Fëmijët e prindërve të pasur më të prirur të diagnostikohen me autizëm?

  Një studim provokativ i bërë së fundi aludon se fëmijët që jetojnë në ato lagje të SHBA-ve ku të ardhurat janë të ulëta dhe ku shumica e popullsisë është me nivel të ulët arsimorë, kanë më pak të ngjarë të diagnostikohen nga autizëm, krahasuar me ata fëmijë që jetojnë në lagje të pasura.

Studimi i bërë nga universiteti Wisconsin-Madison u publikua fillimisht në "American Journal Public Health".

Maureen Durkin dhe skuadra e tij gjetën se numri i fëmijëve të prekur me autizëm rritej gjatë perjudhës së studimeve.

"Donim të shihnim nëse në këtë rritje ndikon pamundësia e familjeve me të ardhura të pakta për t'u diagnostikuar." Thotë Durkin, profesor në universitetin Wisconsin-Madison.

Skuadra e tij studiojë edukimin dhe kujdesin shëndetësorë të mbi 1.3 milion fëmijë nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në një sërë shtetesh të SHBA-ve.

Studimi përfshiu shkrirjen e të dhënave që u lidhnin me autizmin me rregjistrimin e popullsisë së amerikanëve dhe statusin socioekonomik, si numrin e të rriturve që kishin një diplomë universitare, varfërinë, dhe të ardhurat mesatare.

U gjet se pavarësisht se çfarë treguesish përdorën studiuesit, fëmijët që jetonin në familje me të ardhura ekonomike më të pakta kishin më pak të ngjarë t'u diagnostikonin me autizëm

Ky studim nuk provojë se fëmijët e rritur në familje me nivel të ulët ekonomik nuk diagnostikohen dhe marrin ndihmat e nevojshme, por tregon se ky është skenari më i mundshëm, thotë Durkin.

Në mbështetje të kësajë hipoteze, studimi gjeti se fëmijët që kishin mangësi intelektuale ishin njëjtë të prirur për t'u prekur nga autizmi, pavarësisht statusit socioekonomik.

Gjithsesi në vija të përgjithshme këto gjetje mbështesin idenë se numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm që jetojnë në zona të varfëra është më i ulët sepse këta fëmijë kanë më pak akses në aksesin shëndetësore, i cili do zbulonte diagnozën dhe ofronte ndihmë./Oculus News

Previous Post Next Post