Loading...

Mënyrat për të mos u Konvertuar nga Interneti në Budallain e rradhës

Mënyrat për të mos u Konvertuar nga Interneti në Budallain e rradhës

 Është i ditur fakti që njerëzit vuajnë nga konfirmimi i paragjykimit që kanë - tendenca për të interpretuar informacionin e ri në ato mënyra që konfirmon besimet e tyre të mëparshme.

Ne kërkojmë në mënyrë konstante për informacione që tashmë i njohim dhe besojmë në to, dhe në mënyrë të pandërgjegjshme mohojmë të gjithë infomacionet e tjera virtuale që bien në konflikt me besimet tona.

Në fakt ky është një problem shumë i madh dhe interneti e përkeqëson akoma më shumë.

Përse? Si?
Bazuar në mënyrën se çfarë dinë ata për ju, për shembull përmes Google, Facebook etj, ju shfaqin përmbajtje dhe informacione që "dëshironi të shihni". Përmbajtje që vlerëson pikëpamjen tuaj mbi botën - dhe jo përmbajtjet që do të sfidonin besimet tuaja e mund t'ju bënin më të zgjuar.

Për më tepër, mediat janë thuajse gjithmonë të njëanshme, dhe zakonisht ne anojmë tek ajo media që ushqen besimet tona. Edhe reklamat janë të dizenjuara në atë mënrë që të prekin emocionet tona dhe konfirmojnë frikërat tona më të mëdha për botën.

Këto përbërës kombinohen për të krijuar një përzierje toksike: një makinë interneti që më së shumti bind njerëzit rreth asaj që tashmë besojnë se është e drejtë, e mirë apo e keqe.

Ky është njo problem pasi i çon njerëzit të ndjehen sikur posedojnë përgjigjet absolute dhe se çdokush që nuk është dakord me ta është i keqorientuar apo teveqel. Kjo çon në një dogmatizëm të rrezikshëm dhe divizë tribaliste.

Pra interneti është thyer dhe duhet të bëjmë diçka.

Gjithsesi në aspektin individual të gjithsecilit ekziston shpresë. Për gjithsecilin ekzistojnë një sërë metodash që mund të shamgin nga rruga e të konvertuarit në idiotin e rradhës në internet.

Në vijim po paraqesim një listë që shpjegon rrugët se si mund ta përdorim internetin për të marrë informacion të besueshëm e për t'u bërë më të zgjuar.

1. Përdorni argumenta të fortë mbi informacionin e marrë

"Duhet të supozosh sikur je krejtësisht gabim. Synimi ytë është të jesh sa më pak gabim." Elon Musk.

Shkenca. Racionaliteti. Këto janë bazat e një bote më të kujdesshme. Përdorini. Vini në pikëpyetje të gjitha gjërat, kryesisht pikëpamjet tuaja. Presupozoni se bota juaj është e pakompletuar dhe se jeni gabim mbi shumë gjëra. Sfidoni besimet tuaja më të shenjta. Hetoni nëse janë të bazuara në fakte dhe evidenca. Familjarizohuni me metodën shkencore, dhe aplikojeni në jetën tuaj. Mësoni se si të ndërtoni argumente racionale.

"Principi i parë është se nuk duhet të mashtrosh veten - dhe se je personi më i lehtë për t'u mashtruar. Besimet që kemi na duken gjithmonë të drejta, prandaj janë besimet tona, kështu që duhet të punojmë shumë për t'u përpjekur që të provojmë të kundërtën. Kjo do të thotë të kërkuarit mënyra të reja për t'i testuar ato kundër realitetit.

"Besimi është vdekja e inteligjencës. Sapo të besosh në një doktrinë të çfarëdolloji, kjo bën që të mos mendosh për aspektet e ekzistencës." Robert Anton Wilson.

2. Përqafoni pasigurinë

Mund të keni akoma opitnone të forta, por rezervoni mjaftueshëm përulësi intelektuale sa të jeni të qartë që pikëpamjet tuaja mund të zhvillohen sapo të jeni prezantuar me informacionin e ri. Kjo qasje jo vetëm që do ju bëjë më të zgjuar dhe imunë ndaj dogmës, por do ju bëjë t'i qaseni jetës në një mënyrë që ju bën të lirë dhe të lumtur.

"Kur informacioni ndryshon, unë ndryshoj ndërgjegjen time, po ti çfarë bën" John Maynard Keynes.

3. Mësoni të identifikoni burimet e respektuara të informacionit

Ja disa pyetje që duhen bërë për të identifikuar nëse informacioni është kredibël:

Kush?

