Shenjat që parashikojnë Divorcin

çift i divorcuar me dy fëmijë

  Martesat e shëndetshme ndikojnë pozitivisht në mirëqenien mendore dhe fizike. Janë të mira për rritjen e fëmijëve, duke bërë të rriten në një shtëpi të lumtur, e cila i mbron nga problemet mendore, fizike, arsimore dhe sociale. 

Por sidoqoftë, rreth 50% e çifteve të martuara në SHBA dhe 30% e çifteve të martuara në Shqipëri përfundojnë në divorc.


Në vijim po paraqiten disa të dhëna bazuar në studime mbi faktorët që ndikojnë në divorc.

Janë shumë të rinj

Ndërsa bashkëjetesa mund të mos ndikojë në vendimin për divorc, studimet tregojnë se mosha ndiokn në këtë gjë. Sipas statistikave në SHBA, 12 përqind e personave të moshës 30 vjeçare kanë pasur të paktën një divorc. Grafikisht, njerëzit që martohen në moshën 20 apo 25 vjeçare përjetojnë një divorc pas 2 ose 3 vjetësh.

Jo stabiliteti emocional

Neuroticizmi, ose ndryshe tendenca për t'u djerë negativisht për një kohë të gjatë ndikon në divorc. Tendenca për të mbi-mbrojtur shpesh manifestohet në kontrollin e sjelljes. Për më tepër, trajtat neurotike janë të zakonshme tek njerëzit me çrregullime depresive dhe të ankthit, diçka që mund të ndikojë qëndrueshmërinë afatgjatë të martesës.

Varjablet demografike

Statistikat e divorceve lidhen me një sërë varjablash demografik, përfshirë nivelin arsimorë dhe të shkuarën.

Individët që identifikohen me një fe dhe ata me arsim të lartë janë të prirur të kenë martesë të qëndrueshme dhe më të gjatë.

Gjenet

Studimet tregojnë vazhdimisht që individët që janë më të prirur të divorcohen, janë ata që diçka e tillë u ka ndodhur në familje. Më specifiisht, fëmijët me prindër të divorcuar janë më të ekspozuar ndaj divorcit kur të rriten.

Në këtë sens shumë psikologë besojnë se këtu kemi të bëjmë me gjenet.

Tradhtia

Tradhtia bashkshortore ndikon në besimin mes bashkshortëve. Ato martesa ku një partner tradhton, janë më të prirura të përfundojnë. Ndërsa çiftet që vendosin të qëndrojnë bashkë shpesh përjetojnë cilësi të dobët të marrëdhënjes.

Në një studim 17 vjeçarë të publikuar në The Journal of Social and Personal Relationships, studiuesit analizuan të dhënat në SHBA-ve për 2033 persona të martuar. Rezultatet treguan se ata persona që arritën rezultat të lartë në testimet në atë se sa të prirur janë për tu divorcuar, ishin më të prirur që të raportonin një tradhti më vonë gjatë studimit./Oculus News

Shenjat që parashikojnë Divorcin Shenjat që parashikojnë Divorcin Reviewed by Marion Mardodaj on 12/09/2017 05:40:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.