E qeshura si Ilaç shërues. Sa herë duhet të qeshim në ditë?

vajzë e bogël duke qeshur dhe përqafuar një lepur

  Mesatarja e të qeshurave të një fëmije 4 vjeçar është rreth 300 herë në një dite. Ndërsa e një 40-vjeçari, vetëm 4 herë në ditë, sipas statistikave.

Mbase 300 herë në ditë është shumë, por mendoni njëherë për një fëmijë të vogël që njihni.

E qeshura gjallëron dhe rinon

Në librin the "Anatomy of an Illness as Perceived by the Patient" (Anatomia e një sëmundjeje siç perceptuar nga pacienti), shkruar në vitin 1979, citohen një person që vuante nga artriti inflamator dhe pasi qeshi 10 minuta rresht ndërsa shihte një skeç humori, kjo gjë bëri që të mos ndjente më dhimbje dhe më pas bëri një gjumë të mirë për dy orë rresht.

Që atëherë studiuesit kanë provuar se e qeshura ul nivelet e hormoneve të stresit si kortizoli, dopamina dhe epinefrina. Dhe nga ana tjetër rrit nivelin e hormoneve të shëndetshme si endrofinat dhe antitrupat që luftojnë infeksionet. Përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut në zemër. Të gjitha këto bëjnë që të ndihenmi më të qetë, bëjnë që rezitenca ndaj sëmundjeve të rritet dhe ndihmojnë gjendjen e përgjithashme shpirtërore.

E qeshura ndryshon perspektivën tonë

Kur qeshim, jemi të prirur të ndihemi më shumë optimistë dhe pozitiv, më shpresues, optimistë dhe të angazhuar. Jemi shoqërorë, më tërheqës dhe më të gjallë.

E qeshura lidh njerëzit

Mendoni pak, nëse njerëzit rreth jush janë duke qeshur, gradualisht edhe ju do nisti të qeshni. Sigurisht, derisa e qeshura është "ngjitëse", e qeshura e dikujt tjetër do të të nxisë.

Mbase ka ardhur koha për të qeshur më shpesh. Provojeni pranë një fëmije për një të qeshur të mrekullueshme dhe shëndetshme./Oculus News

E qeshura si Ilaç shërues. Sa herë duhet të qeshim në ditë? E qeshura si Ilaç shërues. Sa herë duhet të qeshim në ditë? Reviewed by Marion Mardodaj on 12/17/2017 01:35:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.