Loading...

Shenjat kur dikush është Xheloz për Sukseset dhe Arritjet tuaja

 Asgjë nuk është më e keqe se sa kur arrin një qëllim apo bëhesh i/e suksesshëm, dhe njerëzit rreth teje nuk ndihen pozitiv, madje nisin të jenë xhelozë. Ndjenja e xhelozisë së një personi bën që të sillet në mënyrë të pakëndshme me ju, kryesisht kur vjen puna për arritjet dhe suksesin që keni arritur.

Psikologu Stiven Stonsi thotë se njerëzit xhelozë "bëjnë që të mendoni të njëjtën gjë sërish dhe sërish, dhe sa më shumë e bëni këtë, aq më shumë i largoheni realitetit. Të gjitha emocionet kanë një iluzion të gjësë së sigurtë, dhe xhelozia ju bën të sigurtë rreth perceptimeve që keni për botën."

Të gjithë e kanë ndjerë të paktën një herë në jetën e tyre këtë emocion të pakëndshëm. Duket shumë e vështirë të merresh me njerëzit kur ndihen xhelozë karshi jush. Mbi të gjitha, mund ta kontrollojmë mënyrën se si ndihemi, por nuk mund të kontrollojmë emocionet e njerëzve të tjerë. Të njohësh shenjat kur dikush është zheloz karshi jush, ky është hapi i parë që ndihmon për ta rregulluar një gjë kaq të pakëndshme siç është xhelozia.

Lëvdadat false
Kur dikush është xheloz për ju, shpesh do jetë i/e pari që do t'ju japë një kompliment që do tingëllojë i sinqertë, apo që pikon agresion pasiv. Sidoqoftë në këtë situatë do zbuloni shpejt se si ky person do i "zgurdullojë" sytë sapo të largoheni.

Madje nuk do pretendojnë se janë xhelozë. Gjithsesi një mënyrë e mirë reagimi do ishte që t'u jepnin komplimente të sinqerta kur diçka e mirë i ndodh atyre. Kjo do i ndihmonte të shohin që jeni një person fisnik, duke e ndimuar të frenojë xhelozinë që ka.

Kur zbehin suksesin tuaj

Pavarësisht çfarë keni arritur dhe sa shumë keni punuar, njerëzit xhelozë do mundohen gjithmonë të duket sikur ishte diçka e rastësishme, apo që ju nuk keni punuar sa duhet për të arritur suksesin.

"Njerëzit që ju kanë zili, janë ata njerëz që kanë më shumë se kurrë nevojë për gjërat që ju posedoni." - Faruk Radvan.

Qëndroni të vendosur në arritjet tuaja. Nëse mburreni, ka të ngjarë që të vazhdojnë të qëndrojnë xhelozë.

Mburren me suksesin e tyre

Dikush që është xheloz për ju do mburret më shumë se realiteti me suksesin që ka arritur. Ka shumë të ngjarë që të mburren me arritjet e tyre ndërsa ju jeni duke festuar tuajat. Këto janë ata njerëz që duhen mbajtur me muhabet në një dasëm.

Përse mburren kaq shumë me sukseset e tyre duke i vënë mbi gjithçka?

Sepse ka shumë të ngjarë të mos jenë aq të suksesshëm sa mendojnë. Do ekzistojnë gjithmonë njerëz të mbushur me mendime negative, jo vetëm për të tjerët por edhe për veten e tyre në perceptimin e arritjeve.

Kjo mund të jetë frustruese, por të mërziturit do bënte thjeshtë që ata të justifikonin sjellejt e tyre. Do ishte e dobishme që t'i ofronit vlerësim të sinqertë në arritjet e tyre. Do ishte ideale nëse vlerësimi të shoqërohej me një shembull në mënyrë që të ishte sa më real.

Ju imitojnë

Dikush që është xheloz për ju, dëshiron të jetë më i mirë se ju dhe njëkosisht të jetë si ju. Imitojnë mënyrën se si flisni apo mënyrën se si visheni, në mënyrë që të ndihem më mirë me veten e tyre. Në vend që të mërziteni, përpiquni që t'i inkurajoni të veprojnë sipas vetes së tyre. Kur bëjnë gjërat e tyre origjinale, jepini lëvdada përforcuese dhe inkurajuese. Tregojini se nuk është e nevojshme të jenë si ju, për të qenë madhështorë.

Ju sfidojnë

Njerëzit xhelozë janë të prirur të jenë tejet sfidues, sepse duan gjithmonë të "vjedhin" suksesin, siç thotë psikologja Melani Grinberg, "qoftë në mënyrë të pasigurtë apo qoftë në mënyrë arrogante, duan të provojnë superioritet."

Në këto kushte është mirë që të refuzoni ta bëni sfidën të pandershme, megjithëse diçka e tillë do ishte tunduese. Nëse përpiqen të argumentojnë rreth një sfide, tregojuni që kjo nuk është një garë. Refuzoni të luani lojën e tyre.

Festojnë me dështimet tuaja

Dikush që është xheloz për ju do ndihej tejet i lumtur kur bëni ndonjë gabim. Megjithëse mund të mos e tregojnë, por në mënyrën e tyre i shijojnë tej mase gabimet tuaja. Mund t'i kujtoni që gabimet janë pjesë e jetës dhe të mësuarit.

Bëjnë thashetheme prapa shpinës suaj

Njerëzit xhelozë do gjejnë gjithmonë një mënyrë për të folur për ju prapa shpinës suaj. Mënyra më e mirë për t'u marrë një një njeri të tillë është të ballafaqohesh direkt me të.

Ju urrejnë

Nëse ekziston dikush që ju urren pa ndonjë arsye, atëherë ky person është xheloz për ju. Është e vështirë për t'u marrë me këtë situatë, sepse ne shpesh nuk duam të urrehemi. Mund të ndjoni nevojën që t'i tregoni këtij personi që jeni krejtësisht të pëlqyeshëm. Nëse nuk ia arrini një gjë të tillë, gjëja më e mirë do ishte që t'i largonit nga jeta juaj. Nuk keni nevojë për negativitet.
/Oculus News

Shenjat kur dikush është Xheloz për Sukseset dhe Arritjet tuaja Shenjat kur dikush është Xheloz për Sukseset dhe Arritjet tuaja Reviewed by Marion Mardodaj on 10/21/2017 11:22:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.