Loading...

Shtetet më jetëshkurtër që kanë ekzistuar

 Përgjatë historisë kufijtë e shteteve kanë qenë të ndryshueshëm, ndryshonin nga koha në kohë. Tani që jemi në vitin 2017, ekzistojnë përafërsisht 200 shtete. Por kanë ekzistuar një sërë shtetesh të tjera që nuk kanë arritur dot të mbijetojnë.


Janë zhdukur nga faqja e dheut për një sërë arsyesh. Ia vlen të kujtohet fati i tyre i keq, qoftë nga perspektiva politike ashtu edhe nga ajo historike.

Ukraina e Karpateve, 15 mars-1939, 16 mars-1939

Ukraina e Karpateve, 15 mars-1939, 16 mars-1939

Formuar në pjesën jug-perëndimore të Ukrainës, Ukraina e Karpateve deklaroi pavarësinë në 15 mars të vitit 1939. Qeveria e Voloshinit e formoi shtetin direkt pas një dite kur Sllovakia deklaroi pavarësinë e saj (megjithëse kjo ishte një kleçkë e nazistëve që ta pushtojnë atë). Bënë brenda një dite flamurin, vulat shtetërore dhe himnin kombëtarë.

Njëjtë në mendësi me nazistët, udhëheqësit hungarez, fqinjë të Ukrainës së Karpateve, e pushtuan ditën pasuese shtetin e sapoformuar. Hitleri ra dakord në fshehtësi për këtë pushtim.

Anëtarët e qeverisë së sapoformuar duke pasur frikë për jetën u arratisën nga shteti që sapo formuan. Ky shtet nuk u formua kurrë më dhe u "gëlltit" nga sovjetikët pas Luftës së Dytë Botërore.


Republika Demokratike e Jemenit, 21 maj-1994 deri në 7 korrik, 1994

Republika Demokratike e Jemenit, 21 maj-1994 deri në 7 korrik, 1994

Luftë civile shpërtheu në Jemen mes veriut dhe jugut të vendid kur Ali Salim al-Beidh, ish zëvendës presidenti i Republikës së Jemenit u zhduk për në qytetin jugor të Adenit në gusht të vitit 1993 duke marrë me vete një "lumë" me fyerje, të cilat do të donte t'i rregullonte.

Pas një lufte që shpërtheu në prill të vitit 1994, përfaqësuesit jugut të vendit u shkëputën disa ditë më vonë, duke u deklaruar si anëtarë të Republikës Demokratike të Jemenit. Ky emër nuk duhet të ngatërrohet me Pupullin Demokratik të Republikës së Jemenit, shteti 23 vjeçarë që ekzistojë në gjysmën e jugut të Jemenit.

Për shkak të frikës nga përshkallëzimi i konfliktit, Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kërkoi që lufta të pushonte dhe mundësinë që të hetonte situatën.

Pas kësaj lufta zgjati edhe disa muaj më vonë. Forcat veriore i mundën ato të jugut, duke marrë Adenin në 7 korrik të vitit 1994 duke i dhënë kështu njëkohësisht fund rrebelimit.U ofrua amnisti nga veriu për një sërë kryengritësish, diçka që funksionojë më së miri.

Republika e Armenisë Malore, 26 prill-1921 dhe 13 korrik-1921

Republika e Armenisë Malore, 26 prill-1921 dhe 13 korrik-1921

Pasi u mposht keqas nga ushtria turke në Luftën Turko-Armene, qeveria e Armenisë u detyrua që t'i bashkohet Rusisë sovjetike (pasi u invadua nga forcat e tyre) duke garantuar mbrojtje nga pushtuesit. Sidoqoftë sovjetët vendosën që t'i japin Azerbajxhanit disa pjesë të Armenisë, diçka që irritoi vendasit. Në fillim të vitit 1921, ata u revoltuan kundër sovjetikëve duke deklaruar pavarësinë në 26 prill.

