Ana e "Sëmurë" e çdo shenje të Horoskopit

femër duke vështruar në agim

 Shumica e trajtave të personalitetit përcaktohen nga shenja e horoskopit. Në mënyrë të pavetëdijshme ne nxjerrim në pah disa mendime dhe sjellje të pakëndshme. 

Dikujt mund të mos i ketë rënë në sy por ato ekzistojnë tek ne dhe dalin rrallë në pah.

Dashi
Dashi mendon gjithmonë për vdekjen. Mund të jetë vdekja e tij/saj apo e një njeriu të dashur. Dashi e kupton mirë se sa shumë i fiksuar është pas vdekjes.

Demi
Me siguri e keni përjetuar bezdisjen e Demit nëse ka qenë një ish-i juaj. Nuk ka rëndësi nëse është apo jo i lidhur apo i martuar, do vazhdojë të ketë gjithmonë një sy tek ty. Do vazhdojë t'ju përndjekë në të gjitha rrjetet sociale. Mos u frustrioni nga kjo sepse kjo është trajta e tyre natyrale. Nuk mund të bësh asgjë për këtë.

Binjakët
Keni lindur gënjeshtarë. Keni dy tru që punojnë bashkë. Doni gjithmonë që gjërat të punojnë në avantazhin tuaj. Gatuani histori dhe ia tregoni gjithkujt, versionin tuaj të realitetit. Binjakët janë rrëfimtarë të talentuar.

Mund të fabrikoni lehtësisht gjëra dhe nuk e keni shumë të vështirë t'i zbukuroni atë. Jeni kaq të talentuar në këtë lloj arti, sa që njerëzit e kanë të vështirë të mos ju besojn.

Gaforrja
E dashuroni të dashurin tuaj thellë por i kaloni kufijtë e dashurisë dhe fiksoheni pas saj. Kjo jo vetëm që jua bën jetën e vështirë, por edhe të tjerët rreth jush shqetësohen. Nuk i lejoni hapësirë njeriut tuaj të dashur dhe bëni që të ndihen të mbytur. Në këtë mënyrë e dëmtoni marrëdhënjen.

Luani
Luani është mbreti i xhunglës por gjërat që bëni për të rënë në sy janë të frikshme dhe tepër të mërzitshme. Doni gjithmonë t'i tregoni të tjerëve që jeni më të mirët.

Doni që t'ju duan dhe admirojnë të gjithë dhe do të bënit çdo gjë për këtë. Një sërë njerëzish nuk ju pëlqejnë për shkak të kësaj arroganve, por nuk ju bëhet vonë.

Virgjëresha
Prapa natyrës suaj të qetë, keni disa dëshira sekrete të zjarrta. Gjithmonë qëndroni të rezervuar në thellësinë tuaj, i ushqeni këto dëshira. Gjithmonë nuk dëshironi ta shprehni seksualitetin tuaj por nga ana tjetër ëndërroni për të eksploruar seksualitetin tuaj. Nuk e nxirrni në pah këtë sepse jeni shumë të turpshëm për të diskutuar këto gjëra.

Peshorja
Jeni gjithmonë kuriozë. Keni dëshirë t'i dini gjërat e errëta vërdallë. Nuk rezistoni pa blerë atë librin e veçantë apo të shihni atë videon në internet. Dini një sërë gjërash të errëta që ndodhin në botë por as që e merrni mundimin të bëni ndonjë gjë nga to.

Akrepi
Të gjithë e dinë që jeni hakmarrës. Jeni nga shenjat më të errëta të zodiakut. Mendimet tuaja janë ekstremisht të errëta. Akrepi i shijon ëndërrat e vrasjeve brutale. Me siguri keni parë shumicën e filmave horrorr.

Shigjetari
E keni izoluar veten nga emocionet. Nuk ndjeni lumturi as mërzi më. Keni udhëtuar shumë dhe gjërat nuk ju bëjnë më përshtypje. Vështirë të reagoni. Pavarësisht çfarë ndodh, jeni tmerrësisht të ftohtë. Nuk e shprehni kënaqësinë apo mërzitjen, edhe nëse bëhet fjalë për ju.

Bricjapi
Prapa modestisë suaj të dukshme ekziston një anë e errët. Dashuroni të fantazoni për vrasjen e një njeriu të dashur. Jeni grindur me të dashurën; mendoni se çfarë do të ndodhte sikur ta vrisnit. Jeni të irrituar me pronarin apo bosin tuaj. Ndërsa punoni natën vonë, ëndërroni për mënyrat se si mund ta vrisni. Kjo ju jep kënaqësi të madhe dhe është joshëse për ju të mendoni për këto gjëra.

Ujori
Jeni më pak të errët se shenjat e tjera por mendoni shumë për vdekjen. Më saktë, mendoni se çfarë do thoni në funeralin e një njeriu tuaj të dashur. Shpesh, shkruani fjalime që do ti thoni në funeralin e mikut tuaj më të shtrenjtë.

Peshqit
Ëndërrimtarë i ditës dëshiron të zaptojë botën. Dëshironi të jeni një hero i vërtetë. Jeni rritur duke besuar se heronjtë ekzistojnë. Besoni se çdo situatë kritike lind një hero.

Fantazoni që të jeni vetë një hero dhe nëse do të ketë ndonjë krizë, do të zbuloni se keni superfuqinë për të shpëtuar botën./Oculus News
Previous Post Next Post