Zgjidh një gërmë të lashtë dhe shih çfarë thotë për të Ardhmen Tënde

Zgjidh një gërmë të lashtë dhe shih çfarë thotë për të Ardhmen Tënde

 Gërmat e alfabetit të lashtë të gjuhëve gjermanike të cilat u adoptuan përpara alfabetit latin u përdornin për qëllime të ndryshme veç shkrimit. Njihet ndryshe si "alfabeti runik" apo "fuþark". 

Alfabeti i lashtë gjermanik ka pasur gjithmonë një kuptim profetik për ata që e kanë interpretuar në formën e magjisë. Thuhej që çdo gërmë e këtij alfabeti ka një kuptim të caktuar. Thuhet se zotët si Odin, u dërgonin ogure njerëzve që i përdorin. Në këtë sens po paraqesim një interpretim të thjeshtë bazuar në gërmën që do zgjidhni në foton lart. 


1. Kjo gërmë e lashtë parashikon siguri, stabilitet, prosperitet dhe pasuri të reja. Ju thotë se ka ardhur koha për të korrur frutat e të gjithë punës suaj të vështirë. Nuk nënkupton vetëm objektet materiale, por edhe ato shpirtërore. Do të vini me një kuptim të ri dhe të rëndësishëm në jetën tuaj duke gjetur dashurinë e rilindur.

2. Kjo gërmë nënkupton shpejtësinë, ndryshimin dhe vullnetin. Nëse nuk kanë nisur ndryshime të mëdha në jetën tuaj, janë në rrugë e sipër. Nuk ka vend për t'u shqetësuar, thjeshtë mësoni ta jetoni jetën me këtë shpejtësi të pabesueshme. Do ta shijoni, dashuroni horizontet e reja, vendet, përvojat dhe mundësitë e reja.

3. Kjo gërmë parashikon suksesin, fuqinë dhe jetën e shëndetshme. Nëse e keni zgjedhur, do të thotë se ëndërrat tuaja të vjetëra po nisin të marrin jetë, po ndodh një progres shpirtërorë dhe emocional, dhe mbi të gjitha do zbuloni se keni pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre kohëve të vështira.

4. Duke zgjedhur këtë gërmë të lashtë do të thotë se do ndesheni apo po ndesheni me probleme, por në të njëjtën kohë po përjetoni mbrojtjen e fuqive nga lart. Po, do të ketë një stuhi në jetën tuaj, por varka juaj e vogël nuk do ta përfillë dhe do triumfojë me çdo kusht.

5. Kjo gërmë e fuqishme dhe magjike tregon të dhuruarit, dhe mund të jesh në të njëjtën kohë një dhurues dhe një marrës. Ka të bëjë gjithashtu me ndarjen dhe lidhjen me njerëzit e tjerë. Ka të ngjarë të ndjeshë gatishmërinë që të shpërndash dijen dhe të kujdesesh për të tjerët. Mund të prisni që të ndodhin gjëra të mëdha falë bujarisë që keni.

6. Zgjedhja e kësaj gërme tregon se jeni në rrugën e rritjes shpirtërore dhe emocionale, apo diçka e tillë do ndodhë së shpejti. Ka të bëjë me ripërtëritjen, rritjen dhe fillimin e ri. Do ndjeni çlirim të menjëhershëm pas një kohe të gjatë pikëllimi dhe trishtimi. Do e përjetoni jetën në versionin më të mirë të saj: dashuri dhe shpresë, një energji e re dhe lumturia e ekzistencës./Oculus News

Previous Post Next Post