Loading...

Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre

 Disa vrasës nuk pushojnë kurrë së "pari" viktimat e tyre. Qoftë duke u torturuar nga kujtimet apo nga fantazmat e viktimave të tyre. Gjithsesi kjo është e diskutueshme, por vrasësit që po paraqesim në vijim besojnë vërtetë se janë torturuar nga fantazmat e viktimave të tyre dhe nuk janë lënë kurrë të qetë.

1. Terry Child

Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre

 Në vitin 1987 Terry Child theri për vdejke një vajzë 17 vjeçare, Lois Sigala. U dënua për vrasje me 41 vite burg. Ndërsa ishte në burg, rrëfeu edhe një sërë vrasjesh të tjera që kishte kryer. Njëra nga viktimat e tij ishte Linda Ann Jozovich. Në vitin 1979 ai e rrëmbeu atë në një vend parkimi dhe më pas e goditi, e lidhi dhe e shpoi me thikë deri në vdekje. Child e fsheu trupin e saj në malet Santa Krus. U desh më shumë se një dekadë për të gjetur kufomën e saj.

Child pretendoi se duhej të dëshmonte vrasjet që kishte bërë në mënyrë që të "çlironte" veten nga demonët. Tha se është përndjekur dhe trazuar nga fantazmat e viktimave të tij, të cilat e shihnin të fiksuara dhe ia "hanin trurin". Pretendoi se Jovovich e kishte trazuar keqas.

Dëshmitë e tij bënë që të dënohej pa kusht me burgim të përjetshëm.

2. Al Kapone


Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre

Në shkurt të vitit 1929, shtatë anëtarë të bandës së veriut të Nju Jorkut u takuan në një garazhd, përfshirë edhe Xhejms Klark. Katër burra, dy prej të cilëve të veshur si policë u afruan. Të veshurit si policë rreshtuan anëtarët e bandës me fytyrë nga muri me demek se do t'i kontrollonin, dhe i vranë që të shtatë.

Megjithëse masakra nuk u zbulua asnjëherë, besohet se prapa qëndronte mendja e Al Kapones, lideri i bandës së jugut. Kapone u arrestua disa muaj pas masakrës. Më vonë rojet e burgut do raportonin për ulërimat e Al Kapones në burg, duke ulëritur dhe i kërkuar Xhejmsit që ta linte të qetë.

Fantazma e ndoqi derisa la burgun. Kapone rekrutoi një "gjuetare fantazmash" që të çlirohej nga kjo fantazëm, por ajo ishte e pasuksesshme. Më vonë, truprojat e tij do të dëgjonin Kaponen duke iu lutur dikujt që ta linte të qetë. Kur hynë brenda, Kapone ishte i vetëm. U tha truprojave se po torturohej nga fantazma e Xhejmsit.

3. Af Fong


Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre

Në vitin 1999 në Hong-Kong, tre anëtarë të një bande sekrete të shoqërisë së triadave rrëmbyen Fan Man-yee. Pretenduan se Man-yee u kishte borxh rreth 20,000 jen japonez. E torturuan egërsisht për një muaj me rradhë derisa vdiq. Ia sharruan trupin, ia zinë pjesët e trupit dhe ia hodhën copat në plehëra.

Njëri nga ta mbante me vete një vazjë 13 vjeçare, e cila e ndihmonte me torturat. Vajza, e njohur si Ah Fong, vuajti tmerrësisht nga ankthet. Vazhdonte të shihte vazhdimisht fantazmën e Man-yee. Ah Fong lajmëroi policinë dhe raportoi krimin. Në fillim policia mendoi se mos është një deluzion fëmijërorë. Gjithsesi hetoi vendin ku Fan ishte torturuar dhe zbuloi pjesë të trupit e saj.

Anëtarët e bandës u arrestuan dhe çështja shkoi në gjykatë. Ah Fong dëshmoi në shkëmbim të imunitetit. Ndërsa të tre anëtarët e bandës u arrestuan me burgim të përjetshëm.

4. Jose Ferreira


Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre

Ferreira, atëherë 17 vjeç, takoi Ann Jopek, 13 vjeçare, në një festë, në vitim 1982. Krijuan një lloj afrimiteti dhe qëndruan në një shtëpi atë natë, Ann i kërkoi që të shkonin bashkë poshtë në bodrum. Ndëra po ecnin drejt bodrumit, Jopek nisi të ketë mendime të tjera. Ajo u kthye nga Ferreira dhe i tha, "Nuk e di nëse kjo është ide e mirë". Ferreira u përgjigj se "Ti po shkon poshtë", dhe e shtyu vajzën tek shkallët duke e rrëzuar."

Ndërsa po shihte trupin e vajzës, po mendonte për një "mundësi". Iu afrua dhe filloi ta prekë, përpara se të kuptonte që shtylla e saj kurrizore në qafë ishte thyer, Jopek kishte vdekur në vend. Ferreira e nxorri trupin e saj dhe e varrosi në verandën e komshiut. Trupi nuk u zbulua derisa kaluan 17 muaj.

Policia nuk kishte të dhëna, dhe çështja qëndroi e pazgjidhur. Më në fund, pas 30 vjetësh, Ferreira rrëfeu vrasjen. Tha që shpirti i Jopek e kishte torturuar qysh nga dita që vdiq./Oculus News

Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre Vrasësit e Torturuar nga Fantazmat e Viktimave të tyre Reviewed by Marion Mardodaj on 8/05/2017 02:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.