Harta kineze e fytyrës që ndihmon të Zbulojmë sëmundjet e Fshehura

Hartas kineze e fytyrës që ndihmon të Zbulojmë sëmundjet e Fshehura
 

 Kur një nga organet tona më të mëdha nis të ketë simptoma, kjo mund të jetë një shenjë që diçka nuk shkon me shëndetin. Dhe çfarëdo sëmundjeje të fshihet pas kësaj, mund të zbulohet përmes fytyrës. 

 mjekësisë kineze, çdo pjesë e fytyrës i korrespondon një organi të caktuar të trupit, dhe çekujlibrimet shfaqen përmes shenjave në fytyrë. Shenjat kryesore janë puçërrat, skuqja dhe ndryshimi i ngjyrës së lëkurës.

Balli: fshikëza dhe zorra e hollë

Shkaku: Konsumi i yndyrnave të tepërta dhe i ushqimeve të përpunuara shkaktojnë tretje të avashtë, po ashtu edhe alkooli i tepërt, sheqeri, ndenja vonë natën dhe stresi.

Kura: konsumimi i ushqimeve të freskëta, konsumi  minimalisht i 3 litrave ujë në ditë, jo konsumit të alkoolit dhe gjumë të mirë.


Mes vetullave: mëlçia
Shkaku: stomaku juaj po punon shumë dhe nuk bën pushimin që i nevojitet. Konsumoni tepër mishërat dhe sallamërat dhe mundn të keni alergji ndaj disa përbërësve të caktuar.

Kura: Ushqimi i shëndetshëm dhe i freskët, ujri i freskët, ushtrimet fizike, ecje e shpejtë dhe meditim.


Poshtë harkut të vetullave: veshkat

Shkaku: Konsumi i tepërt i duhanit, alkoolit, qarkullim i keq i gjakut, zemër e dobët.

Kura: Konsumoni shumë ujë të pastër, më pak kafe, ëmbëlsira dhe alkool. Kontrolloni nëse djerësisni normalisht.


Hunda: zemra

Shkaku: ambjentet e mbyllura, ajri i ndotur, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Presioni i lartë mundet gjithashtu të shkaktojë shumë probleme në fytyrë.

Kura: Kontrolloni presionin e gjakut, kujdesuni për nivelin e kolesterolit. Konsumoni çaj organik, i cili do ju ndihmonte të hiqnit qafe toksinat. Ushtrimet fizike janë të domozdoshme.


Pjesa e sipërme e faqeve: mushkëritë

Shkaku: astma, ajri i ndotur, duhanpirja. Ka mundësi të ekzistojnë edhe rrathë të errët rreth syve.

Kura: qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanpirjes. Nëse konsumoni duhan, ndaloni së konsumuari atë. Filloni me ushtrime fizike.

Faqet: mushkëritë dhe veshkat

Shkaku: duhanpirja, stersi, konsumi i ushqimeve të këqija dhe sheqerit.

Kura: konsumoni ushqime të freskëta dhe filloni të përdorni produkte cilësore kozmetike.


Goja dhe mjekëra: stomaku

Shkaku: ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna, sheqer dhe stimulantët si kafeina dhe alkooli. Gjithashtu edhe të qëndruarit vonë dhe stresi mund të shkaktojë çrregullime të tilla.

Kura: Filloni një djetë që do ju ndihmonte të vendosnit sërish balancën. Konsumoni shumë fruta. Nëse problemi vazhdon, vizitoni doktorin.


Nofulla dhe qafa: hormonet

Shkaku: konsumi i shumtë i ushqimeve të kripura, erëzave dhe moskonsumimi mjaftueshëm i ujit. Ndonjëherë dhe kafeina e tepërt.

Kura: eliminoni kripërat, erëzat dhe kafeinën e tepërt. Konsumoni më tepër ujë. /Oculus News
Previous Post Next Post