Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdorin Flokët

Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdornin Flokët

  Zakonisht kur presim flokët i hedhim në plehëra dhe nuk i shohim më. Por disa njerëz kanë gjetur mënyra të çuditshme për t'i përdorur flokët për qëllime të caktuara.

Disa nga këto metoda janë praktike dhe dobiprurëse, por të tjera metoda mund të konsiderohen vërtetë të çmendura.

Karrige prej floku

Flokët e njeriut kanë fibra më të forta se leshi i xhamit, në këtë sens dikush gjeti një mënyrë për ta përdorur këtë fortësi për të krijuar objekte funksionale. Roland Tomson, ish-parukier i njerëzve të famshëm të ShBA-ve, krijojë karrigen "Stileto", e përbërë kryesisht nga flokë njerëzish.

Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdornin Flokët

Kjo karrige është e përbërë nga rreth 2 kilogram flokë. Tomsoni beson se kjo alternativë e leshit të xhamit mund të përdoret në produkte të tjerë konsumi, si këpucë apo rroba. "Është një material që nuk depërton ujin, nuk gërryet dhe mbi të gjitha është konkurrues me produkte të tjera të forta." pat thënë Tomsoni në një intervistë.

Temjan

Nëse keni nuhatur ndonjëherë flokë të djegura, atëherë e kuptoni që nuk është erë e këndshme. Sidoqoftë, njerëzit në Indinë e lashtë e përdornin flokun në funksionin e temjanit.

Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdorin Flokët

Për të kënaqur djajt dhe shpirtërat, ata digjnin flokë njerëzish të përzier me xhinxher dhe bimë aromatike për të gjeneruar një aromë të pranueshme. E kryenin këtë akt kur shpirtërat bënin diçka që indjanët e lashtë nuk pëlqenin.

Instrumente muzikore

Një instrument muzikore i quajtur "gigin", i bëra me flokë gjendet në fisin magian, një fis indigjen në ishullin e Mindoros të Filipineve. Gigin është një violinë me tre tela prej flokësh njeriu.

Ky instrument përdoret prej një mashkulli që i vjen rrotull një femre. Luan me këtë instrument për të sinjalizuar se ka mbërritur tek shtëpia e femrës.

Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdorin Flokët

Tadas Masksimovas, është një artist eksperimental që lejon një instrument të përdorë flokët e tij të kokës. I përdor flokët e tij për të bërë një instrument eksperimental për të performuar eksperimentin e "muzikës së flokëve".

I lidh flokët e tij me violinën duke i tendosur, dhe në këtë mënyrë muzikanti Eimantas Belikas rrëshqet harkun e violinës mbi flokët e tendosura të Tadas.


Kontrolli i kafshëve

Flokët e njeriut janë përdorur prej shekujsh për të kontrolluar kafshët në SHBA, Indi dhe Kinë. Jo vetëm që flokët funksionojnë si një fertilizues, por mund të mbajnë larg edhe kafshët. Mund të mbajnë larg kërminjtë, drerët, lepujt dhe ketrat. Mund të lidhni napa me flokë të palarëa dhe t'i vendosni pranë apo pranë kopshtit të shtëpisë për të mbajtur larg edhe kafshë të tjera.

Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdorin Flokët

Flokët që përdoren për të mbajtur larg kafshët e humbasin erën brenda dy javësh dhe duhen zëvendësuar vazhdimisht. Thuhet se po të përieni leshin e maces apo qenit me flokët e njeriut, do të jetë edhe më efektive. Nëse po shihni për një mënyrë më të thjeshtë dhe dobiprurëse ekonomikisht për të mbajtur larg kafshët, shihni mundësinë e përdorimit të flokëve.

Bizhuteri

Viktorianët i vajtonin të vdekurit në një mënyrë unike. Krijonin bizhuteri nga flokët e kushërinjve të vdekur. Kur mbretëreshës Viktoria i vdiq burri, princi Albert, ajo vendosi si gjerdan në qafën e saj flokët e tij. Bizhuteri prej flokësh, diçka që mund të tingëllojë e çmendur sot, por dikur konsiderohej sentimentale dhe e modës.

Mënyrat e "çmendura" se si njerëzit përdorin Flokët

Bizhuteritë me flokë tregonin lidhjen e dikut me dikë që ka vdekur. Përdorej gjithashtu për të treguar lidhjen me një person që jeton, qoftë ky mik, fëmijë apo partner.

Shumë prototipe bizhuterishë mund të gjenden edhe sot e kësaj dite në muzeun e flokëve të Misurit, ShBA./Oculus News
Previous Post Next Post