Ja si Humbasim njerëzit e shtrenjtë në jetë dhe çfarë të bëjmë

Ja si Humbasim njerëzit e shtrenjtë në jetë dhe çfarë të bëjmë

 Çfarë është jeta për ty? Është të shijuarit dhe përjetuarit e çdo frymëmarrje? Është të marrit kënaqësi nga gjërat më të vogla të mundshme? Është të eksploruarit mundësitë e ndryshme në jetë? Apo të qenit kaq të suksesshë, sa që fytyra juaj të jetë fytyra më popullore në të gjithë botën.

Imagjino një fazë të jetës kur posedon të gjithë luksin që ekziston dhe kërkon dhe nuk ekziston në botë njeri më i/e mirë se ju. Çfarë do bëni me to nëse nuk keni dikë në jetë me të cilin të ndani suksesin tuaj? Sigurisht, që do jenë gazerzarët "paparacë" që ju vijnë rrotull si njeriu më i famshëm në botë. Por a keni imagjinuar se si do reagonin këta "paparacë" nëse do të humbisni famën apo se sa shumë do reduktohen ndjekësit tuaj? Shumë shpejt do të reduktoheni në njeri të thejshtë? Në askush, apo jo?

Prandaj është kaq e rëndësishme dhe e domozdoshme të keshë dikë në jetë me të cilin apo të cilën do të ndash peripecitë uljeve dhe ngritjeve të jetës. Nuk bëhet fjalë që të bini në dashuri me të dashurin pasi të lexoni këto rreshta - bëhet fjalë për të gjithë njerëzit e vlefshëm për ju në jetë, përfshirë prindërit, gjyshërit, kushërintë, miqtë etj. Si do t'u ndjenit nëse një ditë ata të kenë vendosur për t'ju "bërë një dush"? A nuk do t'u ndjenit të lënduar sepse nuk e meritoni të trajtoheni kaq keq? A do të bënit një analizë për të gjetur shkakun se përse njerëzit tuaj kanë vendosur t'ju lënë vetëm?

Shpesh ti nuk e kupton që të qenit në një marrëdhënje nuk do të thotë thjeshtë të qenit të dashuruar pa kushte. Në fakt marrëdhënja është si një fidan. Duhet ta ushqesh me kujdes dhe dashuri, dhe kur pushon së kujdesuri për të, ajo do pushojë së jetuari. E njëjta gjë edhe për marrëdhënjet; duhet të kuptoni se secili nga ju është njëjtë i/e rëndësishëm. Kështu që nuk mund t'i impononi vendimet partnerit duke treguar forcë. Nëse e bëni këtë gjë, jeni duke bërë një nga gabimet më të rënda të jetës.

Të qenit në një marrëdhënje do të thotë të kuptosh personin që ke përballë. Mund të mos dishë çdo gjë për këtë person, por duhet të dini se i dashuri juaj nuk dëshiron të neglizhohet. Në marrëdhënje ndodhin konfliktet janë të pashmangshme, por kjo nuk ju jep të drejtë që të kritikoni personin përpara vetes suaj. Duhet të kuptoni se duhet të trajtoni të dashurin e ejtës në atë mënyrë siç do të donit t'ju trajtonin ju. Është njeriu më thelbësorë i jetës suaj, i cili do t'ua mbajë dorën pavarësisht se sa të shëmtuar mund të dukeni apo sa të suksesshëm mund të bëheni. Do t'ju motivojnë vazhdimisht dhe do t'ju japin kurajën për të cilën keni nevojë në çastet vendimtare të jetës.

Prandaj duhet të kuptoni se sa të rëndësishëm dhe përkujdesës janë, dhe trajtojini në të njëjtën mënyrë siç ju trajtojnë.

Të qenit në një marrëdhënje do të thotë të mësosh të sakrifikosh e të bësh kompromis. Kur je në marrëdhënje, nuk ka rëndësi se sa egoistë mund të bëheni. Ajo që ka rëndësi ështës e sa vetëmohues mund të bëheni. Nëse jeni vetëmohues, partneri juaj do kujdeset për ju kaq shumë, sa që do ndjeni sikur jeni persnoni më me fat në botë. Ndjenja e dashurisë së pastër dhe e mirëkuptimit mund të vijë pasi të mësoni të jetoni për të tjerët, në vend që të jetoni për vete. Nëse keni bërë një gabim, duhet të mësoni të kërkoni falje. Nuk mund të presësh që partneri të të kërkojë të falur çdo ditë për faktin e vetëm se është i apo e dashuruar me ju. Duhet të mbash përgjegjësi për gabimet. T'i thuash "më fal" partnerit kur ke bërë diçka gabim, kjo nuk do t'ju bënte më inferiorë. Nëse kërkoni falje nga thellësia e zemrës për gabimin që keni bërë, lidhja juaj do të forcohet edhe më shumë dhe do bëheni bashkëudhëtarë të vërtetë të jetës.

Pra, vendosni se si do jetoni. Do jetoni me partnerin e të jeni të lumtur, apo do jetoni me egon e të shihni gradualisht se si të tjerët largohen nga jeta juaj? Topi është në anën tuaj dhe është rradha juaj të vendosni se ku do ta dërgoni. Pra, ndiqni zemrën dhe bëjeni marrëdhënjen tuaj më të fortë duke u përkulur dhe kërkuar falje kur keni bërë diçka gabim. Duke vepruar kështu, do të jeni çifti më i lumtur në botë!/Oculus News
Previous Post Next Post