Loading...

Mënyra të çuditshme që u përdornin si një formë Kontracepsioni

 Shumë kohë më përpara se t'u përdornin kontraceptivët dhe hapat për kontrollin e lindjeve, në lashtësi njerëzit kishin mënyrat e tyre të parandalimit të shtatzanisë. Gjithsesi metodat e tyre nuk rezultonin gjithmonë të suksesshme në parandalimin e shtatzanisë.


Disa forma ishin më të çuditshme se të tjerat, dhe disa përdoren akoma edhe sot.

1. Dëllinjat
fruti i dëllinjës në pemë

Dëllinjat përdoren si fruta në ushqime dhe në pije alkolike si xhini. Por në kohët e lashta në amerikën latine dëllinja përdorej si një formë kontraceptivi. Dëllinjat u përdornin në formën e çajit dhe u konsumonin në ditët pas aktit për të kontolluar lindjen.

Dëllinjat janë të njohura si një kontraceptiv natyra. Dëllinjat e bëjnë të pa përshtatshme veshjen e brendshme të mitrës për rritjen embrionike dhe mund të merren përpara apo pas seksit të pambrojtur.

Loading...
Rrënjët e karrotave dhe një sërë erëzash të tjera u përdornin gjithashtu për të kontrolluar shtatzaninë. Gratë shtatzëna dhe gjatë perjudhës së ushqimit të foshnjes me qumësht e shmangin konsumin e dëllinjave për shkak të efekteve anësore.

2. Koka-Kola
Kola është një pije e preferueshme e ditëve të sotme. Por kjo pije e dëshiruar ka qenë pjesë e folklorit të kontraceptivëve në SHBA gjatë viteve 1950-60, pasi format e tjera të kontracepsionit ishin shumë të shtrenjta për kohën. Njerëzit besonin se acidi karbonik i pijes do ta vriste spermën, dhe aplilimi i shishes së qelqit të Koka-Kolës konsiderohej si aplikimi më perfekt, pasi shishja tundej mirë dhe aplikohej në vaginë.

Studjuesja Debora Anderson dhe dy kolegë të saj të Harvardit testuan Kolën tek tubat e spermës për të parë nëse ishte metodë efektive në kontrollin e lindjeve. Shumica e spermës shkatërrohej menjëherë, por ajo paralajmëroi se sërish sperma mund të arrijë më shpejt në kanalet e qafës së mitrës se sa të bëhet aplikimi me Kola.

Ky eksperiment bëri që Anderson dhe kolegët e saj të fitojnë çmimin Nobel.

Gjithsesi Andersin paralajmëron se kjo formë e kontrollit të lindjeve do të ishte e dëmshme për femrat. Kola largon bakteriet e shëndeshme duke shkaktuar kështu infeksione baktriale. Gjithashtu do të dëmtonte qelizat në sipërfaqen e vaginës, gjë që do të çonte në sëmundje seksualisht të transmetueshme.

3. Penirojal (specia më e vogël e lules së mentes)



Penirojal është specia më e vogël e menteve e cila në të shkaurën përdorej si ilaç për të larguar dhimbjet e stomakut dhe trajtuar të ftohtin dhe disa sëmundje të tjera. Është gjithashtu një nga të paktat bimë që përdoret për kontrollin e lindjeve, e cila përdoret edhe sot e kësaj dite.

Sipa Qendrës së Shëndetit të Grave të Zvicrës, penirojal dhe disa bimë të tjera mund të parandalojnë shtatzëninë. Rekomandojnë që kjo bimë të merret direkt pas aktit ose përpara. Mund të konsumohet direkt si bimë, përdoret gjithashtu edhe në formën e çajit.

Nuk ekzistojnë fakte shkencore që tregojnë se kjo lloj menteje mund të parandalojë shtatzënin. Gjithashtu duhet të merret me kujdes pasi mund të dëmtojë mëlçinë, veshkat dhe sistemin nervorë nëse përdoret në sasira të mëdha.

4. Limoni
Lëngu i limonit përdorej si spermicide shumë kohë më parë kontraceptivëve modern. Në lashtësi njerëzit vendosnin lëng limoni dhe mjaltë në një napë apo sfungjer për një mbrojte më të mirë. Sfungjeri përdorej për shkak të vetisë së tij për të absorbuar spermën.

Kazanova ishte një ndër dashnorët më të famshëm në histori. Thuhej se në shekullin 18 ai përdorte gjysmë pulpe limoni për të krijuar "kontraceptivin" e tij për të dashurat e shumta që kishte. Aciditeti i limonit ishte një mënyrë efektive por e pasigurtë në kontrollin e lindjeve.

5. Zorrët e kafshëve


qingj në lëndinë

Në fillim të viteve 1400, zorrët e kafshëve u përdornin për të krijuar prezervativët e parë. Njerëzit nisën të kuptojnë se mbështjellja e penisit ishte një metodë e mirë e kontrollit të lindjeve. Gjithashtu zorrët parandalonin sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në kohën Romës së lashtë njerëzit përdornin zorrët e kafshëve - kryesisht të deleve - për të krijaur prezervativët.

Në Kinë dhe Japoni përdorej kryesisht mëndafshi i njomur në vaj për të krijuar kulmin e prezervativit./Oculus News

Mënyra të çuditshme që u përdornin si një formë Kontracepsioni Mënyra të çuditshme që u përdornin si një formë Kontracepsioni Reviewed by Marion Mardodaj on 9/09/2017 10:40:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.