Loading...

Vepra e artistit shqiptar Dritan Mardodaj bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese të qytetit italian

Vepra e artistit shqiptarë Dritan Mardodaj bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese të qytetit italian

 Një lajm interesant dhe tepër frymëzues për artistët shqiptar vjen përtej "Adriatikut". Bëhet fjalë për një nga ekspozitat e fundit të artistit shqiptar Dritan Mardodaj, i cili vepron prej vitesh në Itali, motivet e së cilës janë zgjedhur nga Komuna e Lodit të Italisë si pjesë e fushatës sensibilizuese të këtij qytetit kundër duhanit.

Është e qartë që ekspozita e fundit e artistit shqiptar, "Opus Mixtum", ka lënë gjurmë tek publiku italian, ndaj është përzgjedhur edhe si pjesë e fushatës së vitit për qytetin e Lodit.

“La mala educación” (Edukatë e Keqe), titullohet vepra e artistit Dritan Mardodaj, e cila shfaqet tashmë në qytetin e Italisë për të dhënë mesazhin e rëndësishëm kundër konsumit të duhanit.


Ky element i kësaj ekspozite të mbajtur së fundi në Lodi konsiston në tre panele të vendosura mbi një parket druri, mbi të cilat janë aplikuar bishta duhani të hedhura rastësisht në rrugët e këtij qyteti.

Vlen për t'u theksuar se ky është një ndër rastet tepër të rralla, ku vepra e një artisti shqiptar bëhet pjesë e një fushate sensibilizuese kaq të rëndësishme, siç është ajo kundër dëmeve që shkakton pirja e duhanit dhe ndotjes./Oculus News

Vepra e artistit shqiptar Dritan Mardodaj bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese të qytetit italian Vepra e artistit shqiptar Dritan Mardodaj bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese të qytetit italian Reviewed by Marion Mardodaj on 10/14/2017 03:26:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.