Përse femrat kanë Frikë nga Lidhja?

Vajza nuk pranon lulet e djalit

 "Lidhja është një risk me një çmim të madh, thjeshtë mos harro që duhet të vazhdosh të ecës, ose të ndalosh në çdo kohë, kjo është jeta jote." - Anon.

Të gjithë kemi perspektiva të ndryshme në sa i përket lidhjeve dashurore. Disa njerëz e shohin si argëtim dhe plot mundësira, të tjerë e urrejnë. 

Pasiguria e lidhjes i ka bërë disa njerëz të frikësuar. Për femrat që janë frikë të lidhen, këto ndjenja mund të jenë diçka normale. Kini durim dhe prisni kur të jeni të gatshme.

Në vijim të artikullit do diskutojmë disa arsye se përse femrt kanë frikë të lidhen. Ndërsa lexuesit meshkuj mund të gjejnë në këtë shkrim disa fjalë që përshkruajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me këtë temë.

1. Një femër ka frikë të lidhet për shkak të mohimit
Me dy flajë, lidhja të thith. Fatkeqësisht një lidhje mund të prëfshijë dekurajimin. Në thelb, mohimi është i barabartë me togfjalëshin "Nuk je e mirë aq sa duhet."

Përveç fluksit të emocioneve negative, mohimi dëmton mirëqenien psikologjike. Duke përdorur rezonancën magnetike, shkencëtarët gjetën se mohimi ndjek të njëjtën rrugë në tru që lidhet me sinjalet e dhimbjes. Mohimi është i dhimbshëm nga perspektiva neurologjike.

2. Ka qenë e lidhur me një person me çështje serioze
Nëse ke qenë ndonjëherë me një femër për të cilën je kujdesur shumë, vetëm për të rritur mundësitë e tua në krahasim me ish-in e saj, atëherë do e kuptoni frustrimin e madh dhe dhimbjen e njerëzve.

Ndoshta ish-i i saj ka qenë i alkoolizuar, feminist, manipulator, narcisist etj. Fatkeqësisht ajo qëndrom akoma me abuzimin që i është bërë.

Të qenit në shënjestër të abuzimit psikologjik, fizik dhe emocional është e tmerrshme.

3. Ka frikë se nuk do ketë mundësinë të jetë më e lirë
Ekziston një minoritet femrash që kanë dëshirë të qëndrojnë "single", për një arsye krejt të thjeshtë: mund të bëjnë çfarëdogjëje, në çdo kohë. Pa partner = Pa Probleme. Këto femra mund ta dëgjojnë shumë këshilla nga familja dhe miqtë se duhet të lidhen, por kjo nuk mjafton.

Për shumicën e femrave që e vlerësojnë beqarinë, vjen një kohë kur ato dëshirojnë një person me të cilin duan të ndajnë jetën. Kjo ndjenjë është analogjike me futjen e gishtit në pishinë të ftohtë - të hidhesh mund të jetë freskuese, por në fillim duhet të kërcesh. Kujtoni se nuk ekziston "limiti kohë" për t'u lidhur.

4 Ka frikë nga mungesa e angazhimit
Ndërsa meshkujt zakonisht pikturohen si më të paangazhuarit në një marrëdhënje, femrat mund të kenë po aq fobi nga angazjimi në një lidhje. Frika nga lidhja për shkak të angazhimit zakonisht lidhet me dy gjëra: frika nga angazhimi, dhe më pas mungesa e partnerit.

Ekzistojnë një sërë arsyjesh nga të pasurit frikë nga angazhimi: të qenit të lidhur me një njeri për jetë; frika nga ndarja; pamundësia për të arritur qëllimet e jetës; nevoja për hapësirë personale etj.

Frika nga mungesa e angazhimit të partnerit është më e gjithpranishme. Zakonisht femrat janë më të ndjeshme në një lidhje. Si të tilla i kanë më të vështira ndarjet. Mungesa e vazhdueshme e angazhimit të partnerit ndikon jashtëzakonisht në emocione; mjaftueshëm për t'u tërhequr nga lidhjet për një kohë të papërcaktuar.

Nuk është turp të pranosh të kesh frikë nga lidhja. Nuk ka rëndësi nëse ke qenë viktimë, apo nëse ke frikë të "dorëzosh" një pjesë të jetës tënde.

Më e rëndësishja është të mos lejosh dikë që të përcaktojë lumturinë për ju. Mos lejoni njeri t'ju tregojë se si duhet jetuar jeta juaj.

Është jeta juaj: ndiqni versionin tuaj të lumturisë./Oculus News
Previous Post Next Post