Sjelljet e Këqija të njerëzve Inteligjentë

Njerëzit janë Inteligjentë nëse këto 3 Sjellje të Këqija

 Shumë njerëz të cilët qëndrojnë vonë natën mund të mendohen si dështakë apo që karakterizohen nga sjellje jo të shëndetshme. 

Një sërë njerëzish grinden shumë dhe kjo mund të minojë marrëdhënjet sociale. Megjithëse kët trajta të karakterit konsiderohen të pashëndetshme, shumica e këtyre karaktereve mund të nxjerrin në pah talentin e tyre të vërtetë, sipas shkencës.

1. Duke qëndruar natën vonë
Në një artikull të bituar në Psychology Today, besohet se njerëzit kanë aftësinë të zhvendosin orën e tyre biologjike dhe t'i alternojnë sipas ritmit të tyre. Ky proces quhet "ritmi circadian" dhe sugjeron se kur duhet të flemë dhe të zgjohemi.

Në një tjetër artikull të ngjashëm, pretendohet se fëmijët inteligjentë bien të flenë më vonë se të tjerët dhe janë më pak të rregullt.

Satoshi Kanazawa, psikologe e Shkollës Ekonomike të Londrës dhe Shkencës Politike në një artikull të saj në revistën Study Magazine raporton se koeficienti mesatasrë i inteligjencës dhe sjelljet e të fjeturit kanë lidhje mes tyre, duke vërtetuar se njerëzit që qëndrojnë natën vonë janë më inteligjentë.

Sipas studimit të saj njerëzit me koeficient inteligjence më pak se 75 flinin rreth orës 11:30 gjatë ditëve të javës, ndërsa ata me koeficient mbi 125 binin në shtrat rreth orës 12:30.

2. Grinden shumë me vehten
Një tjetër studim i botuar në Huffington Post nxjerr në pah se njerëzit që grinden kanë fjalor më të larmishëm. Sipas këtij studimi këta njerëz kishin një leksik më të mirë. Gjithashtu u vërtetua se efektet nga grindja çlirojnë stresin dhe dhimbjen, diçka pozitive si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

3. Të pa organizuar dhe jetesë të çrregullt
Një psikolog në universitetin e Minesotas të SHBA-ve gjeti se njerëzit që jetonin në shtëpi apo dhoma fjetjeje të parregullta kishin mendime kreative. Mendimet kreative nuk kanë lidhje me të qenit budalla, por lidhen me të menduarit ndryshe nga shumica. Ajnshtajni gjithashtu sugjeronte se një tryezë shkrimi e çrregullt mund të jetë shenjë e një mendje të rrëmujshme. Çfarë do të thotë një tryezë boshe?

Psikologja Kathleen Vohs thotë se "ambjentet e çrregullta duket se inspirojnë çlirimin nga tradita, diçka që prodhon pikëpamje të freskëta."

Hapësirat e çrregultla shihen si nxitës të kreativitetit dhe të aftësisë në fokusimin tek inteligjenca e lartë./Oculus News
Previous Post Next Post