Puthjet e Vdekjes në jetën Reale

Puthjet e Vdekjes në jetën Reale

 E puthura është një aktivitet ku thuajse të gjithë njerëzit do angazhohen të paktën një herë në jetën e tyre. Ndonjëherë është magjike. Të tjera herë, e vështirë. Por zakonisht është e padëmshme.

Çdo sekond që kalon me miliona e miliona njerëz në mbarë botën puthen. Në këtë kuptim është e pashmangshme të ndodhin gjëra të pazakonta pasur parasyshë këtë intensitet të lartë. Ndonjëherë, puthjet mund të rezultojnë vdekjeprurëse.

Dominik Rajt

Në 30 tetor të vitit 2016, Dominik Rajt po pinte me të dashurin e saj, Benjamin Hugs, në një bar. Pasi çifti nuk arriti të kapte autobuzin e fundit, Benjamini vendosi të shoqëronte Dominikën në shtëpi me kamionin e tij, pasi ishte shofer kamioni, megjithëse kishin pirë një sërë birrash dhe alkol të fortë.

Puthjet e Vdekjes në jetën Reale

Ndërsa po shkonin, Dominik, e cila nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë, u përkul dhe i dha një të puthur romantike Benjaminit. Fatkeqësisht, kjo ndodhi ndërsa kamioni po iu afroninte një kthese. Benjamini u hutua nga puthja duke bërë që kamioni të dalë nga rruga e të përplaset me një pemë.

Benjamini ja arriti të mbijetonte, por Deminik vdiq në vendngjarje. Benjamini kishte konsumuar rreth 3 herë më shumë se sa konsumimi legal i alkolit. Pavarësisht lutjeve të tij, ai u burgos me dy vite dhe iu hoq patenta për 4 vjet.

Somnan Mhatre

India ka rreth 300 specie të gjarpërinjve dhe mbase me miliona gjarpërinjë që gjallojnë në këtë vend. Pasur parasyshë këto shifra, nuk përbën çudi fakti që indjanët i shohin gjarpërinjtë si instekte, apo si minj, dhe thjeshtë kur i hasin, i vrasin.

Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha në lidhje me ruajtjen e gjarpërinjve dhe bëri të ngrihen një sërë shoqatash për mbrojtjen e tyre, duke nxitur aktin e kapjes së gjarpërinjve dhe lëshimin e tyre larg vendbanimeve. Megjithëse ky akt është i admirueshëm, ka shkaktuar probleme të shumta.

Puthjet e Vdekjes në jetën Reale

Somnan Mhatre, ishte një djalosh 21-vjeçar nga Navi Mumbai dhe një shpëtimtarë gjarpërinjsh. Profili i tij i facebook ishte i mbushur me foto të tij duke pozuar me gjarpërinj. Fatkeqësisht, ai vendosi një ditë të postojë një foto të tij duke puthur një gjarpër kobra.

Ndërsa e afroi gjarpërin në fytyrë, kobra iu hodh dhe e kafshoi. Vrapojë për në spital, por vdiq tre ditë më vonë. Sipas një herpetologu indjan, kjo ishte vdekja e 30 në 12 vjet e shpëtimtarëve të gjarpërinjve.

Julio Masias Gonzales

Në gusht të vitit 2016, 17-vjeçari Julio nisi befasisht të dridhej ndërsa po drekonte me familjen e tij në Iztapalapa, Meksiko Siti. U thirrën menjëherë mjekët, por Julio u deklarua i vdekur.

Puthjet e Vdekjes në jetën Reale

Përpara se të vdiste, Gonzales kishte një shenjë në qafë (të thithur), të cilën ia kishte shkaktuar e dashura e tij 24 vjeçare. Shenjat e shkaktuara nga e thithura krijojnë mjaftueshëm presion për të shpërthyer venat e gjakut. Megjithëse kjo gjë zakonisht nuk është e dëmshme, në rastin e Julios shkaktoi mpiksje gjaku. Mbiksja i shkoi në tru, gjë që i shkaktoi goditje në tru dhe vdekjen e menjëhershme.

Miriam Durce

Në tetor të vitit 2012, 20 vjeçarja Miriam Durce ndodhej në një festë në Montreal me të dashurin e saj. Përpara se të binin në shtrat u puthën, por Miriam nisi befasisht të kishte vështirësi në frymëmarrje. I dashuri i saj kishte ngrënë sanduiç me gjalp kikiriku dhe nuk i kishte larë dhëmbët. Nuk e dinte që Miriami kishte alergji të madhe ndaj kikirikëve.

Puthjet e Vdekjes në jetën Reale

Miriami u dërgua menjëherë me ambulancë në spital. Megjithëse ambulanca arriti pas 8 minutash, Miriami vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit në tru./Oculus News

Previous Post Next Post