Loading...

Arsyet se përse njerëzit bien në Depresion dhe si ta Shmangim

femër e mërzitur e ulur në dysheme

"Depresioni nis me shgënjimin. Kur zhgënjimi ushqen shpirtin tonë, kjo çdo në dekurajim" - Xhois Majer.

Është shumë normale kur ndonjëherë ndihemi të stresuar apo mërzitur. Të gjithë kemi ditë kur ndihemi poshtë apo të mërzitur për diça në dukje pa kuptim. Sidoqoftë, nëse këto ndjenja vazhdojnë të mbizotërojnë dhe nuk largohen, ose ndikojnë jetën dhe lëndojnë njerëzit rreth nesh, kjo do të thotë se po vuani nga depresioni. Depresioni është një gjendje e zakonshme, por ndonjëherë simptomat e tij konsiderohen më shumë seç duhet, duke bërë kështu që ata që vuajnë të kërkojnë trajtim.

Dr. Mirna Weisman thotë, "Tani depresioni është një çrregullim biologjik. Nuk është e gjitha në kokën konë. Por nxitësit e depresionit lidhen me faktorët ambjental. Që zakonisht shkoaktojnë mungesë afrimitet, stres dhe një gjendjeje humbjeje në jetë."

Është gjithmonë e vështirë që të identifikohen shkaktarët e depresionit. Kjo për shkak se nuk është gjithmonë një faktor i vetëm që kontribuon në ndjenjat tona depresive por janë disa rrethana të dryshme, që nga përvojat e shkuara e tek sitautat e tanishme stresante. Në vijim po paraqesim 7 shkaqet më të zakonshme të depresionit dhe disa mënyra për t'i shmangur.

Stresi dhe të menduarit e tepërt
Stresi është pjesë e jetës së gjithkujt, por njerëzit e depresuar kanë një tendencë që të ndjenjë përvojat e situatave stresante sërish dhe sërish. Ndonjëherë kur mundohemi të fokusohemi tek detajet se çfarë na e shkaktojë depresionin, kjo mund të na ndihmojnë që të çlirohemi sërish nga situata stresante. Por në këtë mënyrë kjo mund të çonte lehtë në një rreth vicioz.

Sipas Dr. Majo Klinik, "Situatat kronike stresante të jetës mund të rrisin riskun e zhvillimit e depresionit nëse nuk përshtatemi me situatën stresante. GJithashtu ekzistojnë të dhëna të lidhjeve mes përshtatjes së dobët, stresit dhe sëmundjes fizike."

Një mënyrë e mirë për të tejkaluar këtë situatë, është përmes ndërgjegjshmërisë dhe të menduarit pohues. Kurrë nuk është e lehtë të pushos së menduari rreth diçkaje, kështu që është më mirë të përpiqesh të zëvendësosh mendimet stresante me diçka pohuese.

2. Duke menduar se më e keqja do të ndodhë
Duke u fokusuar shumë në gjërat si p.sh., nëse do i pëlqeni pronarit apo se mos do ju lërë partneri, kjo do të shkaktonte më shumë stres dhe mund të çojë në depresion. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë sjellje është duke u marrë me punë të përditshme dhe shmangur së menduari për to. Mbajeni veten të gozhduar tek e tashmja dhe mos mendoni më për të shkuarën.

3. Problemet me paratë
Të qenit borxhli është gjithmonë një situatë stresante, dhe sa më shumë e mbani mendjen tek paratë që keni humbur, aq më shumë do ndjeni mbërthimin e depresionit. Studiuesit kanë gjetur se nuk është mungesa e parave që nxit depresionin, por janë borxhet kronike dhe të qenit vazhdimisht të varfër.

E vetmja mënyrë për ta shmangur këtë situatë është të kontrolluarit shpenzimin e parave dhe duke u përpjekur për t'u marrë me aktivitete që nuk kërkojnë para.

4. Duke u fokusuar në imazhin e trupit
Në një shoqëri ku imazhi i trupit është gjithçka, nuk përbën çudi fakti që shumë femra dhe meshkuj mund të konsiderohen obezë për nga mënyra se si duken. Kjo gjendje mund të kthehet shumë lehtë në depresion. Nxitja e vetes për të arritur një standard të pakapshëm, kjo çon në sëmundje të ndryshme, si anoreksia. Shpenzoni kohë në pasqyrë, duke parë trupin tuaj dhe tiparet e fytyrës. Bëjini vetes një kompliment mbi gjërat që pëlqeni. Në këtë mënyrë, sapo të filloni ta pranoni veten tuaj, do shihni se edhe të tjerët do t'ju pranojnë ashtu siç jeni.

5. Për shkak të rrënimit të një marrëdhënjeje
Marrëdhënjet janë të vështira, ndaj kur shohim kur një marrëdhënje përfundon, kjo përbën rrënjën e ndjenjave depresive. Është e vështirë të shohësh dikë të largohet, kryesisht kur ka qenë një njeri i afërt. Kjo madje mund të bëjë të mendojmë se nuk mund të gjejmë më dashuri, apo se nuk e meritojmë.

Profesor Constance Ahrons, thekson "Personi i depresuar shpesh ndjehet përgjegjës, por ndjenjë se nuk janë të aftë të bëjnë gjë për këtë situatë. Mënyra më e mirë për ta menaxhuar këtë situatë është duke folur me njerëzit e dashur. Familja dhe miqtë do jenë gjithonë me ju. Kur e ndani dhimbjen, do ndiheni më mirë."

6. Për shkak të moshës
Mirëqenia emocionale mund të vuajë shumë për shkak të moshës që kalon. Ndërsa trupi ynë ndryshon, truri ynë orvatet të mbajë intensitetin e emocioneve dhe eksperiencave të shkuara në të njëjtin nivel. Ndaj është shumë e zakontë kur depresioni zhvillohet pas të 50-ve. Një mënyrë e mirë për ta zgjidhur këtë është duke u fokusuar mbi arritjet në jetën tuaj. Mendoni për familjen, karierën apo edukimin - fokusohuni mbi atë që keni fituar, në vend që të fokusoheni mbi çfarë keni humbur.

7. Për shkak të pikëllimit
Pikëllimi është pjesë e natyrës njerëzore. Është e vështirë kur kemi të bëjmë me humbjen e një njeriu të dashur. Nëse nuk trajtohet korrektësisht, pikëllimi mund të zhvillohet në modele të ndryshme depreisoni dhe mendime vetëvrasëse. Mënyra më e mirë është të biseduarit me një specialist. Specialistët ndihmojnë që të përshtatemi me konceptin e vdekjes dhe inkurajojnë që ta "kapin jetën prej brirësh". Nëse ju apo një i afërm i juaji është i pikëlluar, sigurohuni që të kërkoni ndihmë, përpara se të jetë shumë vonë.

Shëndeti mendorë dhe sëmundjet mendore në shoqërinë tonë stigmatizohen në masë të madhe. Kryesisht kur vjen fjala për depresionin, ku shumë raste nuk trajtohen dhe si rezultat përfundojnë në tragjedi. Ndaj është e rëndësishme që t'i adresojmë simtomat e depresionit nëse i vërejmë tek ndonjë mik apo i afërm./Oculus News
Arsyet se përse njerëzit bien në Depresion dhe si ta Shmangim  Arsyet se përse njerëzit bien në Depresion dhe si ta Shmangim Reviewed by Marion Mardodaj on 9/24/2017 03:52:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.