Përse kaq shumë njerëz të Palumtur?

femër në dritare të lagur

 Problemi është se shumë nga gjërat që përcaktojnë lumturinë janë jashtë kontrollit tonë. Disa nga ne janë gjenetikisht të predispozuar ta shohin botën përmes ngjyrave, të tjerë kanë një qasje negative ndaj botës. Gjërat e këqija na ndodhin, neve dhe botës. Njerëzit mund të jenë të ashpër dhe punët të mërzitshme.

Por gjithsesi kemi kontroll mbi mënyrën se si të shpenzojmë kohën e lirë. Kjo është një arsye se përse është e dobishme të pyesim se cilat aktivitete lidhen me lumturinë.

Në një analizë të 1 milion amerikanëve, studiuesit vëzhguan se si fëmijët e shpenzonin kohën e lirë dhe se cilat aktivitete u lidhnin me lumturinë, dhe cilat nuk kishin lidhje me të.

Studiuesit donin të shihnin nëse ndryshimet e mënyrës se si fëmijët e shpenzojnë kohën e lirë mund të shpjegojë rënjen befasuese të lumturisë pas vitit 2012, dhe ndoshta rënjen e nivelit të lumturisë të të rriturve që nga vitin 2000, siç shkruan Science Today.

Një shkak i mundshëm

Studimi analizojë të dhëna nga pyetësorët kombëtarë të nxënësve të klasave 8. 9, 10, 11 dhe 12, që nga viti 1991.

Çdo vit, fëmijëve iu kërkua të raportonin për lumturinë e tyre të përgjithshme dhe mënyrën se si e shpenzojnë kohën. Fëmijët që shpenzonin më shumë kohë duke takuar miqtë e tyre, që u ushtronin fizikisht, që lexonin apo bënin detyrat e shtëpisë, ishin më të lumtur. Ndërsa fëmijët që shpenzonin më shumë kohë në internet, duke lojtur lojëra në komjutër dhe në media sociale, duke dërguar mesazhe apo bërë postime, duke parë video në internet, ishin më pak të lumtur.

Me fjalë të tjera, çdo aktivitet që nuk lidhet me ndonjë ekran, lidhet me më shumë lumturi; çdo aktivitet që lidhej me të paktën një ekran, lidhet me më pak lumturi. Ndryshimet ishin të konsiderueshme: fëmijët që shpenzonin më shumë se 5 orë në ditë në internet, ishin dy herë më shumë të prirur të ishin të palumtur se ata që shpenzonin më pak se një orë në internet.

Në një tjetër eksperiment, njerëzit që pranuan të hiqnin dorë nga Facebook për një javë, rezultuan më të lumtur gjatë kësaj kohe, u ndjenin më pak të vetmuar dhe më pak të depresionuar se ata që vazhuan ta përdorin Facebook-un. Në një tjetër studim, disa të rritur që hoqën dorë nga Facebook-u për të mbajtur vendin e punës, rezultuan çuditërisht më të lumtur.

Jo vetëm fëmijët

Këto lidhje mes kohës së shpenzuar dhe lumturisë nuk kanë të bëjnë vetëm me fëmijët. Koha e shpenzuar në internet është dyfishuar gjatë harkut kohorë 2006-2016, dhe 82% e nxënësve të klasës së 12 përdorin mediat sociale çdo ditë.

Një trend të ngjashëm mund të ndodhë edhe me të rriturit. Një studim i mëparshëm gjeti se të rriturit mbi moshën 30-vjeçare, ishin më pak të lumtur se sa 15 vjet më parë, dhe se të rriturit kryenin më rrallë marrëdhënje seksuale. Mund të ketë shumë arsye për këto trende, por të rriturit po shpenzojnë më shumë kohë në internet, se sa duhet. Kjo do të thotë më pak kohë ranë njëri-thjetrit, përfshirë partnerët seksual.

Edhe pabarazia në të ardhura mund të luajë një rol, kryesisht për të rriturit. Por nëse është kështu, duhet të prisnim që në SHBA niveli i lumturisë duhet të binte vazhdimisht që nga vitet '80, kur nisi edhe pabarazia në të ardhura. Kjo nuk ndodhi, por lumturia nisi të bie rreth viteve 2000 për të rriturit dhe rreth viteve 2012 për fëmijët./Oculus News
Previous Post Next Post