Njerëzit e Depresionuar janë më të saktë në perceptimin e Realitetit

Grua nën depresion

 Njerëzit që karakterizohen nga depresioni i moderuar i nënvlerësojnë talentet që kanë. Një studim i universitetit "Hertfordshire" tregon se si njerëzit e me depresion të moderuar janë më të kujdessëm se të tjerët kur vjen puna për vlerësimin e kohës.

Njerëzit e depresionuar lehtë duket se i shtrembërojnë shpesh faktet dhe e shohin jetën më negativisht se njerëzit jo të depresionuar. Disa nga simptomat kryesore të depresionit janë ndjenja e të qenit të paaftë, ndjenja e pashpresë dhe të qenit jashtë kontrollit të vetvetes. Për këta njerëz duket se koha kalon më me ngadalë, dhe shpesh do përdorin fraza si "koha përbën një pengesë", për të përshkruar përvojat dhe jetën e tyre. Sidoqoftë, shpesh njerëzit e depresionuar lehtë kanë një perceptim më të kujdesshëm të realitetit se sa familja dhe miqtë e tyre të lumtur, të cilët zakonisht e shohin jetën me "zyzet e ngjyrave", dhe shpresojnë për më të mirën.

Profesoresha Diana Kornbrot, profesoreshë e kërkimit të psikologjisë matematike në universitetin Hertfordshire, thotë: rezultatet e studimit tonë gjetën se njerëzit e depresionuar janë më të kujdessëm kur vjen puna për të vlerësuar kohën se jo të depresionuarit. Kjo mund të ndodhë për shkak se njerëzit me depresion të lehtë e fokusojnë vëmendjen e tyre tek koha dhe më pak tek ndikimet e jashtme, ndaj kanë mendime të qarta - një fenomen që njihet si "realiteti depresiv".

Në këtë studim vullnetarët dhanë vlerësime verbale të harkut kohorë të intervaleve të ndryshme mes 2 dhe 56 sekondave dhe gjeneruan kohën e tyre vetjake të intervaleve. Për njerëzit jo të depresionuar, vlerësimi verbal i intervalit ishte shumë i lartë; ndërsa gjenerimi i kohës së tyre vetjake në të njëjtin interval ishte shumë i ulët. Ndërsa njerëzit me depresion të moderuar ishin shumë të kujdesshëm në të dyja rastet, si në vlerësimin verbal të kohës, ashtu edhe në gjenerimin e kohës së trye vetjake.

Më tej Kornbrot thekson: "Gjetjet tona ndihmojnë të hedhim dritë mbi atë se si mund të trajtohen njerëzit me depresion të moderuar. Njerëzit me depresion të moderuar nxiten shpesh që ta kontrollojnë veten e tyre në raport me realitetin. Kështu që ndoshta kjo aftësi kohore e tyre mund të ndihmojë në trajtimin e tyre. Këto gjetje mund të lidhen gjithashtu me trajtimet e mendësisë së suksesshme për depresionin, me fokus të veçantë në inkurajimin e ndërgjegjes në çastin aktual./Oculus News
Previous Post Next Post