Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Marie-Hélène de Rothschild

 Familja  Rothschild është nga familjet më të pasura në botë, madje disa burime konsiderojnë më të pasurën e globit, e cila ndikon gjerësisht në fatin e një sërë insitucioneve ndërkombëtare dhe të vetë globit.

Në 12 dhjetor të vitit 1972, baronesha Marie-Hélène de Rothschild bëri një festë që më vonë do quhej nga teoricientët e konspiracioneve si "Festa Sekrete e Iluminatit". Në këtë festë morën pjesë anëtarë të lartë të shoqërisë, të veshur me kostume të shtrenjta që duken të frymëzuara nga ankthet dhe okultja. Festa përshkruhet si një imazh i errësirës nga teoricientët komplotistë, duke bërë të besojnë më shumë se kjo është një mbledhje sekrete shoqërore e njerëzve shumë të pasur që adhurojnë djallin. 

Një nga të ftuarit në këtë festë ishte bankjeri Alexis von Rosenberg, i cili e dokumentoi këtë festë me anë të këtyre fotove.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Ftesa mund të lexohej vetëm përmes një pasqyre. Ky shkrim mbrapsht besohet të jetë praktikuar nga okultistët.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Pallati Château de Ferrières ishte ndriçuar me prozhektorë të lëvizshëm që rrezatonin ngjyrë portokalli, duke dhënë kështu përshtypjen se e gjithë ndërtesa ishte duke u djegur (disa teoricientë konspiracioni e interpretojnë këtë si vetë ferri). Brënda, shkallët janë të mbushura me shërbëtorë të veshur si mace, që duket sikur kanë rënë për të fjetur në pozicione të ndryshme. Rozenberg shkruan për këtë: "të ftuarit duhet të kalonin një labirit ferri, i bërë prej spangosh që u duknin si rrjeta merimange.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Sapo të ftuarit ia dilnin përmes kësaj rrjete, u përshëndesnin nga i zoti i shtëpisë Baron Guy de Rothschild me një kapele të çuditshme mbi kokë, dhe baronesha Marie-Hélène de Rothschild, e cila vesh një maskë dreri duke qarë me lot prej gurësh të vërtetë diamanti.

Çdo tavolinë në këtë festë kishte diçka që portretizonte temën kryesore - surealizmin.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Tavolina e kukullave që vallëzojnë.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Tavolina e rinocerontit gjenial.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Tavolina e perspektivës metafizike

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Tavolina e këpucëve të çmendura.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Tavolina e breshkave të zbutura.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Një pjatë leshi me buzët e kuqe të "Mae West" dhe bukë blu, e cilat mund të gjenden në çdo tavolinë.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Çdo i ftuar duhet të vishte një kostum të inspiruar nga surealizmi. Disa veshnin kostume me simbolizma të ndryshme të shoqëruara me okulten.

Në brendësi të festës Sekrete Okulte të familjes më të pasur në botë - Rothschild

Mbase ky manekin lakuriq i shtrirë mbi një krevat trëndafilash do të ishte pamja më intriguese.

Asnjëri nuk di çfarë ndodhi atë mbrëmje brenda godinës së Rothschild-ve. Madje as këto foto nuk mund të provojnë se këta të pasur mund të jenë satanistë.

Gjithsesi është e qartë që jeta e kësaj elite njerëzish është shumë më ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Mbase për ta është thjeshtë festë e zakonshme.
/Oculus News

Previous Post Next Post