Ish-zyrtari Pentagonit flet për objektet e çuditshme që kanë thyer çdo ligj të njohur të aeronautikës


 Një ish-zyrtarë i Pentagonit që udhëhoqi një program qeveritarë në kërkimin e UFO-ve potencial tha të hënën se beson që ekzistojnë të dhëna që UFO-t kanë pasur kontakt me tokën.

"Besimi im personal është se ekzistojnë të dhëna shumë të qarta që nuk jemi të vetëm në tokë." tha Luis Elizondo në një intervistë të gazetarit Erin Burnet për CNN.

Nju Jork Taims dhe Politiko publikuan në fundjavë lajmin se programi për identifikimin e UFO-ve ka nisur me urdhrin e ish liderit të shumicës së Senatit Harri Reid, i cili ndihmoi në gjetjen e fondeve për këtë program, pasi kishte komunikuar me një mik që kishte një kompani avionësh dhe i kishte thënë se besonte në ekzistencën e alienëve.


"Elizondo tha për Nju Jork Taims se ai tha dorëheqjen nga Departamenti i Mbrojtjes në tetor duke protestuar mbi atë që ai e quan sekretin e madh që e rrethon opozitën e brendshme në lidhje me fondet për këtë program që përfundoi në vitin 2012.

Ish zyrtari i pentagonit tha për prestigjiozen amerikane se "janë identifikuar avionë 'anormalë' që duket se kanë hedhur poshtë ligjet e aeronautikës."

Elizondo tha të hënën se nuk po flet në emër të qeverisë, por la të kuptohet se ekzistojnë të thëna të pamohueshme, që e kanë penguar atë në zbardhjen e fakteve në lidhen me vizitën e mundshme të alienëve në tokë.

"Këto avionë - i quajmë avionë - shfaqin disa karakteristika që nuk i gjejmë në inventarin aeronautikës së SHBA-ve dhe të asnjë inventari tjetër që njohim." thotë Elizondo në lidhje me objektet fluturuese për të cilat ai kishte kërkuar.

Ai tha se programi kërkoi të identifikonte se çfarë është parë, qoftë përmes mjeteve apo raporeve të dëshmitarëve që kanë parë me sy, dhe më pas të "shquajmë dhe përcaktojmë nëse këto informacione janë një rrezik potencial për sigurinë kombëtare."/Oculus News

Previous Post Next Post