Përse njerëzit japin Këshilla të Pakërkuara

Përse njerëzit japin Këshilla të Pakërkuara

 Këshillat e pakërkuara apo ndryshe këshillat vullnetare, shumë njerëz nuk i dëshirojnë, por nga ana tjetër qëllon shpesh të jemi të detyruar t'i pranojmë. 

Cilët persona janë të prirur të japin këshilla të pakërkuara? Ata njerëz apo personalitete që njihen si ligjërues apo "alfa" janë këshillë-dhënësit më të zakonshëm. Në vijim të artikullit do mundohemi të nxjerrim në pah disa faktorë që shpjegojnë se përse këto meshkuj dhe femra japim kaq shpesh këshilla mbi mënyrën se si të tjerët duhet të jetojnë.

Njerëzit që japin këshilla të pakërkuara janë të sertë në mënyrën se si i qasen jetës

Në termat e mënyrës së tyre të të menduarit, këta këshillë-dhënës janë të prirur të jenë të ngurtë në dijet e tyre. Besojnë se kanë të drejtë, dhe kur i afrohen problemit, e kanë të vështirë ta shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme. Janë absolutist në mënyrën e tyre të të menduarit, janë të prirur t'i percektojnë gjërat bardhë e zi.

Janë të prirur të kenë një sens madhështie për veten dhe perceptimeve të kompetencave të tyre

Në termat e stilit të personalitetit të tyre, këta këshillë-dhënës priren të jenë madhështorë, besojnë se janë më inteligjent, special dhe më të ndjeshën se të tjerët. Këta njerëz nuk do ta jepnin një këshillë nëse nuk janë të bindur që reagimet e të tjerëve nga këshilla e tyre do jetë optimale apo superiore. Janë të prirur të veprojnë në jetën e përditshme me mendësinë se bota do të ishte më e mirë nëse të gjitha vendimet do t'i ndërmerrnin ata. Në fakt në këtë perspektivë mungon përulësia dhe mendjehollësia. Njerëzit presin nga ta diçka bazike: që të kuptojnë se pa bërë gabime, nuk mund të mësojmë dhe ndryshojmë sjelljen tonë më vonë.

Udhëhiqen nga shtrëngimi dhe jo nga dijet dhe analiza e vetvetes

Nëse njihni një njeri të tillë do e kuptoni shpejt që ky person nuk mund të ndalojë dot nga të dhënit e këshillave. Në thellb, ndjehen të detyruar për t'i dhënë. Ajo që është interesante në këtë mes është fakti se pavarësisht se duken shumë të sigurtë dhe me vetëbesim në sipërfaqe, në një njëjtën kohë karakterizohen nga një mungesë e theksuar e analizimit të vetvetes. Këta njerëz nuk arrijnë të shohin se si veprimet e tyre ndikojnë tek të tjerët, dhe nuk pushojnë kurrë së reflektuari në motivimet e tyre për të dhënë këshilla të pakërkuara.

Kërkojnë një sens kontrolli dhe rendi

Këta njerëz i japin këshillat e pakërkuara jo sepse janë përkujdesës për të tjerët, por sepse të dhënit e këshillave u jep atyre një sens kontrolli dhe rregulli. Këto lloj këshillë-dhënësish kanë probleme me zgjidhjen e problemeve dhe orientimin, i cili mund të jetë dobiprurës kur aplikohet në jetën e tyre. Kur dikush ndan një situatë të vështirë apo të mërzitshme me ta, këta njerëz ndihen të detyruar të shkruajnë një letër me një sërë porosishë në atë se çfarë duhet të bëjë personi i prekur që të ndihet në rregull dhe gjërat të shkojnë mirë.

Arsyeja se përse shumë njerëz nuk i marrin këshillat e pakërkuara lidhet me pavarësinë dhe mosbindjen

Të rriturit kanë shpenzuar shumë vite duke dëgjuar prindërit, mësuesit, të rriturit etj. Me fjalë të tjera, vjen një çast kur shumica e të rriturve lodhen duke dëgjuar të tjerët për atë se çfarë duhet të bëjnë, edhe nëse këto këshilla janë tepër të dobishme për ta dhe pa to do mund të gabonin. Ky fakt mund të ilustrohet me një citim të famshëm të filozofit Zhan-Zhak Ruso tek "Kontrata Shoqërore": Njeriu lind i lirë, dhe kudo që të shkojë, do jetë i lidhur me zinxhirë." Mbase janë pikërisht këto zinxhirë që i bëjnë njerëzit të refuzojnë këto këshilla të pakërkuara. Njerëzit e rritur kërkojnë më shumë një sens pavarësie dhe lirie./Oculus News
Previous Post Next Post