Loading...

5. Kurimet më të Frikshme se vetë Sëmundja

 Njerëzimi ka kaluar peripeci të shumta derisa arriti dijen që ne disponojmë ditët tona. Një sërë metodash dhe mjetesh të çuditshme janë përdorur në kohërat e lashta për të kuruar një sëmundje të caktuar. 

Në të shumtën e rasteve pacientët vdisnin, por kishte edhe raste kur mund të shtohej jeta me disa vite.

1. Hemiglosektomia

Duke prerë gjuhën me gërshërë

Glostomia njihet si procedura e prerjes apo heqjes së gjuhës, ndërsa hemiglosektomia është heqja e vetëm një pjese të gjuhës. Kjo mënyrë përdorej për të zhvilluar belbëzimet dhe pengesat në të folur. Kur kirurgu gjerman Johan Frederik Diefenbak i preu gjuhën një pacienti dhe ai vdiq, kjo metodë u mallkua si ilegave.

T'i heqësh gjuhën dikujt duket më shumë si një ndëshkim se sa si një trajtim, kryesisht me pacientët që kanë probleme me të folurën apo janë "gagaçë".


2. Trepination



Kjo është ndër kurat më të tmerrshme që mund të ketë ekzistuar. Procesi përfshin shpini i një vrime në kafkën e njeriut, duke zbuluar pjesën e sipërme të trurit. Kjo lloj lure bëhej në mesjetë dhe besohet se mund të çlironte çdo shpirt djallëzorë që mund të ketë pasur personi. Besonin gjithashtu se ky proces mund të lehtësonte dhimbjen e kokës, infeksionet dhe konvulzionet.

Në format e hershme të trepinationit, vrima bëhej duke gërvishtur kafkën me një gurë të mprehtë. Më tej u shpikën mjete të tjera primitive të shpimit të kokës.

Futja e instrumenteve të shpimit dhe qepjes ndidhi në mesjetën e vonë, të cilat mundësonin një mënyrë të lehtë për të bërë një vrimë në kafkë.

Kjo metodë përdoret edhe sot e kësaj dite për hematomat epidurale dhe subdurale.

3. Buka e mykur



Një sërë kulturash përdornin myk dhe baltë për të trajtuar një sërë infeksionesh bakteriale. Buka e shtypur vendosej tek plaga dhe shtypej në Iliri, Kinë dhe Egjiptin e lashtë, për të parandaluar infeksionet. Besohej se këto mjete shërimi ndikonin shpirtin që ishte përgjegjës për sëmundjen.

Përdorimi i bukës së mykur konsiderohet si forma e parë e përdorimit të antibiotikut për të luftuar një sëmundje. Megjithëse nuk e konsumojmë bukën e mykur, format e mikrobeve që rritet aty është ajo që ndihmon pacientët.

4. Terapia e urinës


Urinë në mostër

Të pish urinën mund të duket e çuditshme dhe jo e shëndetshme, por disa njerëz besojnë se kjo është një formë e ilaçeve alternative. Pirja e urinës i referohet praktikave të ndryshme të kurimit, si pirja e urinës së vetë personit të sëmurë apo bërja masazh e lëkurës me urinë.

Kjo terapi u popullarizua nga britaniku Xhon W. Armstrong. Ai u frymëzua nga praktika e familjes së tij, të cilët trajtonin me pirjen e urinës një sërë sëmundjesh. Ata që janë pro kësaj metode besojnë se urina përmban antitrupa të nevojshëm për trupin që mund të luftojnë një sërë sëmundjesh, por deri tani nuk ekzistojnë studime shkencore që ta vërtetojnë një gjë të tillë.

5. Trajtimi me mërkur


Mërkur - zhiva

Dihet botërisht që mërkuri është një metal helmues, por dikur përdorej si një eliksir i zakonshëm dhe mjekim popullorë. Ilirët dhe persën e përdornin atë sepse e konsideronin si një pomadë të dobishme, ndërsa alkimistët kinez përdornin mërkur të lëngshëm dhe sulfide mërkuri të kuq për të rritur jetëgjatësinë. Disa besonin se mërkuri do t'i pajiste pacientët me aftësinë për të ecur mbi ujë dhe fituar jetën e përhershme.

Mërkuri përdorej si mjekim popullorë për të kuruar sëmundjet seksualisht të transmetueshme si sifilisi, por shpesh pacientët vdisnin nga dëmtimi i veshkave apo mëlçisë si pasojë e mërkurit. Mërkuri nuk është më i aksesueshëm dhe në shumicën e shteteve të botës është i rregulluar me ligj./Oculus News
5. Kurimet më të Frikshme se vetë Sëmundja 5. Kurimet më të Frikshme se vetë Sëmundja Reviewed by Marion Mardodaj on 6/03/2017 05:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.