Trendet e modës mund t'shkaktojnë dëmtim t'nervave - xhinset e ngushta probleme serioze shëndetësore

Trendet e modës mund t'shkaktojnë dëmtim t'nervave - xhinset e ngushta probleme serioze shëndetësore

 Xhinset e ngushta mund të jenë të mira për t'u veshur për hatër të modës, por këto trende të modës mund të të çojnë në spital. Të gjithë e dimë që moda merr në konsideratë më shumë prioritetet e biznesit të saj se sa rehatinë e njerëzve.

Doktorët në SHBA kanë paralajmëruar se xhinset e ngushta mund të shkaktojnë dëmtim të nervit "meralgia paresthetica," një çrregullim kronik neurologjik që është një shtypje e nervit që furnizon me ndjesi sipërfaqen e kofshëve dhe të këmbëve.

Dr. Karen Byle, një kirurg neurolog në universitetin e Uashingtonit thotë "ky çrregullim ndodh kur një nga nervat e pjesës së jashtme të kofshëve shtypet duke shkaktuar kështu therje, mpirje dhe dhimbje.

Simptoma të tjera përfshijnë dhimbje të shpeshta në ijë e cila zbret në të pasmet duke shkaktuar një ndjesi djegjeje dhe mbi-ndjeshmërie tek kofshët.

Ndërsa Dr. Boyle shton se moda e kombinuar me pantallona të ngushta dhe taka të larta rrit mundësitë e zhvillimit të "meralgia paresthetica."

"Për shkak se dhimbja e ijës mund të rrisë presionin e këtyre nervave, kjo situatë bëhet vazhdimisht më serioze dhe mund të çojë në dëmtim të përhershëm të nervave." shton ai.

Në të shumtën e rasteve "meralgia paresthetica" mund të eliminohet me metoda konservuese, si veshja e rrobave të lirshme për shembull. Por në raste të rënda trajtimi mund të përfshijë marrjen e ilaçeve dhe në disa raste operacionin për të "dekompresuar" nervat apo në rastin më të keq për t'i hequr ato. Trajtimi i fundit do të rezultonte në dhimbje dhe mpirje të përhershme./Oculus News
Previous Post Next Post