Loading...

Video / Tmerr në linjën e Kombinatit - dy pasagjerëve u bie të fikët brenda 5 minutave


Një video ka mbërritur në redaksinë e Oculus News e cila në fakt nxjerr në pah një pjesë të realitetit të hidhur me të cilin përballen njerëzit e thjeshtë.

Video lidhet me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autobuzin e linjës së kombinatit ku në harkun kohorë të 5 minutave u ka rënë të fikët dy personave për shkak të asfiksisë si rezultat i mungesës së ajrit. Dyndja e pasagjerëve në këtë linjë është jashtëzakonisht e madhe, kryesisht orët e para të mëngjesit.

Duket se edhe punonjësit - shoferët dhe fatorinot - janë të vetëdijshëm për mënyrën çnjerëzore dhe kafshërore që u shërbejnë pasagjerëve, e cila evidentohet lehtësisht në këtë video, ku një zonje i ka rënë të fikët, ndërsa shoferi në çdo fraksion të sekondës shkel gatim për të ikur derisa në fund fatorino e shtyn zonjën të cilës sapo i kishte rënë të fikët jashtë autobuzit si të ishte ndonjë thes me plehëra.

Tmerr në linjën eKombinatit - dy pasagjerëve u bie të fikët brenda 5 minutave

I pari të cilit i ka rënë të fikët qenë një djalë rreth të 25 vjeçëve dhe e dyta ishte një zonjë rreth 55 vjeçe, e cila mund të shquhet në video../Oculus News
Video / Tmerr në linjën e Kombinatit - dy pasagjerëve u bie të fikët brenda 5 minutave Video / Tmerr në linjën e Kombinatit - dy pasagjerëve u bie të fikët brenda 5 minutave Reviewed by Marion Mardodaj on 5/04/2017 08:09:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.