Loading...

Gjërat që Qeveritë dhe Kompanitë nuk duan që ne të Kuptojmë

Gjërat që Qeveritë nuk duan që ne të Kuptojmë

"Shumica e pupullsisë nuk e di se çfarë po ndodh, madje nuk është në dijeni të faktit se çfarë nuk di." Noam Çomski

1. Është e pamundur që të paguhet borxhi publik

Borxhi publik është i pamundur të paguhet sepse paraja është krijuar nga borxhi. Borxhi publik i Shqipërisë është përafërshisht 60%, kjo do të thotë që çdo shqiptarë duhet të paguajë afërsisht 3.82 milion lekë të reja për ta shlyer tërësisht atë. Këtu përfshihen fëmijët, foshnjet, njerëzit e varfër, të pastrehët, të gjithë duhet të paguajnë këtë borxh. Thuajse çdo shtet është në borxh me një shtet tjetër. Borxhi publik në njëfarë mënyre tregon nivelin e çmendurisë së një shteti.

2. Nuk ekziston diçka që të garantojë paratë

E gjithë paraja është letër e thjeshtë. Një katmonedhë 10,000 lekëshe, është një kartmonedhë 10,000 lekëshe, sepse të gjithë biem dakord që është e tillë. Kartmonedhat shqiptare nuk janë të ligjshme, por, më saktë, janë "tender ligjorë".

Supozohet se paratë duhet të mbështeten nga "standardi i floririt", që do të thotë se 100,000 lekë janë të barazvlefshme me një sasi të caktuar floriri, dhe kështu që këto lekë përfundojnë në treg (megjithëse edhe floriri në vetvete ka vlerë sepse të gjithë biem dakord).

3. Si t'i shmangesh "konstruktit" të drejtuar nga qeveria

"Jetë thjeshtë, në mënyrë që të tjerët, thjeshtë, të jetojnë." - Gandi

Sa më shumë të jeni të vetëmjaftueshëm, aq më pak para mund të bëjnë kompanitë nga ju. Sa më shumë të grumbulloni ujin e shiut, aq më pak do duhet të paguani kompanitë që fabrikojnë ujë dhe ujësjellësin.

Sa më shumë panele diellore apo mulli ere të ndërtoni, aq më pak dë të duhet të paguani për energjinë elektrike.

4. Vjetërimi i planifikuar

Kur bëhet fjalë se si të përfitohen paratë nga ju, duhet të kemi parasyshë se vjetërimi i planifikuar është një mënyrë se si kompanitë vazhdojnë të bëjnë para nga ju duke kapitalizuar tendencat e konsumatorit.

Edhe në Shqipëri së fundi njerëzit rendin të blejnë iPhon-in e fundit, sepse i parafindit është "vjetëruar", megjithëse funksionet janë të njëjta.

Vjetërimi i planifikuar është i dizenjuar në atë mënyrë që inkurajon konsumatorët të blejnë produktin e radhës.

5. Nuk lejohet të jesh "pa shtetas", por mund të jesh

Pa shtetësia është një koncept i huaj për botën e sotme, megjithëse mund të penetrojë në të gjitha gjallesat në teori dhe në princip, siç është e vërteta e pandryshueshme, që nuk mund të jeshë njëkohësisht pa shtetas dhe sovran.

Kjo për shkak se e gjithë bota është e infektuar nga sëmundja e statizmit. Është kaq shumë e dorës së dytë për ekzistencën tonë, sa që nuk pyesim kurrë për të. Mund të jemi edhe peshq që vëmë në pikëpyetje ujin. Por ne nuk jemi peshq.

Jemi qenie njerëzore me aftësinë e logjikës së thellë. Kjo do të thotë që kur të tjerët na errësojnë logjikën dhe çojnë drejt miopisë, nuk ka të ngjarë që t'i vëmë ndonjëherë në pikëpyeje gjërat.

Është njëjtë si konstrukti i drejtuar nga një qeveri, ku gjithçka lidhet me kontrollin. Pra nuk të duhet ta njohësh këtë koncept sepse dikush do ketë më pak kontroll mbi ty./Oculus News

Gjërat që Qeveritë dhe Kompanitë nuk duan që ne të Kuptojmë Gjërat që Qeveritë dhe Kompanitë nuk duan që ne të Kuptojmë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/13/2017 11:10:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.