Të qëndrojmë të Motivuar gjithmonë duke rrënjosur vetëm një Zakon

Të qëndrojmë të Motivuar gjithmonë duke rrënjosur vetëm një Zakon

 Sigurisht që e kemi përjetuer të gjihtë: Zgjohesh në mëngjes dhe nuk të bëhet të ngrihesh nga shtrati. Nuk është se je i lodhur, apo ke pirë shumë alkol natën e shkuar. Thjeshtë dita që të pret nuk të duket shumë joshëse. Nis dhe reflekton duke qëndruar në shtrat: Bën gjithçka që duhet të bësh. Puna që bën është interesante, marrëdhënjet janë të paprekura dhe të përmbushura, je mrekullueshëm me shëndet. Në këto kushte, logjikisht duhet të çohesh nga krevati e të ngjitësh malet. Por ja ku je, sërish në shtrat me frikën për të larë dhëmbët. Është paksa depresionuese, apo jo? Mund të mendosh se "asnjëri nuk është i motivuar gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë duhet të jesh i disiplinuar." 

Në fakt nuk mund të jesh çdo sekond të jetës i motivuar. Por mund ta përjetosh motivimin më mirë se të tjerët duke përdorur dhe rrënjosur një zakon të mirë.

Si po e vret në mënyrë të pandërgjegjshme motivimin tënd

Nëse motivoheni rrallë, do të thotë se jeni të mirë në "vrasjen" e motivimit tuaj. Ka të ngjarë të praktikosh një sjellje të njëjtë përditë për disa vite rresht, e cila ju pengon nga të qenit të motivuar. Kjo sjellje nis në shkollë. Na kanë dhënë detyra shtëpie, dhe pyetja e parë që i bënim vetes ishte "si do t'i bëj detyrat." Më pas në universitet, provimet po afrohen, pyesim se "si do të mësoj për provimet?" Është një sjellje e të menduarit në termat e "në ç'mënyrë?" Rezultatet e kësaj "në ç'mënyre?" në jetë na bën që të bëhemi shumë eficient në përmbushjen e detyrave. Studentë të mirë. Punëtorë të shpejtë. Por sërish jeni aq shumë të zënë me këtë "në ç'mënyrën", sa që nuk e marrim mundimin të bëjmë një hap prapa e të pyesim "Përse, por bëjmë këtë që po bëjmë?" Si rezultat, motivimi ynë vuan.

Si të qëndrojmë të motivuar vazhdimisht duke rrënjosur një zakon të vetëm

Duhet të dimë se "PËRSE" po bëjmë diçka për të qenë të motivuar. Përse do ta bëj detyrën e shtëpisë, përse të lexoj për provimet, përse të shkoj në punë? Sepse një PËRSE e fortë qartëson në mendje se përse një detyrë është e rëndësishme në kuadrin e përgjithshëm të jetës tënde. Kështu që për të qenë të motivuar vazhdimisht, duhet të rilidheni vazhdimisht me atë se "përse po bëni diçka". Në vend që t'i kryeni detyrat e përditshme me pyetjen "në ç'mënyrë?" mund ta bëj që ta bëj më mirë, mësohuni me këtë zakon: Mendoni në fillim se "PËRSE", dhe pastaj "NË ÇMËNYRË" do ta kryej diçka të caktuar. Nëse zgjoheni dhe ndiheni të pamotivuar, mos e shihni ditarin dhe të filloni të mendoni "NË ÇMËNYRË" do ta bëj këtë apo atë gjë, ky është hapi i dytë i mendësisë që duhet rrënjosur për të qëndruar gjithmonë të motivuar. Kështu që niseni ditën me hapin e parë të të menduarit, "PËRSE DUHET TA BËJ", dhe fiksoni një listë të arsyejeve në mendje se përse duhet të bëni atë që duhet të bëni, pa lëvizur nga shtrati. Çelësi këtu është që të ngulitësh në mendje se përse ajo që do bësh është e rëndësishme për ty. Jo se është e rëndësishme në përgjithësi, apo tek dikush tjetër, por vetëm për TY. Pra, përse ekziston çdo detyrë që duhet të bësh në listën tënde ditore, përse e meriton që të marrë kohë nga jeta jote?

Rezultatet e pritura nga ky zakon

Nëse praktikoni mendësinë e "PËRSESË" në fillim dhe pastaj "NË Ç'MËNYRË", mund të prisni dy rezultate të mëdha.

- Do jeni më të shpejtë në reflektimin e arsyes se përse po bëni diçka, dhe si rezultat motivimi do jetë i fortë në mënyrë konstante.

- Do të bëheni krejt të ndërgjegjshëm të aktiviteteve që nuk i shërbejnë ndonjë qëllimi në jetën tënde, duke i eliminuar ato në mënyrë konstante.

Sigurisht që mund të jetë e vështirë për të menduar rreth arsyes për të bërë diçka. Por pas disa kohësh praktikë, kjo do bëhet pjesë organike e jetës tënde, dhe pas disa muajsh kur të shihni pas, do habiteni se sa shumë të motivuar vazhdoni të jeni./Oculus News

Previous Post Next Post