë i përputhshmërisë. Shenjat dhe sinjalet e një historie dashurie, që pritet të ndodhë.

Mund të mos jemi shkencëtarë, por fatmirësisht, jemi ekspertë të kimisë - mund të ndihmojnë të kuptoni nëse të gjitha shenjat që ju ndodhin janë të vërteta, apo thjeshtë imagjinatë.

Si fillim duhet të dimë që kimia është vetëm hapi i parë drejt përputhshmërisë. Do të thotë se të dy personat kanë manifestuar interesin e tyre për tjetrin, në një mënyrë të kuptueshme.

Këto janë shenja të fuqishme që tregojnë se ekziston një kimi e fortë mes dy njerëzve. Mund të jetë gjithçka, qoftë një ndjenjë e caktuar, të cilën e ndajnë dy njerëz të caktuar. Nëse e ndjeni bashkë këtë ndjejnë dhe mund të lidheni me të shumtën e trajtave të cilat po i paraqesim më poshtë, atëherë mund të jeni të sigurtë që mes jush ekziston një kimi e fortë.

Prekja magjike

Kur ndjeni një sens nxitimi ndërsa dikush të prek në cilëndo pjesë të trupit, qoftë edhe në vendet trupore më të parëndësishme. Dhe trupi dëshiron gjithnjë e më shumë nga kjo prekje magjike.

Ndjenja e përjetësisë

Kur ndjeni përjetësinë ndërsa sytë tuaj "kyçen", mund ta vështroni njëri-tjetrin qoftë edhe përjetësisht, pa u ndjerë të çuditshëm dhe madje në mënyrë të pandërgjegjshme.

Kur ndjeni afërsi në një turmë njerëzish

Qoftë edhe në një dhomë plot me njerëz, ndjeni një nivel të caktuar intimiteti. Kur mund të bëni një bisedë tejet të gjatë vetëm me një shkelje syri, me mesazhe të vazhdueshme apo kur sytë tuaj bashkohen vazhdimisht gjatë bisedimit.

Kur shfaqni sjellje të caktuara ndërsa jeni bashkë

Qoftë zyrtare apo jo. Qoftë edhe kur nuk keni nisur akoma sensin e romancës, kur jeni bashkë, mënyra se si silleni bën që të tjerët të mendojnë se jeni çift.

Kur ndani interesa të përbashkëta

E kundërta tërheq. Ky është hapi i parë i lidhjes, por baza thelbësore e lidhjes ndodh kur dy persona kanë interesa të përbashkëta dhe flasin rreth saj bashkë. Kjo vendos bazat, që do të thotë se do kënaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kur respektoni njëri-tjetrin

Respekti shkon me dashurinë. Nëse dy individëd kanë respekt për njëri-tjetrin, atëherë kjo tregon zhvillimin e një lidhjeje të fortë.

Kur kuptoni sarkazmën

Sarkazma bën që shkëndijat të mbajnë të ngrohtë marrëdhënjen. Pavarësisht se sa i ndryshëm është dikush, nëse të dy kuptojnë dhe e shijojnë sarkazmën, mundet që shumë mirë të shkojnë me njëri-tjetrin pa keqkuptime.

Jeni në dijeni të detajeve të vogla të njëri-tjetrit

Të diturit e detajeve të njëri-tjetrit, si libri apo kënga e preferuar, kjo do të thotë se po zhvilloni një kimi të mirë. Këto detaje nuk kapen nga të tjerët, dhe vetëm të dashuruarit i vënë re.

Dini se çfarë e bën njëri-tjetrin për të qeshur

Të qëndruarit të lumtur në një marrëdhënje, kjo është gjëja më e rëndësishme që gjithkush dëshiron. Nëse të dy dinë se çfarë e bën tjetrin të qeshë, kjo do të thotë se i keni kushtuar rëndësi dhe mund të sjellë buzëqeshje edhe në ditët e zymta. Vetëm të dashuruarit mund ta bëjnë këtë gjë.

E kuptojnë heshtjen e njëri-tjetrit

Kur heshtja bëhet një mënyrë komunikimi mes dy njerëzve, kjo është shenjë pozitive se po zhvillojnë një kimi të mirë.

Ekziston kontributi i përbashkët

Kontributi i përbashkët do të thotë se të dy njerëzit bëjnë gjëra reciproke në termat kohorë, të energjisë dhe burimeve dhe nuk ekziston hapësirë për të dyshuar për qëllimet e tyre.

Imitojnë njëri-tjetrin

Kur dy njerëz nisin të lidhen, nisin të adoptojnë veçantinë e njëri-tjetrit, sepse duan të lidhen me personin tjetër dhe të vlerësohen nga ai apo ajo. Kjo bën të imitojnë gradualisht njëri-tjetrin duke reflektuar kështu një kimi të fortë mes tyre.

Janë të vërtetë

Kur dy njerëz lidhen sinqerisht, nuk ekziston diçka për të fshehur apo gënjyer mes tyre.

Kanë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin

Kur dy njerëz dëshirojnë të qëndrojnë bashkë, gjejnë kohë për njëri-tjetrin që të takohen rregullisht. Kjo tregon interesin e tyre të sinqertë për të qenë me njëri-tjetrin.

Koha ikën shpejt

Kur nisin të zhvillojnë kimi të fortë, ndjejnë sikur koha kalon me shpejtësi, sepse ndihen tepër të pushtuar nga shoqëria e njëri-tjetrit.

Nisin të kenë kontakt fizik

Që nga prekja e duarve e tek të puthurat, kur dy njerëz afrohen, ndjehen në rehati me kontaktine  tyre fizik duke u përfshirë emocionalisht dhe fizikisht./Oculus News
Previous Post Next Post