Lansohet projekti LLOCH: “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”

Lansohet projekti LLOCH: “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”
Nga Ermira Babamusta

LLOCH-i është personazhi më i ri komik krijuar nga një grup i talentuar artistësh, aktorë, regjisorë dhe muzikantë nga Kosova. Përrallat e tyre do të lansohen në kanalin zyrtar LLOCH në Youtube.

Ky projekt trajton një larmi temash sociale, të shprehur në vetën e parë nga prespektiva të ndryshme, të ngjyrosura me satir, dhe lojë të mrekullueshme.

Lansohet projekti LLOCH: “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”

Me 11 maj 2018 u publikua përralla e parë titulluar “Heroi” që trajton temën e një veture legjendare dhe shumë të preferuar për shqiptarët “Golfi II”.  Me moto “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero” ata filluan ket projekt duke lajmëruar se ditëve në vijim do të ketë edhe përralla tē reja.


HEROI

1.
Për golf 2-shin,skom qa foli flet prezenca.
Munësh me bajt: dru,gllet edhe speca.
Ja dhezi rrotat,kur nuk m'dhez shkrepsa.
Kerr,traktor,kombaj,golf2-sh zeza.

Fabrika o pishman,që e ka maru.
Serijat tjera,ka ndodh kan bankrotu.
Motorrin hekër ,ku do munet met qu.
Kurr nuk thot u lodha,kurr nuk bon o kuku.

Ref:
X2
Lirisht thirrëm gollf2-shMania...
Kerr guri ,made in Gjermania...
Edhe nëse ki Bugati,porrshe me 3 ija.
Pa golf 2-sh,nuk bon me t`met shpia.

2.
Kush ka golf 2-sh, i lumi ai për veti.
Pjest ja gjen n'market,n'trafik te Sadeti.
Kerr ekonomik,sun ja gjen t'shoqin n'gjeti.
Me 5 euro naft i bon ,20 gjiro ka qyteti.

Gollf2-shi dhez n'qels,mos me dhez e shtyn.
N'lloch nuk t'len:N'bor,frym edhe brym.
Mos me pas naft,hec me kerozin.
Qa o me ransi punën ta kryn...o vlla...

Ref:
X2
Lirisht thirrëm gollf2-shMania...
Kerr guri ,made in Gjermania...
Edhe nëse ki Bugati,porrshe me 3 ija.
Pa golf 2-sh,nuk bon me t`met shpia

3.
"Nenn mich Golfzwei-omania,
Ein Auto aus Stein, gemacht in Allemania.
Scheiss auf dein Bugati und Ferrari mann.
Ohne Golfzwei soll dein Haus nicht sein."

Ke pi shum sun po vozit, qaty e len.
Kerkush s'ta prek apet qaty e gjen.
U myta tu shëtit,prej Tokyo-s n'Prizeren.
Skom qa shtoj,"the Best of volkswagen" Fund/Oculus News
Lansohet projekti LLOCH: “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero” Lansohet projekti LLOCH: “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero” Reviewed by Marion Mardodaj on 5/19/2017 09:56:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.