Dobësia më Sekrete për çdo shenjë të Horoskopit

Kalendari i horoskopit

 Të gjithë jemi në dijeni të faktit se të gjithë kemi disa dobësi apo pika të meta. Nëse nuk punojmë mbi këto dobësi shumë shpejt do bëhen pjesë e personalitetit tonë. 

Të gjithë kemi një pikë të dobët apo të metë dominuese, e cila tregon mënyrën se si e udhëheqim jetën tonë. Më poshtë po përpiqemi të pasqyrojmë të metën më të madhe për secilën shenjë të zodiakut.

Dashi
E meta juaj është inati. Inatosja e shpejtë është diçka me të cilën duhet të merreni me patjetër. Nëse do merreni me të, kjo do ju ndihmonte të keni marrëdhënje më të mira. Gjithsesi ekzsiton një lajm i mirë për Dashin këtu pasi kanë mundësi që ta kontrollojnë inatin. Xhindoseni shumë shpejt dhe më pas normalizoheni po ashtu shumë shpejt. Pra nuk është aq e vështirë të kontrolloni situatat tuaja të xhindosjes. Punoni për të eliminuar tërbimin e shpejtë.

Demi
E meta juaj është intoleranca. Kjo do të thotë se ju mendoni se opinioni juaj është i vetmi që është i drejtë. Kjo bën që të nënvlerësoni opinionin e të tjerëve, dhe kjo nuk është e drejtë. Në këtë proces dukeni shumë intolerant dhe njerëzit nuk duan të flasin me ju rreth kësaj sepse jeni gjithmonë të mbërthyer rreth vetes duke menduar se keni të drejtë. Seriozisht? Po si mund të keni të drejtë gjithmonë?

Binjakët
Jeni shumë të drejtpërdrejtë e të pamprehtë. Disa njerëz mund ta vlerësojnë këtë e të mendojnë se jeni të ndershëm. Por do ekzistojnë gjithmonë njerëz që do mendojnë se jeni të vrazhdë. Gjithashtu të qenit të drejtpërdrejtë do të thotë gjithashtu se ju thoni gjithmonë gjënë e gabuar në kohën e gabuar. Kjo nuk është diçka e mirë. Ekziston një kohë e përshtatshme për të gjënë çdo gjë dhe ndonjëherë duhet të bëni kujdes se ku ndodheni kur flisni.

Gaforrja
Jeni shumë hakmarrës. Nuk mund t'i largoheni dot idesë kur dikush ju ka bërë diçka negative dhe se duhet të hakmerreni sa më shpejt. Të qenit hakmarrës ju bën shumë negativ dhe për më tepër shpenzon shumë nga koha juaj, pasi shumicën e kohës do jeni duke menduar për mënyra se si do të hakmerreni.

Luani
Dobësia juaj është arroganca. Rezulton se arroganca nuk është shumë e pëlqyeshme tek ju. Kjo do të thotë se jo shumë njerëz ju pëlqejnë dhe sigurisht jo shumë njerëz kanë qejf të bisedojnë me ju për shkak se arroganca do shkaktonte shumë keqkuptime. Filloni të silleni më me këmbë në tokë, do ishte diçka e mirë për ju.

Virgjëresha
Bëni plane, dhe në mendjen tuaj mendoni se këto plane do funksionojnë patjetër. Por problemi është se bota nuk funksionon sipas planeve tuaja; e keni të vështirë ta kuptoni këtë. Kështu që pushoni së bëri plane të detajuara. Filloni të veproni.

Peshorja
Le të themi se jeni të pandershëm. Ndonjëherë i gënjeni dhe mashtroni njerëzit. Problemi është se jeni aq të aftë të bëni një gjë të tillë, sa që edhe ju vetë nuk e dini që jeni hileqarë. Përpiquni të jeni më të ndershëm dhe sigurisht që njerëzit no fillojnë t'ju besojnë më shumë se në të kaluarën.

Akrepi
Jeni mendjengushtë. Kjo do të thotë se jeni nga ata që i kalojnë limitet, madje harroni që limitet ekzistojnë. I ulni dhe bëni që njerëzit të ndihen keq. Kjo mund të ndikojë edhe në marrëdhënjet tuaja.

Shigjetari
Dobësia juaj është se ju mendoni vetëm sipas mënyrës suaj. Jeni shumë të fiksuar me përvojat tuaja. Mendoni se jeni fillimi dhe mbarimi i botës dhe se gjithçka sillet rreth jush. Mos e bëni këtë gabim. Bota është shumë e zënë në mënyrën e vet dhe mbase as që ja ndjen për narcisizmin tuaj. Flakeni.

Bricjapi
Keni frikë nga e ardhmja. Jeni një nga njerëzit më racional. Bëni plane dhe mendoni më para për veten tuaj, dhe jeni të bindur se si do shpalosen gjërat në të ardhmen. Këtu problemi është se sa më shumë të mendoni për të ardhmen, aq më të frikësuar do jeni sepse do të kuptoni se e ardhmja është e pamundur dhe e errët dhe se nuk do dini kurrë asgjë me siguri. Kështu që mos mendoni kaq shumë, qëndroni më tepër në të tashmen.

Ujori
Jeni jashtëzakonisht gjykues. E dini se nuk do t'ju lëndonte nëse do shihnit të paktën një herë, të mirën tek njerëzit e tjerë. Kërkoni për të, nëse duhet. Mos u mundoni me doemos t'i gjykoni njerëzit, sepse ndonjëherë gjykimi juaj mund të ndikojë aq shumë tek njerëzit, sa të humbasin vetëbesimin. Kjo nuk është e drejtë. Kjo ju bën në njëfarë mënyre agresivë.

Peshqit
Jetoni në deluzione. Ëndërroni aq shumë gjatë ditës sa që arrini në një pikë ku nuk dini se ku qëndron realiteti. Këtu problemi qëndron në faktin se në ëndërrat e ditës, nuk jeni duke shpenzuar kohë që t'i përmbushni këto ëndërra. Duhet të punoni shumë në botën e vërtetë në mënyrë që të arrini ëndërrat që pretendoni. Por ju e harroni këtë gjë sepse ëndërrat ju duken më të sigurta se sa jeta reale. Dilni nga bota e ëndërrave!/Oculus News

Previous Post Next Post