Çfarë?

Kur?

Përse?

Si?

4. Konsultoni burime të ndryshme me pikëpamje të ndryshme ideologjike

Një mënyrë për të marrë informacion më të balancuar mbi diçka është të lexoni rreth saj nga burime dhe anësi të ndryshme. Për shembull, lexoni për një çështje politike nga gazetat e majta edhe nga gazetat e djathta. Më pas ideale do ishte sikur të krahasonit burimet me përmbajte më neturale të bazuara në faktet që mund të gjeni. Kjo do ju ndihmojë të kuptoni më mirë se nga anon një media e caktuar dhe si rezultat të mbërrini në një perspektivë më të qartë për veten tuaj.

5. Vidhni argumentet e kundërshtarit tuaj

Kjo do të thotë që t'i bëni pyetje vetes duke përforcuar në ekstrem argumentet kundër pozicionit tuaj në mënyrë që të shihni nëse mund të refuzoheni sërish.

6. Qëndroni me njerëz që nuk bëjnë pjesë në grupin tuaj shoqërorë apo në grupet e jashtme

Në sociologji dhe psikologji, një grup i brendshëm është ai lloj grupi që personi e identifikon veten me të. Ndërsa grupi i jashtëm është ai lloj grupi ku individi nuk e identifikon veten me të.

Grupet e brendshme janë ato grupe me të cilat identifikohemi. Grupet e jashtme janë ato grupe me të cilat nuk identifikohemi. Pra nëse jeni demokrat apo të djathtë, përpiquni të ndiqni socialistët, progresistët apo konservatorët, përpiquni të ndiqni njerëzit e feve të ndryshme, ateistë, agnostik etj. Qëllimi këtu është të kërkoni pikëpamjen e diversitetit. Është e rëndësishme që të mos ndiqni dikë të rastit në grupin e jashtëm. Përpiquni të ndiqmi anëtarë të zgjuar të grupit të jashtëm që kanë argumente interesante dhe kanë dëshirë të kenë një bisedë të mirë dhe pa komplekse.

"Mënyra më e sigurtë për të korruptuar një djalë apo vajzë të re është ta mësosh atë që të ketë vlerësim më të lartë për ata njerëz që mendojnë njësoj, se sa ata njerëz që mendojnë ndryshe." Frederik Niçe.

7. Bashkojuni atyre komuniteteve që vlerësojnë virtytin epistemologjik

Virtyti apistemologjik i referohet hapjes ndaj ideve dhe pikëpamjeve të ndryshme, kuriozitetit, dëshirës së madhe për të vërtetën, aftësive për të ndryshuar pikpamje bazuar në evidenca, aftësisë për të identifikuar anësitë dhe aplikuar racionalitetin.

8. Minoni sigurinë absolute

Mbillni fara dyshimi mbi gjithë ato mendje që janë të bindur për korrektësinë e botës së tyre. Mënyra për ta bërë këtë nuk është të argumetnuarit me të gjithë duke pretenduar njohuri mbi gjithçka.

Në përgjithësi do të keni më tepër sukses duke mbjellur farën e dyshimit duke dëgjuar, respektuar, dhe bërë pyetje të sinqerta. "Ohh! Sa interesante! A mund të ma shpjegosh më në detaje të lutem?"

Nëse bëni pyetjen e duhur pa rënë në sy se i dini të gjitha, do keni mundësinë që të nxisni njerëzit që të ekzaminojnë pikëpamjet e tyre. Thjeshtë përpiquni të mbillmni farën e dyshimit në mënyrë graduale, në mënyrë që pikpamja për botën të ekzaminohet në një kohë më të vonë, mos u përpiqni t'ia ndryshoni tërësisht dikujt pikëpamjet që ka mbi botën në mënyrë sa më të shpejtë.

Pra në vija të përgjithshme duhet të kemi parasyshë që mijëra motorë interneti punojnë palodhur prapa perdes për t'ju dhënë një përvojë që do bënte të dëshironit t'u kthenit sërish mbrapsht.

Dhe kjo ndodh në fakt me njerëzit që vazhdojnë të kthehen sërish dhe sërish, dhe mbi të gjitha ju i dërgoni atyre sinjale të pafundme që u tregon atyre se besimet e tyre aktuale janë të drejta, të këqija apo e vërteta./Oculus News
Mënyrat për të mos u Konvertuar nga Interneti në Budallain e rradhës Mënyrat për të mos u Konvertuar nga Interneti në Budallain e rradhës Reviewed by Marion Mardodaj on 5/20/2017 12:25:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.