Kontrollonin qytetin e Jerevanit dhe rrethinat e tij, duke mundësuar gjithashtu një shteg arratisjeje për anëtarët e qeverisë së Dashnakut dhe intelektualëve të tjerë që kishin frikë nga persekutimi sovjetik.

Sidoqoftë suksesi i tyre nuk zgjasti pasur parasyshë forcën e sovjetikëve, të cilët erdhën dhe shtypën rebelët pak kohë pasi ishte krijuar ajo që njihej si Federata Revolucionare e Armenisë. Revolucioni i tyre ishte pjesërisht i suksesshë, pasi sovjetikët bënë disa lëshime. U ishte premtuar që territori i tyre do qëndronte nën kontrollin e Armenisë (por duke qenë pjesë e sovjetikëve).

Republika e Formozës, 23 maj 1985 dhe 21 tetor, 1895

Republika e Formozës, 23 maj 1985 dhe 21 tetor, 1895

Si rrjedhojë e Luftës së Parë Sino-Japoneze dhe Traktatit Shimonoseki, Japonisë iu dha Tajvani nën kontroll nga kinezët, gjë që zemërojë vendasit e ishullit. Kështu që në maj të vitit 1895, ata deklaruan pavarësinë e tyre nga japonia, duke e quajtur repulikën e re si Republika e Formozës.

Një forcë luftuese u mbodh, dhe ishullorët u zotuan të luftonin kundër japonezëve nëse ata do vinin. Mesazhi u dërgua, edhe lutjet për njohje ndërkombëtare gjithashtu. Franca dërgojë një anije dhe disa oficerë për të biseduar me udhëheqësit e republikës. Sidoqoftë mbështetja ndërkombëtare nuk erdhi kurrë dhe Formoza u mposht rëndë nga ushtria japoneze në vetëm pak muaj.

Liu Yongfu, heroi kinez i cili kishte luftuar kundër francezëve në Vietnam, qëndroi me një garnizon prej 20,000 burrash pranë kryeqytetit të republikës, Tanianit. Pasi pa me sytë e tij se sa shpejt po vinte disfata, u largua nga qyteti, duke i lënë ushtarët e tij në baltë.

Mbretëria e Lituanisë, 16 shkurt-1918 dhe 2 nëntor, 1918

Kur Gjermanisë iu dha nën kontroll Lituania pas traktatit Brest-Litvsk në 1918, qeveria lokale dëshironte të mbante statusin si një shtet i pavarur. Gjermania donte t'i përfshinte Lituaninë dhe Prusinë në një shtet të madh.

Kështu që qeveria deklaroi pavarësinë dhe nisi planet e shmangjes për të zbutur Perandorinë Gjermane të udhëhequr nga Vilhelmi II. Për të shmangur konfliktin e drejtpërdrejtë, Këshilli i Lituanisë zgjodhi një gjermanë që të bëhej mbret, Dukën Vilhelm von Urak si mbret të Lituanisë, duke i propozuar 12 pika për t'u bërë mbret, dhe formuan një kushtetutë monarkike.

Breti i sapokurorëzuar nuk vuri kurrë këmbë në vendin e tij të ri, megjithëse e shpenzoi verën duke mësuar lituanisht, si një pikë e kërkuar nga lituanezët. Nga ana tjetër gjermanët kishin rezervat e tyre, duke theksuar se vendi nuk kishte të drejtë që të zgjidhte udhëheqësit e tij.

Por Lufta e Parë Botërore po gjarpëronte dhe gjermanëve nuk po i pëlqente ideja e një qeverie të pavarur lituaneze. Në 2 nëntor të vitit 1918, Këshilli i Lituanisë e tërhoqi mbrapsht ftesën dhe shpërndau qeverinë, duke i dhënë kështu fund monarkisë./Oculus News
Shtetet më jetëshkurtër që kanë ekzistuar Shtetet më jetëshkurtër që kanë ekzistuar Reviewed by Marion Mardodaj on 11/05/2017 10:04:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.