Njerëzit e Martuar janë më të Shëndetshëm?

Çift i martuar në bregdet

 Studime të shumta theksojnë se njerëzit e martuar janë më të prirur të mos sëmuren nga kanceri, janë më pak të prirur të vuajnë nga sulmi në zemër dhe më pak të prirur të zhvillojnë depresion apo sëmunde të tjera mendore.

Përfitimet shëndetësore nga martesa duken të pakta por sinjifikative, përafërsisht të barabarta me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta fizike. Sipas një studimi, njerëzit e martuar kanë rreth 14 përqind më shumë mundësi se beqarët t'i shpëtojnë atakut kardiak.

Duket se meshkujt përfitojnë më shumë se gratë nga një martesë, mbase sepse gratë e martuara janë të prirura të jenë në një pozitë të nënshtruar, apo ndikohen më shumë nga konfkiltet martesore. Ndërsa çiftet e moshuara duket se përfitojnë më shumë se ato të reja.

Benefitet shëndetësore të martesave zakoinsht i atribuohen suportit më të mirë shoqërore. Zakonisht një femër e martuar inkurajon sjellje të shëndetshme dhe prodhon ndihmë praktike dhe psikologjike në kohë nevojash. Ai apo ajo është i gatshëm të jetë aty në kohë emergjencash. Të martuarit janë më pak të prirur të përfshihen në sjellje të dëmshme si përdorimi i alkoolit apo ngarja me shpejtësi e makinës, dhe akoma gëzojnë një nivel të caktuar të aprovimit shoqërorë.

Mund të ndodhë që edhe shëndeti të promovojë martesën, që do të thotë se njerëzit shëndet të mirë dhe të ardhura të mira të jenë më të prirur të vazhdojnë të qëndrojnë të martuar.

Sigurisht që duhet të jesh i martuar që të shijosh të mirat e marrëdhënjes. Duket se edhe bashkëjetuesit që nuk janë të martuar gëzojnë avantazhe të njëjta. Beqarët mund të varen nga kushërinjtë, miqtë, kolegët dhe të kënaqen me tekimet dashurore. Mundet gjithashtu të kenë një qen, mace apo kafshë shtëpijake. Ata që posedojnë një kafshë shtëpijake duket se kanë gjithashtu përfitime shëndetësore sipas studimeve, përfshirë shëndet më të mirë kardiovaskularë dhe mendorë.

Studimet theksojnë se të martuarit dhe njerëzit që mbajnë kafshë shtëpijake kanë nivele më të ulëta të hormonit të stresit kortisol, i cili mund të keqësojë sistemin imunitarë. Thjeshtë ndërveprimi me burrin, gruan apo me një kafshë shtëpijake çliron "hormonin e dashurisë" - oksitoksinën, i cili promovon ndjenjën e qetësisë dhe afërsisë.

Nga ana tjetër ndjenja e vetmisë është kaq e pakëndshme sa që në lashtësi vetmia përdorej si ndëshkim dhe torturë. Njerëzit që ndihen të vetmuar janë në rrezik më të lartë të problemeve psikologjike apo fizike.

Njeriu është një kafshë sociale, dhe varet nga të tjerët jo vetëm për mbështetje dhe mbrojtje, por gjithashtu për identitet dhe kuptim.

Njerëzit në martesat e pa lumtura mund të ndihen më të stresuar se njerëzit beqarë. Divorci është një nga ngjarjet më stresuese të jetës. Përveç moshës mesatare, njerëzit e divorcuar, edhe nëse martohen sërish, mund të jenë në gjendje shëndetësore më keq se njerëzit që nuk janë martuar kurrë./Oculus News

Previous Post Next Post