Çfarë thotë forma e gishtit tregues për Personalitetin njerëzorë

  Shkenca e formave është e lashtë sa vetë historia, në Egjiptin e lashtë faraonët zgjidhnin rojet e tyre personale bazuar në forma të caktura trupore; në Romën e lashtë gjeneralët i zgjidhnin bashkëpunëtorët e afërt të tyre nga tipare të veçanta të duarve. 

Edhe në kohët moderne shkenca e formave trupore është e njohur, forma të caktuara trupore përcaktojnë apo i japin përgjigje një sërë problemeve apo sëmundjeve shëndetësore. Në këtë kontekst po paraqesim në vijim tiparet bazike të karakterit njerëzorë bazuar në formën e gishtit tregues. Të dhënat janë përftuar nga një përvojë gjerë statistikore në lidhje me format e ndryshme të gishtit tergues.

Kur gishti juaj i përafrohet formës së fotos A

Nuk jeni person i hapur dhe nuk i ndani ndjenjat lehtë. Jeni të prirur të shpërtheni melankolikisht dhe dëshironi të dukeni shumë më të fortë dhe më të pavarur nga sa jeni me të vërtetë. Jeni një person emocional dhe kur lidheni me dikë ndjeheni shumë mirë. Jeni kundër  gënjeshtrave, hipokrizisë dhe pandershmërisë, sepse jeni shumë të ndershëm. Nuk ju pëlqen të tregoni emocionet dhe e paraqisni veten si të ftohtë dhe të fortë. Të tjerëve u dukeni disi të çuditshëm dhe arrogantë. Nuk toleroni shumë. Keni zemër të madhe dhe ju pëlqen të ndihmoni të tjerët. Do realizoni çdo detyrë që ju jepet edhe nëse nuk ju pëlqen. Gëzoheni dhe qeshni me çdo gjë dhe gjithçka për aq kohë sa jeni në gjendje të mirë me humorin, edhe nëse nuk është aq qesharake. Shprehjet tuaja zbulojnë të gjitha mendimet që keni. Jeni përgjithësisht të ftohtë me njerëz të cilët nuk jeni të afërt, por nga ana tjetër jeni tepër emocional me miqtë dhe familjen tuaj.

Kur gishti juaj i përafrohet formës së fotos B

Ju jeni shumë të përkushtuar dhe besnikë. Nëse filloni të bini në dashuri me dikë, ju do t’u jepni atyre vëmendjen tuaj të plotë dhe gjithmonë do të mendoni rreth tyre. Thellë nën mbulesën tuaj ju jeni një shpirt shumë i ndjeshëm edhe pse ndonjëherë nuk mund të duket kështu. Shpesh njerëzit marrin ide të gabuara për ju.Ju jeni shumë të përkushtuar, sapo të vendosni mendjen për diçka, ju do të bëni të pamundurën për ta përfunduar atë deri në fund. Keni frikë nga lëndimet e çfarëdolloji. Veproni sikur jeni krejtësisht këndshëm, edhe pse në të vërtetë ndjeheni totalisht ndryshe. Arrini të qëndroni të qetë edhe kur nuk ndiheni rehat me diçka.

Kur gishti juaj i përafrohet formës së fotos C

Kjo formë e gishtit siç shquhet edhe në foton C ndryshon nga të parat. Personat që kanë gishta të tillë nuk u pëlqejnë sfidat dhe tepër rrallë mund të largohen nga zona e komformitetit të tyre. Dinë të respektojnë mendimet e të tjerëve por nuk dinë të aktrojnë nëse diçka nuk u pëlqen. Jeni tepër të ndjeshëm dhe mendoheni shumë përara se të lëndoni dikë./Oculus News
Çfarë thotë forma e gishtit tregues për Personalitetin njerëzorë Çfarë thotë forma e gishtit tregues për Personalitetin njerëzorë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/02/2018 09:53:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.