Si do vijë fundi dhe shkatërrohet bota, sipas budizmit

Si do vijë fundi dhe shkatërrohet bota, sipas budizmit

 Fundi i botës është një ngjarje e ardhshme e përshkruar në mënyrë të ndryshme nga eshatologjitë e disa religjioneve botërore, të cilat besojnë se bota do arrijë pikun.

Feja abrahamike i qëndron një kozmologjie lineare, me skenarë të fundit të botës që përmbajnë tema të transformimit dhe shpagimit.
Judaizmi me togfjalëshin "fundi i ditëve" i referohet epokës mesaike, dhe përfshin një mbledhje të diasporës së judejve, ardhjen e Mesajas, me ringjalljen e drejtësisë dhe të botës që do vijë.

Disa sekte të krishtera e përshkruajnë botën që do vijë drejt një fundi përmes një sërë ngjarjesh kataklizmike të pasuara nga ringjallja e shpirtërave të vdekur dhe me ditën e gjykimit.

Sipas traditës vedic, Aditi është mamaja e 8 zotëve diellorë. Në fund të krijimit këta diej do të shkëlqejnë njëkohësisht në qiell.

Në predikimet e mëtejshme budizmi flet se si do shfaqen 7 diej në qiell dhe se si planeti tokë praktikisht do shkatërrohet, pas shumë mijëra vjetësh përmes një sërë ngjarjesh kataklizmike të përshkruara në vijim:

- Toka do vuajë nga disa thatësira të ashpra për shkak të mungesës së shirave. I gjithë vegjetacioni dhe format e jetës do zhduken.

- Një diell i dytë do shfaqet në horizont, që do nxisë tharjen e shumë lumejve dhe liqeneve.

- Një diell i tretë do rezultojë në tharjen e liqeneve të mëdha.

- Pas një kohe të gjatë kolapsi, një diell i katërt do shfaqet në qiell që do thajë liqenet më të mëdha.

- Pas një kohe sërish të gjatë, një diell tjetër do shfaqet dhe do thajë ngadalë oqeanet derisa të arrijnë thellësinë e një gishti.

- Sërish pas një kohe të gjatë, një diell i gjashtë do shfaqet. Korja e tokës do nxehet duke arritur temperatura të larta, gjë që do shkaktojë shumë shpërthime vullkanore.

- Pas një intervali tjetër kohorë, një diell i shtatë do shfaqet. Toka do bëhet një top i nxehtë prej flake. Flakët do përhapen gjithandej. Më në fund do shpërthejë dhe gjithçka do zhduket.

Mënyra se si budizmi e parashikon fundin e botës ngjan me teoritë moderne shkencore të shkatërrimit të planeteve dhe të gjithë sistemit diellorë.

Budizmi thekson qartë se të gjitha format e jetës do zhduken përpara shfaqjes së diellit të dytë. Më tej toka do jetë një planet i vdekur, gati për shkatërrim.

7 diejt e përmendura tek budizmi mbase mund të jenë planete të ndryshme të sistemit diellorë që mund të nxehen e të shndrisin për shkak të ndryshimeve të aktivitetit diellorë dhe forcës gravitative.

Mënyra se si përshkruhet tharja e planetit na kujton efektit e serës dhe ngjarjet që mund të kenë ndodhur në planete të tjera, si marsi, ku dikur ka pasur oqeane dhe lumenj dhe ndoshta forma jete.

Budizmi nxorri këtë predikim për t'i kujtuar dishepujve të vet natyrën jo të përhershme të botës dhe të ekzistencës sonë, e cila është subjekt i shkatërrimit dhe përtëritjes, nga e cila nuk mund të shpëtojë edhe një zot si Brahma nese nuk e tejkalon duke praktikuar dhaman dhe të ndjekë rrugën e 8 rrathëve./Oculus News
Previous Post Next Post