Arsyet, përse disa njerëz nuk mësojnë nga Gabimet që bëjnë

Burrë i ulur duke shkruar

 Njerëzit e rritur që kanë kaluar situata stresante në fëmijërinë e tyre e kanë të vështirë të arsyetojnë dhe ndjejnë situatat e rrezikshme që po u afrohen, sugjeron një studim i ri.

Si rezultat, problemet shëndetësore, ato financiare dhe legale janë më të vështira për t'u identifukuar nga njerëzit e keqtrajtuar në fëmijëri.

Kur fati i keq goded, njerëzit që kanë pasur një fëmijëri stresante, e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Profesori Seth Pollak, udhëheqës i studimi, thotë: "Kjo mund të lidhet me faktin se truri i tyre nuk e përpunon mirë informacionin i cili u tregon se janë në rrugën e gabuar, se ky nuk është hapi i duhur që duhet ndërmarrë."

Për të kryer studimin u përzgjodhën 20 të rritur, ku gjysma prej tyre kishin kaluar një fëmijëri stresante, të gjithëve iu dhanë të plotësonin një sërë testesh që u lidhnin me rrezikun dhe shpërblimin.

Studimi tregoi që personat që ishin keqtrajtuar deri rreth moshës 18 vjeç, e kishin tepër të vështirë të mësonin nga gabimet e tyre, dhe të kuptonin se humbja po afrohej.

Ndërmorën sërish dhe sërish të njëjtat vendime kur binte fjala për të matur rrezikun ndaj shpërblimit.

"Kjo nuk lidhet me faktin që ata nuk dinë të bëjnë matematikë, por se po bënin sërish dhe sërish të njëjtat gabime. Nuk pamë që këta njerëz t'u zhvillonin me kalimin e kohës. Mund të mendosh që këta njerëz nuk e kuptojnë thelbin apo se si funksionon. Por njerëzit e stresuar në fëmijëri, qoftë edhe pas disa provash, nuk e përdornin "fidbekun" negativ për të përmirësuar sjelljen e tyre." thotë Prof. Pollak.

Skanimi i truri të tyre tregojë se ekzistonte një aktivitet i ulët në ato zona të trurit që u lidhnin me humbjen, ndërsa po u mendonin për zgjedhjen e tyre.

"Dhe më pas, kur të humbasin, do shohim aktivitet më të lartë në atë pjesë të trurit që lidhet me shpërblimin, diçka kjo që ka kuptim.

Nëse nuk e ke kuptuar që je duke humbur, do të shokohesh kur në fund do shohësh që nuk ke fituar." thotë më tej Pollak.

Rasmus Birn, autori i parë i studimit thotë se ata donin që ta zgjeronin këtë studim: Tani që kemi këtë gjetje, mund ta përdorim për të na udhëzuar për të parë rrjete specifike në tru që janë aktiv dhe funksionalisht të lidhura. Mund të zbulojmë që stresi i fëmijërisë e rimodelon mënyrën se si ndodh komunikimi."/Oculus News

Previous Post Next Post