Mënyrat që i bëjnë njerëzit të na Besojnë

Mënyrat për të bërë njerëzit të na Besojnë

"Besimi është 'ngjitësi' i jetës. Është përbërësi më thelbësorë në komunikimin efektiv. Është një princip bazik që mban marrëdhënjet." - Stefen Kovej

Besimi është çelësi. Që nga marrëdhënjet me familjen, me miqtë, kolegët dhe partnerët romantik, besimi është i epërm. Të fituarit e besimit të dikujt mund të jetë e vështirë, edhe nëse në pëegjithësi jemi të prirur të jemi njerëz të besueshëm.

Nga ana tjetër të gjithë e dimë se sa e vështirë është që të kemi besim tek njerëzit që nuk i njohim mirë. Si të saponjohurit, kolegët apo të huajt. Duke ndryshuar sjelljen në disa detaje të vogla, do jemi në gjendje që të provojmë në mënyrë jo verbale se sa të besueshëm së brendshmi për të tjerët.

Shprehni ndjeshmërinë përmes keqardhjes

Shfajësimi për gjërat që janë përtej kontrollit tuaj, si një ditë me shi apo turma në autobuz, mund të tregojë se ju ndjeni për situatën e dikujt tjetër, edhe nëse ju nuk jeni personi që e keni shkaktuar problemin. Këto quhen "keqardhje sipërfaqësore", të cilat në thelb janë të "panevojshme". Nëse dikush po kalon një ditë të keqe, duke i thënë thjeshtë "më vjen keq", kjo mund të shprehë njëkohësisht shqetësim dhe empati, duke rritur gjithashtu besimin e personave të tjerë. Në një studim ku një i huaj i kërkon një tjetër personi që të bëjë një telefonatë me celularin e tij, suksesi ishte më i madh kur i huaji ofronte keqardhje sipërfaqësore.

Imitimi i gjuhës së trupit

Nëse imitoni gjuhën e trupit të dikujt ndërsa bashkëbisedoni, kjo është shenjë e mirë që jeni në rrugën e duhur për të fituar besimin e personit. Studimet tregojnë se imitimi i gjuhës së trupit të një personi tjetër mund të ndihmojë në rritjen e ndjenjës së besimit tek ky person, pa qenë i ndërgjegjshëm që po kopjohet. Kjo është tejet e mirë për bashkëbisedimet dhe zgjidhjen e debateve ndërpersonale.


Nëse kopjoni çdo gjest të personit tjetër, kjo mund të duket pakasa e çuditshme! Thjeshtë lejojeni trupin që t'i ndjekë ata në mënyrë natyrale, dhe do habiteni se sa të hapur dhe të besueshëm do të bëhen.

Pranoni pak shqetësim

Aftësia për të menaxhuar shetësimin me hijeshi dhe të qenit të aftë për ta pranuar atë, tregon se keni një trajtë të pranueshme kur vjen fjala për të përcaktuar nëse dikush është i besueshëm. Një studim ku një burrë reagoi në mënyrë perfekte ndaj një testi duke u shqetësuar, bëri që njerëzit që e panë të ishin më të prirur të kenë besim tek ai. Pranimi i shqetësimit tregon që dikush është më i prirur të jetë shoqërorë, gjë që bën pashmangshmërisht që të tjerët të duan ta identifikojnë veten me këtë person. Gjithkush shqetësohet paksa, dhe të mos pasurit frikë për të terguar shqetësimin mund t'i bëjë të tjerët më të prirur për ta ndjekur, duke e bërë atë më të çliruar dhe të besueshëm.

Mirëseradhja bie erë

Ajo që bie erë të mirë për disa njerëz mund të vijë erë tjetër për të tjerë. Por shkenca ka treguar që mënyra se si nuhasim, mund të ketë një ndikim të madh mbi faktin nëse njerëzit janë apo jo të prirur të na besojnë. Trumza ka një erë që konsiderohet më mirëseardhëse se erërat e tjera, sepse ka një efekt qetësues kur nuhatet nga të tjerët. Ndërsa mentja mund të jetë më stimuluese, e cila më shumë i alarmon të tjerët se sa i qetëson. Nëse dëshironi të dukeni më të besueshëm, një larje me shambo me erë trumze apo larje rrobash me detergjentë me të tillë erë, mund t'ju ndihmojë të arrini qëllimin.

Të pasurit e miqve të përbashkët

Njerëzit janë më të prirur tu besojnë të tjerëve kur kanë të njëjtët miq. Ky fenomen quhet "mbyllja triadike", që do të thotë se dy njerëz që kanë një të tretë të përbashkët, janë më të prirur të bëhen të afërt. Në një studim të bërë në mediat sociale, njerëzit ishin më të prirur të pranonin ftesat për miqësi të atyre njerëzve që kishin miq të përbashkët. Në fakt, mbi 80% e njerëzve pranuan ftesat kur panë që kishin 11 apo më shumë miq të përbashkët./Oculus News

Mënyrat që i bëjnë njerëzit të na Besojnë Mënyrat që i bëjnë njerëzit të na Besojnë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/07/2018 01:52:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.